Shqipëri 2019!

Shqipëri 2019!

Nga Hysni Gurra - 23/09/2019

Të thuash sot në Shqipëri se tërmeti është dukuri që edhe mund të parashikohet me përafërsi, jo ekzakt, e theksoj, përfundon i djegur përsëgjalli si Xhordano Bruno në vitin 1600, por jo i djegur në turrën e druve, po linçimin publik të lloj-lloj gojëpalari me pushtet. Që tërmetet nuk parashikohen me ekzaktësi nuk është kërkim shkencor i qeverisë Rama.

E vërteta nuk ndryshon, prej faktit se besohet ose nuk besohet nga shumica e njerëzve, thoshte Bruno. Dhe fakti që shumica sot mendon si qeveria nuk e zhbën faktin se në Shqipëri 48 orë më parë ra një tërmet i tmerrshëm, dhe gjeti totalisht të papregatitur qeverinë Rama. Më e fundit i gjeti arkën bosh!

Por qeveria duket se është më shumë e frikësuar se qytetarët.

Jo nga tërmeti. Nga sondazhet. E vetmja gjë që besojnë këta, dhe siç duket pas tërmetit kuotat e Ilir Metës janë rritur dhe të tyret kanë rënë kilometra shkallë rihter poshtë, në terr. E duam apo nuk e duam Ilir Metën, në këtë rast është treguar shtetar i përgjegjshëm, ka pas informacion nga një ‘x’ shkencëtar dhe e ka përcjellë në rrugë sekrete, siç ia do detyra, në instancat përkatëse.

Gojëtavat e nxorën në publik informacionin dhe u tallën!

Mirëpo fati këtë herë qe në kahun e Metës, tërmeti ra, tallja nuk qe harruar akoma, dhe makina e propagandës u tërbua.

Rilindja e di që mendja e ultë dëshiron të mendojë me masat ose shumicën, thjesht dhe vetëm sepse shumica është shumica, dhe iu rezultoi se shumica iku në kahun e kundërt pas tërmetit. Në panik e sipër, me kamera, fotografë, çdo gjë që përmban një makinë propagande u vunë në lëvizje.

Fati lëviz, dhe thonë shkon edhe te ai që punon në kë drejtim, qoftë qëllim mirë apo qëllim keq. Intensiteti i propagandës u rrit aq shumë nga qeveria sa ‘x’ gazetar plasi një lajm të paverifikuar dhe paniku merret me mend në situata të tilla. Një media tërësisht dizinformuese dhe ‘fake’ ka 6 vite që mashtron nën thundrën shtypëse të qeverisë, nuk i hyri gjemb në këmbë. Por duke qënë se këta kanë edhe guri edhe arrën treguan mbrëmë në orët e vona heroizmin e tyre, ndaj gazetarëve naivë, ndoshta edhe nga një ndjenjë euforie e përzier me pak sharlatantizëm, dhe arrestuan gazetarë.

Ku shkuan?

Te i vetmi zë kritik i mbetur akoma!

Po kujt ia tregojnë këta këto palaçollëqe.

Po si mendojnë këta se mund ta mbulojnë paaftësinë e tyre për të menaxhuar situata emergjente duke arrestuar dy ose katër gazetarë!

Po mund ta mbulojnë këta babëzinë e korrupsionit dhe mediokritetin e tyre me një gabim kaq ‘infantil’ në një vend ku janë bërë kaq shumë zullume nga vetë këta.

Jo, jo, një njeri që ka 2 pare mend në kokë nuk e ha këtë palaçollëk.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ardian23/09/2019 20:24

KAQ I MADH ESHTE BESIMI QE NA JEP QEVERIA , SA CDO LAJM TJETER QE DEL PREJ KUDO TJETER , EDHE PSE I PABESUESHEM , NA DUKET ME I VERTETE

Skrapari23/09/2019 16:17

Hysni! Kesaj sere pusht etaresh u duhet qire robt. Por me kete milet qe ka mbetur ketu keta ndyresira do te mbreterojne gjate. Jemi popull i pacivilizuar, te fundit ne ballkan dhe europe.

Re boe23/09/2019 14:45

Une per vete ia keputa gjumit mbreme. Isha i lodhur, pastaj shkova me mendjen se nuk dime ndonje rast qe termetet stabilizues(keshtu i quajne lekundjet pas termerit kryesor) te kene qene me te forte se i pari. Tani a u tregova i zgjuar apo budalla qe nuk dola jashte eshte per t'u pare. Por me mire nje nate po gjume me genjeshter se sa nje nate tragjike. Thuhet se po merret antiterorri. Te TCH e degjova. Po pse? Ku eshte terrori qeverrrrketu? Mos po dilnin te gjithe nga ndonje godine dhe rrezikonin te shtypnin njeri-tjetrin? Ky nukishte lajm. Ishte koment i gabuar me dashje apo pa, i asaj qe tha sizmiologu grek. Askush nuk mendon se kemi shpetuar per nje qime. Sidomos qeverrrria. Si mund te tallet me termetin! A eshte e vertete se Presidenti e ka cuar shkresen sekrete para pak kohe? Pse u be publike dhe sidomos pse u mor me tallje? Hajde qeverrrri, hajde.

Shto koment

Denonco