Prokuroria fle mbi akuza skandaloze, i sulet nje medieje denoncuese

Prokuroria fle mbi akuza skandaloze, i sulet nje medieje denoncuese

Nga Bujar Nishani - 24/09/2019

Propaganda e një sekti anarkist, korruptiv deri në lëkurën e shtatë, çirak dhe skllav i krimit që ka pushtuar çdo qelizë të një shteti të drobitur dhe gati gati të asgjësuar, tenton të fshehë papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe dështimin fatal për të ndihmuar njerëzit në nevojë nga pasojat e tërmetit, me fushatën dhe sjelljen fashistoide ndaj një gazetari dhe media online, ndër të paktat e pavarura, që u shërbejnë shqiptarëve me guxim.

Padyshim që lajmi i rremë dhe i nxituar për “parashikimin e tërmetit” është i gabuar dhe joprofesional, por reagimi i menjëhershëm dhe sqarimi publik po nga vetë media, tregon se si duhet reaguar dhe duhet të sillemi me publikun edhe kur gabojmë.

Po kaq i përgjegjshëm dhe profesional është reagimi i menjëhershëm dhe ndjesa publike, çka nuk është parë më parë tek mijëra raste të lajmeve, akuzave, shpifjeve të gënjeshtërta të përhapura e sponsorizuara prej pushtetit të korrupsionit dhe genocidit psikologjik ndaj një populli të tërë, i cili ka marrë arratinë me qindra mijëra ndër 5-6 vitet e fundit të këtij krimi social ndaj tij.

Ikja nga përgjegjësia dhe puna, për t’ia lehtësuar dhe korrigjuar pasojat e dëmit njerëzve, duke organizuar një fushatë inkriminimi ndaj një gazetari e ndaj një media të pavarur tregon identikitin e vërtetë të rrjetit që mban fatet e vendimmarrjes politike e administrative të këtij vendi.

Shqiptarët panë qartë një urrejtje fashistoide të akumuluar prej betejës me median e vërtetë, të pakapur, aleate e qytetarëve dhe jo kliente e parave të pista të narkoregjimit.

Një prokurori që nuk ka lëshuar një tingull e fle mbi akuza dhe prova skandaloze të opozitës mbi kryebashkiakë të inkriminuar dhe mashtrues, u hakërrye publikisht ndaj një medieje denoncuese të skandaleve, vjedhjeve, abuzimeve, mashtrimeve, të zezave të përditshme ndaj njerëzve të pambrojtur nga ky abuzim i pushtetit.

Kjo është një betejë në fakt dhe beteja me të keqen nuk është e lehtë.

Por ajo nuk ka alternativë, veç të fitohet !

Ahere do të fillojë drejtësia e vërtetë, më së pari ndaj genociduesve të psikozës dhe moralit të një populli të tërë, tash e gjashtë vite me radhë !

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz24/09/2019 15:24

Po qe Tirana ka 3 dit pa uje, ky a nuk eshte terror dhe papergjegjshmeri totale nga lali Dhjeri dhe ridhjerja e Edvin Taqi Qelbesires?! Çduhet te bejme ne qe po qelbemi pa uje, nga qelbesirat qe na udheheqin? A nuk duhet te ngrihemi dhe ti tregojme vendin qelbesires pedofil qe eshte ne krye te bashkise? Ajolen ku ta kesh, o lali Dhjeri kurva!!!

Askushi24/09/2019 14:23

Me ne funt nje reagim nga Politika ne mbrojteje te medias. Me bene pershtypje qe Partit e opozites, nuk kane dale shume ne mbrojtje te SYR-it qe po sulmohet nga gangesteri Rama? Reagime te zbehta....apo pjese e marveshjes me Ramen????????

vera24/09/2019 14:13

pse, betoni shumekatesh, qe ka hedh shtat si kurre ndonjehere, nuk qenka dyshim deri ne besim per termet?! Respekt, per djersen palodhshmerine dhe sinqeritetin ne sherbim te qytetarit te 'SYRI NET',si per rralle gazetari te tille te pavarur!

Shto koment

Denonco