Është mirë kur ikën se bëhesh interesant.. I mënçur....atvrasës, pra ‘trim’... bëhesh i veçantë se nuk konsumohesh... del nga ‘kopeja’...bëhesh karakter...bëhesh individ i lirë... bëhesh mediatik!
Ikën ca kohë, dy,tre, katër, pesë vjet, merresh me punët e tua. Shton paratë. Kujdesesh për dardhat, ( se ti e di mirë që ato e kanë bishtin prapa). Udhëton me kroçere. Bën projekte. Fiton para. Bën flirte me kundërshtarin. Sillesh si i moderuar. S’ke ngarkesa. Kritikon dhe shan ish-kampin tënd. Del në Tv. Përqesh dhe ju nxjerr gjuhën kur ata ndeshen e përleshen për kauzën e tyre me ‘mikun’ tënd të ri.
Bën statuse në Twitter, ose Instagram (jo në facbook se është për masën, ti je elitë, i përzgjedhur), flet në tv dhe thua se ata ditëzinjtë e kanë gabim. Po të ishe ti do ta bëje ndryshe, më mirë, pasi aty kanë mbetur ata që s'dinë, që s'bëhen se ju mungon ‘fibra politike, (fjalë magjike, asgjësuese), madie akuzon se ata bëjnë thjesht lojën e atij që ‘luftojnë’, të atij që ti në fakt e bërë mik, e shkëmben batuta mbrëmjeve pas aksionit ‘të atyre’ në Whatsapp...
E kështu pra, vazhdon ritualin për disa vite me radhë, duke parë, duke sharë e dike ngarë renxhin a mercedezin që e bleve me lekët që bëre nga pushteti i herës së kaluar kur ishe deputet a ministër pasi kishe ik më parë që kishe qenë deputet a ministër e kishe sharë nja 8 vjet të tjera ata që të kishin bërë të tillë, por që u ktheve si ‘interesant dhe i moderuar që ishe’ me kushtin e vetëm, e stekën në majë, për jo më pak se deputet dhe ministër, ashtu siç po kthehesh sërish, pra.
E kupton kur të vjen koha. Sërish. Në fillim të vijnë mesazherët, pasi je kujdesur vet duke u dërguar mesazh ‘atyre’ që të të dërgojnë mesazherë se ti nuk do, por po të negociohet, eh, ti edhe mund të duash sepse në të vërtetë ti do të kthehesh se erdhi... erdhi pushteti ! Dhe ti nuk ri dot pa pushtet, lere seç hiqesh.
Ti e di, vjen një kohë dhe partitë kanë nevojë për hapjen. Kanë nevojë për të gjithë.
Ajo që nuk kuptoj unë është se pse janë mbyllur më parë, po nejse, temë tjetër kjo.
Dhe pasi lutesh nga ‘ndërmjetësi’ ti thua; ‘Ok, po kthehem, por kam disa kushte Kryetar:
1. Dua garanci që do jem deputet i pari në listë si fillim dhe nëse fitojmë pushtetin ministër.
2. Të më qërosh nga lista të gjithë ata që bëjnë si të parë pas largimit tonë, që më kanë ‘sharë’ gjatë këtyre viteve meqë unë nuk kam qenë me të drejtë në aksionet tuaja kohë humbura e më janë sjellë në fcb si gjel provincash majë plehut.
3. Të mi qërosh nga listat për deputetë e ti kalosh në plan të dytë se opozitarizmi i ka konsumuar, nuk shihen me sy. Të jenë aty në plan të dytë, pi mos i hiq fare se na duhen në fushatë.
4. Zyra e shtypit të më programojë një axhendë mediatike deri në zgjedhje mua dhe çunave të mi. Marrim përsipër të bëjmë programin dhe ekipin.
Dakord? U tha, u bë. Toke !
E kështu, kështu... të tilla gjëra ‘heronjsh’ dhe mesish, djem e vajza plan prishës që pasi zbritën bronxato nga krocieret e verës janë gati të ‘sakrifikojnë’ të bëhen edhe njëherë ministra e deputetë për të mirën e popullit dhe të atdheut. Kthehen të zhvendosin ata që me sakrifica të mëdha mezi rindërtuan atë që shkatërruan ‘mesitë’ para se të iknin. Është fiks koha, është momenti. Sepse në horizont po shfaqet pushteti.
Rama sipas tyre është i zgjut, rrufjan, qytetar, po e qelbi fare së fundmi. E teproi duke i marrë gjithë paratë dhe pushtetet për vete. Nuk na dëgjoi, dihej të ndahej nga gjushët.Duhet të ish sjellë ndryshe, po se bëri...
E kështu, këështuuu...
Kur do çlirohet lidershipi i PD nga ky lloj kompleksi inferioriteti?! Nga kjo sindromë e keqe shkatërruese që vret meritokracinë dhe prish rregullin?!
Hapje?!
Poo siç kam qenë kundër largimeve.
Bashkëpunim?
Poo .
Meritokraci?
Pooo.
Garë e brendshme, jo emërim ?
Poooooo.
Riciklim me përcaktim?
Jooooooo!
Riciklim me votë?
Poooo.
Secili atë që meriton. Të gjithë janë të nevojshëm askush nuk është i domosdoshëm!
Boll më me këto skema të vjetra turistësh, lojtarësh e përfituesish politikë. 30 vjet janë shumë që të kalojë miu shumë herë në të njëjtin vend. Politika shqiptare ka nevojë më shumë.
Për qarkullim elitash, gjenerime të reja, dhe jo riciklime të reja të materialeve të vjetra.
Nuk ka më ‘budallenj’ dhe naivë tani. Ka ikur ajo kohë kur ‘magjepseshim’ nga ‘çunat’ trendy të politikës. 30 vjet janë shumë për shqiptarët që të riciklohet e njëjta elitë pa garë, me përzgjedhje nominale.
Janë shumë që të punojë ‘qorri’ e të përfitojë ‘horri’ Kjo u është neveritur shqiptarëve. Prandaj ata e refuzojnë politikën dhe i rinë larg asaj. Etj, etj po të doni.
Pse riciklime?
Ka mungesa? Nuk u zëvendësuan dot gjatë këtyre viteve?!
I kujt është faji?
Le ta shikojmë kështu nëse do të duhet..
Besoj se u kuptuam. Faleminderit.
PS. Në kuptimin e saj të parë fjala riciklim do të thotë tu japë formë dhe përmbajtje të re materialeve të mbetura që ndotin mjedisin.
© SYRI.net
E kam per gjithe dordolecet komuniste, qe hiqen si demokrate: Doni apo nuk doni ju PD me liderin e saj perendimor Z. Basha se shpejti vjen ne pushtet dhe do te mbreteroje gjate. Eshte e te djathtes ne gjithe boten e qyteteruar. Komunistet po te duan le te degdisen ne stepat e Rusise atje ku ata meritojne te jene.
i nderuar se ke diagnozen e sakte, PD se ka semundjen te ciklimi apo rikciklimi,por te mos besimi qe ka elektorati te PD e kollarisur, dhe e zhytyr gjer ne fyt me korupsion, nepotizem partiak, e paaftesi totale. Jeni ngujuar ne kullen e Saliut ne Vuçidol e po prisni qe hasmi mos ju vrasi.Pd e pruri ne pushtet populli e populli i dha dermen.Po vazhduat me mentalitetin se pa Saliun komuniste kompani ne poshte nuk marim fryme, do prisni gjate shume gjate sa nuk ju del jeta per tu kthyer perseri ne pushtet e te villni po njesoj ne mos me shume se keta komunistet e PS
Nuk ka më ‘budallenj’ dhe naivë tani.
piukerisht sa te jesh ti aty svejn me njeri aty tek qafa e pazarit.
Besoj se u kuptuam. Faleminderit.
pikerisht perseri hiqu mezit parazit dhe hapu djemeve vizionin fitues.
Humbes i ricikluar ter jeten.
Nuk fitove nje gare o derdimen
Fatkeqesia me e madhe ish kur Luli te percaktoj ty me zgjedhje te falsifikuara. Ricikloj ty te bente shtepine madhe te partiser kur ti nuk bere dot familje, ishe deshtak. ti elite?! ti fryme e re?! ti meritokraci?!-
Ik pirdhu drogaxhi Lazarati, ti edhe shpura jote e Alikojve imoraler dreqi, sepse fal jush PD eshte ne kete derenxhe.
Delenxhi dreqi.
Bure pa fjale e pa llogjike.
Dedikoju poezise njeri i mbaruar
Ke plotesisht te drejte z. Bejko. Kete mendim kam edhe une dhe besoj edhe nja 500 mije si une.
Ne Shqiperi ka plote burra dhe gra intelektuale dinjitoze, te ndershem, te pakorruptuar dhe me demokrate se sa ate qe hiqen dhe ulerasin sikur jane te tille. Ata jane demokrate aq te ndershem sa qe ne vend te politikes, dhe qenies "njerez publik", qe bredhin neper banaqet televizive, zgjodhen karrieren e tyre profesionale duke e konsideruar edhe kete nje kontribut te vyer per Shqiperine dhe demokracine. Gjithsesi ne te gjitha ule-ngritjet e PD, ata nuk e tradhetuan dhe nuk e braktisen kurre ate, qendruan anetare apo votues te perjetshem te PD-se, pa kerkuar asnje "nder" apo privilegj prej saj, ata shumica ish-studente te Dhjetorit '90, dhe nuk e tradhetuan kurre kauzen e tyre studentore, nuk i tradhetuan kurre parimet e tyre, sic bene shume karrieriste "demokrate" qe per interesat e tyre private, hidhu sa andej-kendej, nje here shaj e dil e nje here lutu e futu ne PD, nje here krijo parti e nje here shpernda. Keta soj, ne fakt nuk kane dale keq nga PD-ja. Disa jane bere milionere, disa biznesmene, te tjeret kush e di se ku ikane fshehur parate dhe tani na rishfaqen serish si shpetimtare, si engjej, sikur pa keta PD eshte e varfer ne figura perfaqesuese. Keta soje i dime, i njohim shume mire emrat e tyre, keshtu qe te mos i permend fare ketu. Nuk po e zgjas me teper kete pjese. Eshte plotesisht edrejte. PD duhet te hapet, por duhet patjeter qe te kete gare. PD duhet te riorganizohet urgjentisht ne cdo forum duke bere zgjedhje dhe perzgjedhje, te lira, te ndershme dhe demokratike vetem nepermjet PRIMAREVE, si ne SHBA. Secili qe deshiron te futet dhe te kontribuoje ne PD duhet t'i hyje gares qe nga baza e antaresise dhe deri tek kupola drejtuese. Ndryshe nuk ka demokraci te vertete. Le t'iu jepet te gjitheve nje shans i barabarte qe te aplikojne, te paraqiten dhe te zgjidhen perpara bazes se antaresise dhe jo me nga kryetari i partise. Te vendosen kufizime mandatesh per cdo nivel drejtimi dhe perfaqesimi. Te mos kete me poste dhe mandate te perjetshme. T'iu hapet rruga te gjitheve! Dakord qe keta ish-funksionare te larte te PD te rikthehen, te kontribuojne seriozisht, me sinqeritet, pa interes personal, per te afruar njerezit dhe rrethet e tyre miqesore dhe shoqerore, per t'i bindur ata te votojne PD dhe ta cojne drejt fitores. Por kurrsesi keta nuk duhet te jene apriori ne listat e deputeteve te PD sepse nuk kane asnje vlere morale. Nuk ka rendesi qenia deputet e nje personi qe te kontribuoje seriozisht, me sinqeritet dhe ndergjegje per PD, sepse pushteti dhe administrata shteterore dhe qeveritare ka plot pozicione shteterore, poste te ndryshme publike, administrative dhe qeveritare, ku secili t'i fitoje me merite, me gare, me konkurim, te tregoje aftesite e tij profesionale dhe njerezore ndaj publikut, te tregojne se jane vertete demokrate dhe njerez me vlera njerezore dhe te krijojne besim tek votuesi, jo vetem i PD-se. Nese keta syresh te rikthyer, futen sic jane futur deri me tani, kjo do ta kompromentonte rende qellimin e hapjes se PD dhe te afrimit te tyre ne PD. Ku ishim, pastaj, asgjekundi!!!!
Partia Demokratike duhet ta tregoje veten qe eshte vertete nje parti politike demokratike. Nuk mund te kemi kurre nje shtet dhe nje qeveri demokratike nese forca politike qe drejton vendin nuk eshte demokratike.
Vetem keshtu BE do te na pranoje me merite dhe me dinjitet, si te barabarte ne gjirin e vet!
Shum i sakte , argumenta brilante qe nuk duhen kaluar ne heshtje , i takon lidershipit qe ta analizoje me qetesi kete qe pa frike mund te quhet edhe promemorje , se po ndodhi ajo qe Z.Bejko i trembet atehere jam i bindur qe elektorati i djathte do bojkotoje masivisht PD po nese me 30 Qershor bojkotoi per hater te PD kesaj here per shkak te vete Pd , uroj qe z Basha te tregohet i zgjuar kesaj here
z.Roland, nga anët tona të drejtohen si formë pershendetje: 'ç'kemi mo flori'.Nga anet tona, kujtojmë se jemi te gjithe flori.Ketu fillon keqkuptimi .Floriri nuk ka nevojë per riciklim.Ndaj edhe kur presidentit i bije gati krejt sistemi i drejtesisë, megjithse Ai, para e pas ardhësi ,drejtonin KLD, qëndron në istikam dhe jep leksione 'doktrinare'.Te tjerë flirtojne me mazhorancen.'Kapin ç'te kapin', ne pritje te rotacionit te pritshëm.Ca fshihen në ofshore.Të tjerë majtas e djathtas ferkojnë duart me shpresë se mos Hollanda vendos veton kundër çeljes se negociatave me kushte.Nje dyzinë bredhin pas berihajt.Ca hedhin fall e lidhin nuska, për të rrëzuar parlamentin, mu në prag te çeljes se negociatave me kushte, si 'kusht për të shpërbër përpjekjet per ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë.Qëndrestar dhe ikanakë. Ne zgjedhjet e ardhshme kurdo të jenë, apo të vendoset per to,të gjithë K/B, Kësh/B,deputet ,kryetarët e partive politike, në qëndër e në bazë ,duhet të kalojnë 'provimin' Vetingun për të tre kriteret.Pastaj të gjithë të kalojnë ne provimin e radhës, atë të 'provimit', votimit nga qytetarët.Vetëm pas kësaj do shofim se kush është 'flori' kush është 'bakër' qe duhet kallaisur ,kush plastikë, karton apo kanoçe që ka nevojë te riciklohet.
Sikur te ishe ne mendjen time z. Roland. No coment.