Mos kryqëzoni gazetarët, logjikoni njëherë me mendjen tuaj njerëz!

Mos kryqëzoni gazetarët, logjikoni njëherë me mendjen tuaj njerëz!

Nga Arben Vata - 23/09/2019

A është gabim publikimi i lajmit për lëkundje të mundshme tërmeti, referuar një medie tjetër? Sigurisht që PO.

A është gabim njerëzor, gabim i shkaktuar nga nxitimi? Sigurisht që PO. Kush ka punuar në media e kupton trysninë në raste të ngjashme me fluks të jashtëzakonshëm lajmesh, lajme me shumë ndjeshmëri publike.

A kanë ndodhur gabime të ngjashme? Sigurisht që PO. Do të ndodhin edhe në të ardhmen, sepse gazetarët nuk janë robotë të programuar, por qenie njerëzore që gabojnë, si gjithë të tjerët.

A ishte lajm i publikuar me qëllim? Sigurisht që JO. Syri, nuk ka nevojë për klikime shtesë. Po ashtu të thuash se Syri nxori njerëzit në rrugë me qëllim që populli të fajësojë qeverinë, nuk besoj se ka logjikë. Secili e kupton se as qeveria, as presidenca dhe as opozita nuk ka lidhje me tërmetet; parashikimin apo parandalimin e tyre.

A ka lajme të pa sakta të përhapura me qëllim nga gazetaret? Sigurisht ka plot, përditë.

Njëri prej tyre ishte edhe ai për "vjedhjen " e orës së dorës së Presidentit Bush, gjatë vizitës së tij në Fushë Krujë, qershor 2007.

Më shume se të kryqëzojmë mediat e gazetarët në këtë rast, është koha t'i vëmë gishtin kokës vetë e të mendojmë me mendjen tonë; a parashikohen tërmetet vërtetë?

Sigurisht që JO.

Ndaj fajësoni veten dhe jo gazetarët. Jo gjithçka që thuhet e shkruhet, duhet përtypur e ngrënë ashtu siç na jepet.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Osumi25/09/2019 11:47

O komentues injorante! Ore keni turp apo jo? Si ore u bene tre kater dite qe fyellit i bini ne te njejten vrime? Ku qendron gabimi i gazetarit qe iu referua top qenefit apo gazetes shakulli per te dhene nje lajm per mundesine e nje termeti? Meruni me bemat dhe gjemat e kryehorrit, banditit, plehut te qeverise dhe lepurushit te bashkise qe po ju shkerdhejne cdo dite. Njerez pa moral dhe dinjitet.

vera24/09/2019 14:59

Te thush qe nuk do bjere termet ,mu me duket ma e pabesushme se te thuash qe do bjere.

yo23/09/2019 17:55

Une s'e kuptoj si eshte shkruajtur ky mesazh. Nuk di as nese Vata eshte pjese e Syrit por me pak fjale tha qe gazetaret ja fusin kot dhe s'ka pse t'i lexojne apo degjojne. Cila eshte pastaj puna e gazetarit?
Nuk ka logjike kur luhet me ndjenjat e njerezve (frika ne kete rast). Nje njeri nuk eshte "i ftohte" pas dy ditesh me termete dhe pas nje termeti 4 balle ne 10 te nates. Ai qe ka shkruajtur kete lajm dhe redaktori i ketij portal duhet te perballen me masa ligjore.

Dante23/09/2019 16:56

Eshte e turpshme qe mundoheni te justifikoni ckeni bere. Ne raste te tilla e vetmja gje qe duhet bere eshte pranimi i fajit dhe premtimi se ne te ardhmen nuk do te ndodhin me te tilla gabime. Uroj qe pergjegjesit te vuajne pasojat e ju te mesoni nga gabimet ne vend qe te merrni pozicione mbrojtjeje.

altini23/09/2019 15:29

Dakort o artikullshkrues. Po lajmin ne media e publikoi gazetari apo une? Ti japim Cezarit ate qe i takon Cezarit. Gazetari, me apo pa presion, ja ka mbytur kot dhe ka perhapur me teper panik nder qytetaret. Nese ky gazetari nuk e duron dot presionin, i bie qe neser ta justifikojme nese shtyp ndonje person ne rruge me makine, se ishte nen presionin e nje lajmi te bujshem. Eshte gje shume e mire qe gazetaret perpiqen te mbrojne kolegun e tyre. Por si gazetare, moralisht, para se te merrni ne mbrojtje kolegun, kerkoni NDJESE per shqetesimin qe ju shkaktua qytetareve nga kolegu juaj. Sepse jo te gjithe njerezit jane me shkolle te larte dhe te ditur.

Test23/09/2019 14:58

akoma me justifikime ju...
beni ore faljen publike...ju e publikuat kete gje dhe shkruani me 2 fjali.
KERKOJME NDJESE PER ATE QE NDODHI
kaq e thjeshte eshte...ky portal nuk eshte liri e fjales por thuaj ca te te thote mendja...

Paulin Gega23/09/2019 14:19

Nuk po ju ben njeri moral pse titullat e lajmeve qe nxirrni fryhen kot me kot ,apo lajmet pa fund qe shtremberohen ne nje menyre apo nje tjeter per ca klikime me shume. Kte e rregullon tregu edhe cdonjeri qe klikon vendos vete. Ama kur vjen puna ne te tilla situata ai gazetari mendon vetem per klikimet edhe ve ne rrezik sigurine e njerezve ktu mbaje i cik. Nese ju keni vendos te punoni me kte model beni mire ta njihni mire si model edhe tja dini dhe limitet ;)

Shto koment

Denonco