Në piramidën e madhe të korrupsionit, urgjenca e parë qenkërka të hetohet Syri.net!

Në piramidën e madhe të korrupsionit, urgjenca e parë qenkërka të hetohet Syri.net!

Nga Grida Duma - 26/09/2019

Nuk hetohet për thuajse asnjë aferë të korrupsionit; dosjet e korrupsionit ndalohen me procedura e afate; prokurorët lëvizin nga një rreth në një tjetër, sepse s’duhet të hetojnë.

Nuk hetohet me themel krimi elektoral, nuk hetohen kontratat e shumëfishuara koncesionare, nuk hetohen investimet e skarco me para publike.

Nuk hetohet kudo ku qeveria ka interesa dhe konflikte interesash.

Ndërkohë sot kërkojnë sekuestro kompjuterash për një media me urgjencë maksimale, për një media plotësisht opozitare.

Urgjenca e hetimit, e mësymjes së hetuesve në zyrat e Syri.net, është provë e pastër kompromentimi.

Në piramidën e e madhe të drejtësisë së munguar, ndër çështjet e panumërta që janë jetike për vendin, urgjenca e parë qenkërka të hetohet për origjinën apo vërtetësinë e një lajmi. E një lajmi!!!

Për më tepër çfarë ka për hetim urgjent ndaj një lajmi, që vetë kjo media u distancua menjëherë.

Në këtë piramidë të madhe prioritetesh, pyetja themelore është: Si do të hetohet “lajmi” kur Rama lajmëron e deklaron,  rritje në mirëqenie, përparim, hapje qindra- mijëra vendesh pune dhe këto përgënjeshtrohen nga shifrat e FMN, BB, dhe vetë instatit?

Të nderuar miq, ky është “lajmi” që urgjent duhet hetuar!

Theksoj se vetë lëvizja me urgjencë për të hetuar një media opozitare për një lajm, është prova e parë që nuk po hetohet, por po veprohet me urdhër për presion të pastër. Ky nuk është hetim, por represion ndaj fjalës së lirë.

Represioni ndaj medias së lirë sot është i papranueshëm, edhe sepse tashmë është tribuna e vetme e përfaqësimit të qytetarëve.

Pavarësisht të gjithave, madje edhe përpjekjes për ta shndërruar në ligj dënimin për median e lirë, kjo s’do të jetë kurrë më plotësisht e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Leka 26/09/2019 17:22

Tani u vërtetua (edhe nga pushteti) se SYRI.NET është media më e ndjekur në Shqipëri

Shto koment

Denonco