Greta, Edi, OKB-ja dhe Ngrohja Globale!

Greta, Edi, OKB-ja dhe Ngrohja Globale!

Nga Hysni Gura - 28/09/2019

Shkoi Rama në OKB, fjalimi dihet, për fjalime duhet me i dhënë hakun. Por tamam tamam fjalimi kësaj here ishte tam tam. Përveç pjesës së Kosovës. Ka një siklet të madhe me çështjen e Kosovës, jo më kot e bëri pjesë të fjalimit. Sigurisht fjalimi nuk qe historik, dhe historia nuk para shkruhet nga pjesmarrësit në OKB, kështu që për Kosovën dhe qëndrimin e tij do shkruajë historia pas ca kohësh.

Një moment të fjalimit e zuri sulmi ndaj Europës. Një moment e zuri tërmeti dhe stuhia në Shqipëri!!! Ky sa ishte këtu nuk e bëri aq të madhe punën e tërmetit dhe stuhisë, madhe tha fajin e ka Çim Peka, atje foli sikur ishte një i mbijetuar nga apokalipsi!

Nejse. Foli për globalizmin. Foli edhe për "LGBTI"!

Nuk arrij ta kuptoj ku qëndron lidhja midis globalizmit dhe "LGBTI"!

Edhe vajza suedeze Greta Thunberg foli në OKB në lidhje me ngrohjen globale. Po foli për çështje të cilat sipas frymës që ajo përfaqëson, ndikojnë në ngrohjen globale. Drejt dhe saktë!

Fjalimi i duhur në vendin e duhur, pasi të tjerat janë ezauruar. Po ky nuk mund të fliste si Greta, as si Trump. Ky është kryeministri që premtoi se do mbyllte guroret, do pastronte lumenjtë, do nxiste pyllëzimin e vendit. Nuk bëri asnjërën nga këto. Po ky që foli atje për ngrohjen, propozoi që ta kthente vendim e tij në një kosh gjigant plehrash, me ligjin e famshëm të plehrave. Pse nuk flet për këto ky?

Ç'globalist është ky, ç'ambientalist është ky?!

Po lidhjen midis "LGBTI" dhe globalizmit ku e gjeti, nga e nxori?

E para Shqipëria nuk ka raste madhore persekutimi ndaj këtij komuniteti. (S'kam asgjë me komunitetin në fjalë, madje ata duhet të ndihen të ofenduar nga përdorimi që u bën ky)

E dyta, ne dimë që globalizmi është:

Një term i relativisht i ri, kuptimi i tanishëm u vendos në 1970. Ndërsa në vitet 2000 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) indentifikoi katër aspekte bazë të globalizimit:

1-tregtia dhe transaksionet, kapitali dhe investimet,

2-migrimi dhe lëvizja e njerëzve

3- përhapja e njohurive dhe kulturave

3-Sfidat mjedisore siç është ngorhja globale, ndotja e ujit dhe e ajrit.

Në cilën nga këto klasifikime bën pjesë "lgbti"?

Te tregtia?

Te migrimi?

Te kultura?

Te mjedisi?

As te njëra as te tjetra! Ka që duan ta vendosin te "përhapja e njohurive" dhe kultura. Por aty nuk e nxe, sepse "lgbti" nuk është kulturë, as njohuri jo.
Ç'i duhej kryeministrit të një vendi me aq shumë halle të ngrejë në OKB axhenda të tilla të cilat as nuk ka takat t'i cojë përpara, as i ka shpik ai. Ç'i duhej këtij kryeministrit që është kapur duke vjedh edhe veten e tij (30 qershori), një kryeministri që ka udhëhequr vendin kur kultura kombëtare bujqësore ka qenë kanabisi?

Axhenda "lgbti" nuk është çështje aq e NXEHTË në Shqipëri, por edhe në botë, që të ndikojë në ngrohjen globale.
Mirë Greta është thjesht aktiviste dhe bravo i qoftë për ngritjen e zërit, po ky është udhëheqës, nuk mund të flasë si aktivist.
Po ky nuk është udhëheqës që i ka dhënë drejtim këtyre punëve në vendin e tij dhe tani jep leksione nëpër botë. Këto punë në vendin e tij, falë tij, janë krejtësisht në drejtim të kundërt me fjalimin e tij në OKB.

Po kur citon Biblën dhe Kuranin e keni dëgjuar?

Po Bibla dhe Kurani kanë një qasje krejtësisht tjetër me atë të tij për këto çështje. Edhe me globalistët madje! Edhe më axhendën në fjalë bile! Kur kjo axhendë ka filluar të bëhet mënyrë jetese në tokë, librat e shenjtë thonë se s'ka pas nevojë fare për ta ngroh a për ta ftoh globin, por fenomenet natyrore janë bërë ligj jasht ligjësive dhe kanë rrafshuar gjithçka. Ky dhe globalistët çfarë bëjnë? Nga njëra anë flasin se mos ta ndosim tokën se do na ngrohet dhe pastaj do na pasojnë fatkeqësi natyrore dhe paralelisht me këtë bëjnë thirrje që të përhapet një fenomen, për shkak të të cilit dikur bota është rrafshuar!

Shembulli në Bibël: "Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorrën, nga ana e Zotit. Kështu Ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka ishte mbi tokën.” ( Zanafilla 19: 24-25)

Ja edhe Kurani për të njëjtën çështje ka të njëjtin qëndrim: “Ata i kapi krisma sapo lindi dielli, vendin ua kthyem përmbys dhe u lëshuam shi gurësh të fortë. Në këtë ngjarje ka mësime për ata që mendojnë” (Hixhr: 73-75).

Si ka mundësi mund të thotë dikush që flet km jonë kështu?

Ka or ka mundësi! Se thonë edhe djalli citon librat e shenjtë për interesat e veta, prandaj ka ka mundësi që çke me të. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco