'Forca madhore' e Komisionit të Venecias

'Forca madhore' e Komisionit të Venecias

Nga Çim Peka - 28/09/2019

Dy ngjarje të rëndësishme me qendër Komisionin e Venecia-s, e nisën dhe mbaruan shtatorin e këtij viti. Lajmi i parë është prononcimi i ish-presidentit Bujar Nishani se qeveria e Shqipërisë kishte mashtruar Komisionin me informacionin në lidhje me ligjin e pronave.

Ajo çfarë kishte ndodhur shkurtimisht ishte kjo: në vitin 2015 parlamenti miratoi ligjin 133/2015, 'Për trajtimin e pronës', ligj ky që zëvendësonte legjislacionin për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve.

Duke qenë se në esencë, ky ligj shkatërronte të drejtën e pronës, ish-pronaret dhe partitë e djathta e ankimuan në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata nga ana e saj, e ndodhur nën presionin e qeverise, kërkoi 'amicus curiae', ose ‘opinion këshillimor’ nga Komisioni i Venecia-s, si strukturë e specializuar e Këshillit të Europës.

Si institucion i huaj, supozohej të ishte asnjanës. Përgjigja që erdhi nga KV ishte as mish as peshk. Mbronte në parim të drejtën e pronës, godiste ligjin në shtyllat e saj themelore, por legjitimonte nga ana tjetër një sërë nenesh të ligjit?

Që edhe pse në dukje të dorës së dytë, e cenonin ne thelb të drejtën e pronës.

Pjesa tjetër është histori.

Vetëm tani, ish-Presidenti Nishani sqaroi se Komisioni i Venecias ishte furnizuar me dokumente dhe tekste të falsifikuara nga ana e qeverisë dhe parlamentit shqiptar. Në kushte normale, ky skandal duhej të kishte sjellë një reagim të fortë nga Venecia, dhe nga Komiteti i Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Europës. Por, jo.

Arsyeja se pse Komisioni i Venecias nuk reagoi ndaj mashtrimit dhe falsifikimit të qeverisë së Edi Ramës u mesua, dje, me rastin e rrjedhjes në media të Opinionit tjetër të kërkuar nga europiani Gramoz Ruçi: lajmi i dytë konfirmoi lajmin e parë, dhe mbi të gjitha frikën e madhe se Komisioni i Venecias, ekspertët e tij, nuk janë aq neutrale dhe profesionistë sa ç'i mendojmë. Ne fakt, rrjedhja e dokumentit konfidencial tregoi se mashtrimi i qeverisë në rastin e pare ishte bërë me miratimin e vetë të mashtruarit.

Mbrëmë, si me magji, në harkun kohor të 3-4 minutave u përhap teksti i përzgjedhur me rreth 7-8 paragrafë nga opinioni i Komisionit të Venecias mbi 'Kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit të Republikës për anulimin/caktimin e datës së zgjedhjeve'.

Teksti në shqip (i përkthyer me nge) u publikua në media e portale ndërsa teksti në anglisht u shpërnda si rrugë me email dhe ëhatsapp.

Dy gjëra duhet thënë që në fillim: tek teksti i opinionit duket qartazi firma e Engjëll Agaçit, ndërsa tek lajmi, si gjithmonë, dora e fëlliqtë e Endri Fugës.

Disa gjera bien në sy si nga aspekti i formës ashtu edhe i përmbajtjes.

-Dokumenti i markuar 'confidential' u shpërnda në media dy ditë para datës zyrtare, ditë të premte në darkë. Elementi thelbësor në përpunimin e opinionit publik është përzgjedhja e kohës për të shpërndarë lajmin.

Dhe e premtja në darke është momenti ideal, plot një fundjave në dispozicion, pa lajme të tjera. Mjaftueshëm për të siguruar maksimumin e audiencës.

-Pak rëndësi ka nëse dokumenti është plotësisht i saktë, apo 'i vënë dorë'. Rëndësi ka lajmi i parë: korrigjimi i lajmit nuk e zhbën impaktin e lajmit.

Po pse kaq ngut? Pse para se vetë dokumenti të merrte formën përfundimtare? Çfarë të rëndësishme kishte kjo fundjave?

Përgjigja është e thjeshtë: dështimi spektakolar i Edi Ramës në Berlin dhe Nju Jork.

Në Berlin, pavarësisht lobimit të tij spektakolar, Bundestagu aprovoi çeljen e negociatave, por me 9 kushte. Kushte të cilat për nga definimi, realizimi i të cilave nënkupton largimin e Ramës.

Në Nju Jork, edhe pse udhëtoi me nxitim duke lënë Shqipërinë në dorën e Erion Braçes dhe nën tmerrin e tërmeteve, nuk arriti të takonte Presidentin amerikan Donald Trump siç deklaroi nga Stambolli.

Përmbajtja e opinionit të Komisionit të Venecias është edhe më i turpshëm se bashkëfajësia e tyre në rrjedhjen e dokumentit të papërfunduar në media nga ana e zyrës së Kryeministrit. Nuk ka nevoje të jesh jurist i mire për të kuptuar se përmbajtja e atij opinioni është një turp profesional në radhëe të parë.

Shikoni, e gjithë esenca e opinionit ligjor është: Presidenti e ka tejkaluar kompetencat e tij, por nuk mund të shkarkohet pasi e ka shkelur vetëm pak!

Turpin ta mbaje ose jo Komisioni i Venecias, por ne duhet të përballemi me pasojat.

Argumenti ligjor që kompetencat jane tejkaluar, por presidenti nuk mund të shkarkohet, edhe formula që i konvenon Edi Ramës dhe jo Ilir Metës.

Ky qëndrim legjitimon zgjedhjet mono-partiake, dhe shmang betejën ‘kokë me kokë’ mes Ramës dhe Metës.

Argumentet ligjore të dhëna në dokument janë aq idiotë saqë është e qartë se ato janë një supë e nevojave politike të Edi Ramës të marinuara me argumentin ligjor të Ëngjëll Agaçit.

Dhe ja pse:

Kolona kryesore e argumentit është se nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi natyrore që të shtyhen zgjedhjet. Koncepti i 'Forcës madhore' është një element eksepcional që kushtëzon rrethana apo pasoja të caktuara juridike. Më së shumti gjendet në të drejtën kontraktuale. 'Forca madhore', dmth, faktorë që nuk janë në dorën e njeriut, janë vetëm një arsye që zgjedhjet të mbahen ose të mos mbahen/të shtyhen.

Arsye tjetër mund të jenë 'kartat e identitetit'.

A nuk është vendosur 'precedenti' i shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore për shkak të certefikatave bash prej Edi Ramës në vitin 2007???

Komisioni i Venecias, si një strukturë e specializuar e Këshillit të Europës, ka një strukturë motër-Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Të dyja këto institucione të Këshillit të Europës, dhe të dyja nën mbikëqyrjen e Komitetit të Ministrave të Jashtëm të KE-s. Kanë edhe një të përbashkët tjetër edhe me themelore: megjithëse struktura të Europës Kontinentale, njohin 'precedentin ligjor' si parimin bazë të jurisprudencës!

Praktika gjyqësore GJEDNJ është tepër e pasur përsa i përket zgjedhjeve, dhe të gjitha rrethanave praktike dhe ligjore të lidhura me to.

Komisioni i Venecia-s thjeshtë do të duhej t'i ishte referuar kësaj praktike, por zgjodhi ti referohej nevojave të Edi Ramës dhe rekomandimeve të Ëngjëll Agaçit.

(A nuk ishte Ëngjëll Agaçi vrasësi me pagesë i dërguar nga Edi Rama në Strasburg për të influencuar se kush të zgjidhej gjykatës e kush jo?).

Argumentet në opinion nuk janë argumente ligjore; ato janë paçavure!

Edhe autorët e tij e dinë, dhe ky është turpi i tyre!

Pyetja 1 milionëshe është: nga buron kjo fuqi e jashtëzakonshme e Edi Ramës?

Ilir Metës e Lulzim Bashës i them: 'përgjigjen e keni në Butrint!’

Aty buron edhe 'forca madhore' e opinionit të Komisionit të Venecias.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kadriu30/09/2019 00:07

Bravo Peka sepse je shume larte dhe nje pene qe flet pa dorashka. Po pse e mbyll me suspence per punen e Butrintit?

Ervin29/09/2019 20:54

Edi Rama po e shet Shqiperine pjese pjese deri sa te falimentoje. Te njejten gje beri babai i tij shoku Enver. E shiti Shqiperine njehere tek Tito pastaj tek Stalini pastaj tek Mao Ce Duni deri sa nuk kish cfare te shiste.
Shqiperia nuk eshte ndonje shtet me peshe qe ngjarjet qe ndodhin ketu te ndikojne ne bote keshtu qe eshte e thjeshte per lideret boterore te bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh per ngjarjet qe ndodhin ketu. Edi Rama si babai i tij Enveri di te luaje me konjukturat e politikes nderkombetare duke u lepire gjithandej per te ruajtur pushtetin e tij dhe duke bere te gjitha heteret qe i kerkohen per sa kohe i lejohet te ruaje pushtetin e tij.
Nuk do vijne as amerikanet e askush qe te na nxjerre nga balta. Duhet qe ne vete te cohemi e ti perzeme tradhtaret kurdo ata vijne ne pushtet e sillen me shtetin si cifligun e tyre dhe me qytetaret si bageti.

N29/09/2019 20:22

O daj jaku, e kane ne patronazh rothchild. I ke parasysh ata qe kane perqendruar me shume se gjysmen e pasurise se botes ne 2% popullsi ? Bravo çim peka qe e tha troç. Ju te tjeret shkoni shikoni pordh chanelin e ben bibilushit

vera29/09/2019 12:46

Te shiten dhe te blihen vetem gjerat qe jane per tu shitur e per tu blere.

vera29/09/2019 12:24

'pergjigjen e keni ne Butrint'

Osumi28/09/2019 23:59

Analize e perkryer. Cim Peka gazetar dhe analist i nivelit te larte. Bravo. Pena dhe mendje te tilla i duhen kombit jo langaraqe te tipit kapter Peza, Karbolino e plot monsta te tjera qe te shkaktojne neveri sa i sheh neper studio televizive.

Daj Jaku28/09/2019 22:17

Na e sqaroni se çfarë lidhje ka Butrinti, ju lutem, pë ne injorantët që nuk e dijmë.

Shqiptari28/09/2019 22:09

Ke shume te drejte o Cimi, e gjithe bota eshte qelbur fare, te gjitha shiten dhe blihen me miliona euro sot. Edhe ne KV nuk jane me ata "pleqte" e mencur, te pakorruptuar qe kane qene dikur. Sot jane te gjithe te korruptuar. Per ata nuk ka rendesi fare Shqiperia dhe populli shqiptar apo drejtesia, per ata ka rendesi paraja. U qelb bota!!!
Cfare do te thote kodi qe i dergove Metes dhe Bashes: Pergjigjen e keni ne Butrint?!!!!

Shto koment

Denonco