Biri im, të kërkoj falje që nuk jam i pavdekshëm

Biri im, të kërkoj falje që nuk jam i pavdekshëm

Nga Edmond Tupja - 30/09/2019

“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mesova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes se tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshem, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

Po ty, po sivellezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se femijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë. Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve te tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor. Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”/ arratistje.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gjithkush01/10/2019 10:45

Tashme u beme dy qe lutemi per Gesin, dhe besoj do te jene dhe shume te tjere...

E verteta01/10/2019 00:28

Jetoj ne USA prej 16vjetesh kur vajta per here te pare ne ishullin e Statujes te Lirise trageti ndalonte edhe ne ishulin Ellis ku emigrantet qe vinin ne Amerike ndaloheshi kontolloheshin jo vetem nga doktori para sete
liheshin te lire per te shkuar ku donin. Ishte korrik a gusht e vitit 2005 kishte shume njerez Ne hipem e target per tu kthyer ne mbremje ne New York nga ishulli kur trageti ndaloi ne ishulli Ellis mind te them se kishte reth 2 mije njerez qe printings te hipnin ne traget por ishte nje Burrell reth te 70 vjet e karroce me rotation dhe dy burrs me uniforme vine litaret per turmen the avash avash e morren e swollen ne traget e ulen ne karrige dhe u kthyen mbrapa dhe kur vajten me breg i hoqen litaret dhe njerez the filluan te vinin nr varke pa u shtyre me njeritjetrin por cilen desha te theksoj eshte qellimi I ketij komenti nuk u degjua asnje ankese per njeriun e pa afte Me vjen turp ta them por ne shqiptaret do ishim sjelle shume ndryshe jo njerezore do thoshim pse nuk rri rehat ne shtepi Ne harojme qe ata jane njerez si gjithe te tjeret duan ta jetojne jeten si dhe me

mondi30/09/2019 21:02

Ah ! Per fat te keq Profesor, deshire e parealizueshme.

Koli30/09/2019 20:30

Prof je ma imodhi ne bote,zoti te degjoj dhimjen

Koli30/09/2019 20:29

Prof je ma imodhi ne note,zoti te degjoj dhimjen

Rabbi Yahudda30/09/2019 20:28

Profesor, Tupja!
You Are Not Alone!
Your Pain is Ours Too!
Ges will find His Way Through Life! Keep Faith, Keep Faith! There Will Be A Miracle For Ges!
We Love Ges!
God Loves Ges!
Ges Is A Messenger of Life Itself! He is A Ruler Who Shows Us How Insane Our Modern Life is Going to Turn!

N30/09/2019 19:27

Vlen dhe per femijet ndaj prinderve. I kerkojme ndjes qe nuk arritem ti ndihmonin dhe te benim nje te ardhme te denje sebashku. Eshte e trishte sa eksremist jane bere liberalet. Tregon qe kane vet mangesi dhe humbin ne budallallikun e tyre duke na imponuar medoemos ideologji te kota, dhe e gjitha kjo me ane te percmimit dhe paragjykimit. Ne kete pike kemi arritur !!! Per ju te tjeret qe merreni me sllogane "jeta vazhdon" do ju thoja futeni ne b**** sepse e dime me mire se ju, por nuk ja vlen, na e keni bere per borxh se nje jete kemi. Vazhdoni me axhenden tuaj pseudo babaxhane dhe pseudo dashamirese. Jo te gjithve u pelqen arti brutalist ( thash "u pelqen" jo "e kuptojne" ). Mos e detyroni ajken te humbe ne rruge qorrsokake dhe te pakuptimte. Axhenda juaj nuk sjell asgje te re sado te hiqeni si vizionar. Aleksit te sorosit i them "duhet ta kishe nxjerr koken nga bytha kohe perpara", baba jot ka pat tjeter femijeri. Prej me bast qe po e beri do i pelqej realiteti tjeter, por nuk e di sa do e pranonte.

Shto koment

Denonco