Këta 'bij kurvash' që na qeverisin!

Këta 'bij kurvash' që na qeverisin!

Nga Ermal Mulosmani - 21/09/2019

Si fillim më duhet të sqaroj që termi “bir kurve” nuk përbën aspak një sharje vulgare. E ka përdorur i pari Kryeministri kur donte të shfajësohej nga akuzat e hajnisë duke thënë “ nuk ka bir nëne apo bir kurve…”. Pas tij dhe nën shembullin e tij, vazhdoi edhe i akuzuari për narkotrafik, Saimir Tahiri.

Por, në fakt, rrënjët e përmbajtjes së këtij togfjalëshi i gjejmë në bisedat e përditshme qysh në adoleshencë të hershme. “Bir kurve” konsiderohej ai që ishte i shkathët, “bythë e zgjuar”, finok, dilte palagur dhe përfitonte nga situatat.

Me kalimin e kohës, fjalës “bir kurve” erdhi duke iu korrigjuar kuptimi. Në kohët moderne me “bir kurve” filluan të quheshin edhe hajdutët e parave të shtetit, mashtruesit, trafikantët, gënjeshtarët, arrivistët, servilët, dallkaukët.

Ishte një evoluim përmbajtësor. Ky ishte kuptimi i dytë i “birit të kurvës”.

Më 09 Janar 2004 ndodhi një katastrofë në det të hapur. 28 shqiptarë u mbytën në një furtunë detare dhe në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv dëgjoheshin zërat e tmerrit! Ishte një nga ngjarjet më të tmerrshme dhe të paharrueshme që kam përjetuar ndonjëherë…. Kryeministër i Shqipërisë në atë kohë ishte Fatos Nano dhe ditën e ngjarjes nuk ndodhej në Shqipëri por në Greqi. E gjithë Shqipëria ishte e tronditur. Por Kryeministri nuk u kthye atë ditë në atdhe. Ndenji edhe një natë tjetër në Greqi për turpin e vet. Ajo që më ka bërë përshtypje ishte interpretimi i mosardhjes nga qytetarët. Dikush tha : “Biri i kurvës, thonë që e kanë parë duke luajtur në kazino”!

Ishte një pasurim i termit “bir kurve”. Aty tashmë përfshihej edhe “arroganti i papërgjegjshëm” dhe “vanitozi i pashpirt”.

Ky është edhe kuptimi i tretë i kësaj fjale.

Të gjitha këto cilësi, të epitetit “bir kurve” mund t’i gjejmë në tre ngjarjet kryesore të ditëve të fundit. Po e filloj me Saimir Tahirin dhe dënimin e tij.

Ngjarja e parë:

Saimir Tahiri është Ministri i Brendshëm më i suksesshëm që na është shitur për 4 vjet. Befas, një ditë, morëm vesh që ky Ministër ua ka shitur makinën e vet personale disa trafikantëve të mirënjohur të narkotikëve që ishin edhe kushërinj të tij. Zoti Tahiri, atëherë, ishte subjekt i Përmbarimit për një gjyq të humbur me bijtë e zotit Berisha. E, për të mos ua paguar paratë që e kishte dënuar Gjykata, “bytha e zgjuar”, “biri i kurvës” Ministër i Brendshëm u merr paratë kushërinjve, u jep makinën dhe një “autorizim për përdorim”. Fiks çfarë atyre u duhej për trafikun e narkotikëve. Transporti vendor i drogës bëhej kollaj me makinën e Ministrit dhe autorizimin përkatës. Cili polic do të ndalonte një shofer që kishte autorizim direkt nga Ministri i Brendshëm?! Pra, Habilajt ishin pak më “bij kurvash” se Ministri.

Vetëm për këtë, sikur asgjë të mos kishte bërë më tepër Saimir Tahiri duhej shkarkuar dhe futur në burg! Për ndihmë të hapur në trafikun e narkotikëve dhe shmangie e taksave dhe detyrimeve gjyqësore. Po të kujtoheni, ato kohë, ai thoshte “Unë nuk isha budalla të m’i konfiskonte Përmbarimi paratë”! Jo, ai nuk ishte budalla, ishte “bir kurve” sipas kuptimit të parë të kësaj fjale.

Ndërkohë që po shkruaj, Tahiri ka dalë në televizor e po bërtet duke shitur moral.

Ngjarja e dytë

Dje gjithë Tirana nuk kishte ujë. Ka kohë që zona të tëra të saj presin radhën nëpër autobote uji si në shkretëtirat afrikane. Por dje kishte marrë një dimension tjetër. Nëpër kafene nuk kishte ujë, nuk shërbeheshin as kafe. Pak më vonë filluan të populloheshin WC-të e kafeneve. Të moshuar vinin vërdallë në pritje të gjetjes së momentit kur kamarieri apo banakieri nuk e kishin mendjen dhe “fap”, me vrap e në WC! Dilnin pas pak me fytyra të relaksuara! Letrat mbaruan, një erë e pakëndshme po përhapej po kush po pyeste, radhët shtoheshin.

Pas pak, dikush lajmëroi kamarierin se po spekulohej me përdorimin e WC-ve të lokaleve. Fillimisht u vendos një roje që nuk lejonte veç klientët. Por më vonë situata doli jashtë kontrollit, banjat u mbyllën me çelës! Ishte një situatë për të qeshur e për të qarë. Gjithë Tirana priste ujin, pisllëku po na mbyste…

Shkova në FB e Uriah Heep-it për të parë mos ka ndonjë lajmërim se kur vjen uji. Gjeta një postim ku i lajmëronte fëmijët “Bukën me vete dhe 10-a në mësime, siç kemi rënë dakort”!

“Biri i kurvës”! Në kuptimin e tretë, atë të “arrogantit të papërgjegjshëm dhe vanitozit të pashpirt” .

Ngjarja e tretë:

Ngjarja e tretë është dorëheqja e paralajmëruar e Drejtoreshës së Rrugëve. Si fillim duhet të cek që Drejtoria e rrugëve është Thesari më i madh i Parave, Arka ku sulen të tërë, funksionarë shtetërorë e kompani zbatimi. Funksionarët kënaqin orekset e Kompanive që të kënaqin xhepin e tyre. Kompanitë kënaqin xhepin e funksionarëve që të kënaqin oreksin e tyre.

Asnjë gjë nuk tepron për shtetin!

Një rrugë preventivohet nga inxhinierë-teknicienë. Në bazë të volumit të punimeve me rezerva të mëdha. Pra, nëse fjala vjen rruga llogaritet se bëhet nga 40 milion Euro, këta e fusin në tender me fond limit 60 milion Euro. Me idenë se do e zbresë tenderi, pra konkurenca, çmimin! Por “ndal beg se ka hendek” thotë ajo fjala. Kush t’a zbresë? Atyre 20 milionëve janë vërsulur të gjithë “birat e kurvave që na qeverisin”!

Prisni burra se ka për të tërë. Fondi limit do merret i tëri!

Nëse zbritet fondi limit brengosen të gjithë, janë paratë e pamarra nga çakejtë “bira kurvash” që na qeverisin! Kur e pyet Drejtorin “Pse nuk është zbritur tenderi fare nga fondi limit” ai të përgjigjet “Kështu ka bërë edhe PD-ja”!

Prokuroria e dëgjon sigurisht, e tha në televizion. Por edhe aty ka “bira kurve” sa të duash. Dinë edhe ata se si ta rjepin.

Ngjarja e tretë ishte  tenderi 20 milion Eurosh Kardhiq-Delvinë. Aty u zunë klientët zbatues me shtetin tenderues. Kompania “Gjoka”  u zu me Drejtoreshën e rrugëve. Ajo i thoshte “mashtrues” e kompania e akuzonte për “hajdute” që e kishte shmangur nga tenderi për t’ia dhënë firmës tjetër kliente të Qeverisë. Debati u bë publik, doli në media. Atëherë u bë një zgjidhje tjetër, u anulua tenderi! Paratë do të çohen diku tjetër ku të vidhen pa bujë, këtu na doli boja. Drejtoresha dha dorëheqjen sepse ajo është më e parëndësishme sesa Klienti.

Klienti është xhepi ku futet dora e “bijve të kurvave” që na qeverisin. Bijve të kurvave” sipas kuptimit të dytë pra hajdutit dhe mashtruesit. /Gazeta Express/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

robt ku ti kesh bake23/09/2019 19:15

andej nga malcija kurvat si bakja i i qujne byth shkerdhym o bake, robt ku ti kesh
ah se harrova edhe ate spiropidhen mu ne gop.. e kam merak te madh ket rruspijen...

Agron A22/09/2019 14:48

Kam punuar me Ermalin ne TVSH. Djale i zgjuar e puntor. Ekonomist i mire. Tani, kur lexoj kete shkrim, me lind deshira ta uroj si gazetar. Shkrim i bukur, i goditur, i nevojshem ne keto situata qe po kalon vendi.
Sa per malesor...une i njoh mire verioret, kam jetuar 9 vjet midis tyre, kur kisha shume probleme dhe malesoret jane jo vetem trima e te zgjuar, por edhe te dashur, te gjenden prane e te ndihmojne...
Ermali eshte i tille. Dhe shkruan me emron e tij e jo i fshehur pas nofkave si ky bakja.
Pershendetje Ermal e pena gjithnje me e forte!

krasasi tp22/09/2019 14:19

Ermal,ti marim me radhe,'bijte e kurvave'.
1.Fatos Nano,dikush tha:"Biri i kurves,thone qe e kane pare duke luajtur ne kazino".Dyshimi i pare.
a.A vazhdoi te luante edhe kur u informua per gjemen ne Shqiperi.
b,Cfare veprimesh nderrmoren 'zedhenesit' e tij ne zinxhirin komandues ne qeveri.
c.A u ben perpjekjet e duhura qe tu vihej ne ndihme atyre djem nenash qe sakrifikonin jetem per nje jete me te mire?.
d.A u perdor dhe nese u sakrifikua jete qytetaresh per perfitime politike me qellim rrezimin e qeverise Nano?.Pyetia 1 milion dollareshe,A do jete kjo dosje nje 'lend' e pare per BKH dhe SPAK?.
2."Biri i kurves" i dyti ne radhe.Ish ministri Saimir Tahiri.Ka kerkuar te gjykohet me 'proçedure te pershpejtuar'Qe do te thote qe ne gjykimin e tij te mereshin si prova vetem ato qe prokuroria kishte deri ne ate moment.Pra qe ne kete moment Z.Tahiri ka pranuar perfshirjen ne gjithe kete 'thashethemnaje'.Gjykimi ne Apel, pas apelimit te prokurorise,do tregoi se kush me shume e se kush me pak, eshte treguar 'bir kurve.Nga pak te gjithe,kjo lexohet qarte dhe ne nuk mund t'ja hame haken askujt.
3.'Biri i kurves' i treti ne radhe eshte Erion Velia, ai i fiqve,ai i ujit thoni ju.Duhet te jesh si ky bir kurve qe te flasesh,shkruash apo te analizosh veprimtarine dhe pergjegjesine e tij ne krye te B.Tiranes.Ky eshte nje prerje jashte serie dhe mjere ai qe e mban ne 'dore apo ne xhep'.Pyetja 2 milion dollareshe eshte, a do jete ky zotnia objekt i hetimit nga BKH dhe SPAK ,apo do gjykohet dhe ndeshkohet me vote nga ne qytetaret?.
4."Biri i kurves' ne radhe jane, kryeministrat dhe parlamentaret, qe ne 27 vite, hartuan ligje ku 2 pjese ju takonin 'rrugeve' dhe 1 pjese zyrtareve.E sigurt eshte qe parlamenti i pare pluralist nuk ju ka lene asnje 'akt te trashegimnise ligjore' por kishin me vone edhe gurin edhe arren dhe kur e kane 'ne dore keta, e fusin ne goje' ,apo jo?.Fatos Nano qe hodhi vickla u dergua ne burg.Dyshimi i radhes,a ishte nje marreveshje xhentelmenesh, qe rri rehate ne Bence sa te vij koha e rotacionit, apo nje ndeshkim per nje kok krisur ?.
5.Biri i kurves ne radhe eshte Z.Rama.Ne vitin 2007 realizoi uljen treshe me S.Berishen dhe Fatos Nanon, me ndermjetesimin e presidentit Mojsiu Preteksti ishin çrtifikatat ,por ne fakt rezultati final ishte pazari.Tepsia,alternimi i pushtetit ,shnderrimi i drejtesise ne nje paterice t e pusht-llekut te radhes dhe instalimi i pa ndeshkushmerise, per krimin dhe korrupsionin.Dyshimi i radhes,a ishte Nano nje i neneshtruar dhe kthimi i djalit plangprishes ne 'familje', pasi u tremb nga nje 'mesim' i dyte Bençe,apo thjesht Nano ishte pjese e kazanit dhe vazhdimesise se mesimeve Ramiziane se "Shqiperia nuk eshte as lindje as perendim".

Skrapari22/09/2019 14:03

Bake! Ty dhe te gjithe te ngjashmeve si ty u duhet qire robt ku ti keni. Njerez pa integritet.

tarasi22/09/2019 11:29

Pse te djeg o Bake , apo ben dhe ti pjese ke ajo shprehje e autorit ??????? Vetem hajduti e horri e mbrojne njeri tjetrin, te kujtoj dhe dicka tjeter, shqiptaret jane nje si ne jug e veri , prandaj matu mire kur shprehesh ne ate menyre o gjakshprishur , o pjelle e serbise.

Shqiptari22/09/2019 10:39

O Bake, cfare ke ne ate rradake? Tru apo mut e fekale!!!!
Tek selia e Riprjedhjes ta kane bere operacionin per heqjen e trurin dhe zevendesimin me mut?
Po ti qenke kokrra e idiotit o Bake!!!!!
Por fatkeqesia e ketij kombi nuk jane vetem bijte e kurvave (pa thonjza) per te cilet shkruan Mulosmani, por kurvat e verteta socialiste qe kane pjelle bije e bija idiote si ky Bake kaqoli, qe kush e di se ne cilen hale ha buke!!!!
Keta Bake-t, ne fakt dhe fatkeqesisht, jane shtuar shume ne Shqiperi. Nga keta Baket, ketyre bijte e kurvave qe na qeverisin, po na vjedhin dhe po nagrabisin, iu duket vetja pushtetare te perjetshem!!!!
Por fundi i pashmangshem po u vjen!!!
Respekte Mulosmani, si gjithmone je brilant ne mendimet qe hedh ne leter!
Nuk

Bake22/09/2019 01:29

Qekan mobilizue gjith loket me shkrujt artikuj. Me q.. u poqem, si I qujshin kurvat anej nga malcija?

Shto koment

Denonco