Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Peshku n’det, e fterja n’zjarm!...

Peshku n’det, e fterja n’zjarm!...

Nga Bledian Koka - 20/09/2019

Me tiganin në zjarr dhe peshkun në det, shqiptarët pritën mbi katër orë dje para ekranit që të gostiteshsin me dënimin e bujshëm të Saimir Tahirit, që nuk mund të ndodhte. Peshku as i madh e as i vogël, i kapur disi, nuk e ngopi oreksin e tyre të hapur pavetëdijshëm nga aksh kumte se në shtator do kishte kurban, gjak, koka ministrash në tepsi!

Me pak fjalë dashi nuk u bë kurban. Sovrani nuk e mori ushqimin që i ishte premtuar bujshëm shqip-anglisht për peshkun e parë të madh. Sepse duhet thënë që në fillim të shkrimit që të jemi të sinqertë në fund. Peshq ka, por s’ka tigan, rrjeta ka, por ka edhe peshkatarë profesionistë që dine sesi mishin ta hanë dhe halat ti ruajnë.

Saimir Tahiri ka 1 mijë mëkate si ministër, por asnjë prej tyre nuk ishte në dosje dhe për këtë ai nuk mund të dënohej. Togë-zezët gjyqtarë nuk mund të fajësohen për këtë. Përmbajtja teknike dhe mënyra sesi u zhvillua procesi ndaj ish ministrit “kampion” nuk është një çështje e thjeshtë për tu diskutuar, dhe kushdo që nis e bën prokurorin dhe gjyqtarin pa patur tagrin dhe dijen përkatëse të lëmës, bën gabimin e pafalshëm e të qenurit i gjithëditur. Pra, Zot mbajna gojën kur nuk kemi gjë për të thënë. E prapë, sot, shqiptarët u zgjuan me shijen e hidhur të gojës që nuk u ushqye një natë më parë. Ose akoma më keq, u gryk më lugën mangut.

Pse ndodhi kjo? Ç’është kjo tendencë kanibalizmi që të gjithë ne na është mëkuar krejt papritur ashtu si dikuri me gjyqet publike, kur për të mçefur vrasjet e njerëvze pa faj, gjykoheshin e vriteshin publikisht njerëz me faj e pa faj. Për më shumë se 2 vite, të gjithë ne, nga pak, ia bëmë gjyqin të pandehurit që mori falje-dënimin dje. Pse e deshëm kaq shumë dënimin e Saimir Tahirit dhe e sulmuam lukunisht vetëm kur ai ra nga fiku me shtysën e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Fatmir Xhafajt? Pse ende në 2019-ën, ne heshtim kur “kampioni” është në pushtet, dhe uturijmë kur atij i merren këmbët?

Po të ishte në dorën e time, Saimir Tahiri do të duhej të dënohej vetëm për një krim, dhe të rëndë fort bile. Akuza më e rëndë e Saimir Tahirit, për mua është ajo e moskallëzimit të krimit. Dhe besomëni kjo nuk ka të bëjë më kushërinjtë e tij Habilaj. Në të gjithë këtë histori mega-okulte ata janë thjeshtë disa përfitues të thjeshtë të thërrimjave që i bien sundimit të Edi Ramës që gostit mbi Shqipërinë prej 6 vitesh. Saimir Tahirit duhet ti kërkohet llogari publikisht dhe për këtë, oh po që i duhet një dajak i mirë moral se përse nuk e tregon fytyrën e vërtetë që fshihet pas çudnimit të Shqipërisë me damkën “Kolumbia e Europës”. E kam thënë dikur dhe po i rikthehem prapë. Në vitin 2016, Drejtori i Informacionit në kryeministri, Endri Fuga telefononte një e nga një drejtorët e kryeredaktorët e televizioneve me të cilët kishte komunikim dhe i pyeste kështu: “Hë mo si po duket kjo puna lejimit të hashashit, a po ngjit ndopak në popull?”.

Sepse nëse edhe njëherë në 2019-ën ecim me logjikën se “Enveri nuk dintë gjë, se Mehmeti e bënte me kokën e vet”, këtu nuk jemi asgjëkundi. Këtu jemi në fazën që koka e qelbur e peshkut, po mundohet të na servirë si ushqim luspat e veta. Dhe përtej mllefit politik, përtej dëshirës jo të pa arsyeshme për dënime se kupa është mbushur e derdhur me kohë, duhet të mos ecim në rrjedhën e përroit të zakonshëm psiqik.

Sot nuk duhet të harrojmë Edi Ramën, dhe se në tymin e kokës që avullon në kokën e shqiptarëve pa pushim që dje, edhe më shumë se pardje, duhet të lejohet të mbretërojë aryseja. Ajo se një shoqëri e shëndoshë nuk mund të ndërtohet me idenë se peshku do të na serviret i ngrohtë në pjatë, ashtu natyrshëm, pa bërë asgjë.

Në kulturën perëndimore, njeriut nuk duhet të ushqehet peshk, por duhet ti mësohet sesi ta kapë vetë peshkun. Mësimi ishte ai që morëm dje. Sepse për më shumë se dy vjet dëgjuam që peshkun gati do e kishim, por harruam se pa u kapur në rrjetë asgjë nuk është e sigurtë. Për njëherë të vetme sinqerisht mendoj që në këtë rast nuk e kanë fajin shqiptarët, e kanë ata që kur mësuan e folën shqip, ndoshta nuk e dinin se gjuha jonë ka edhe një shprehje tjetër, atë të famshmen e ndër më ironiket: “peshku n’det, e fterja n’zjarm”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo24/09/2019 08:54

Zoteri t....
Ju sugjeroj ta lexoni edhe njehere shkrimin e Z. Koka. Saimir Tahiri nuk mundet te denohet kursesi vetem per mosdenoncim krimi, sepse ai nuk ishte ndonje femije qe beri sic i thane pa e kuptuar se cfare bente, apo se kishte frike nga Rama. Perkundrazi, ai ishte njeriu i duhur i zgjedhur nga Rama per ate objektiv per shkak te gadishmerise dhe deshires se tij dhe lidhjeve me boten kriminale edhe para se te vinin ne pushtet. Tahiri dhe e “ verteta” e tij e madhe kishte gjithe mundesite per te mos pranuar misionin qe i ngarkoi Rama, apo edhe ta demaskonte ate. Por jo! Tahiri, ministri i brendshem me i “ suksesshem” i te gjitha koherave, terrorizoi popullin e thjeshte dhe e futi ne burg per 300 leke energji elektrike te papaguar, apo per zoterim te nje cigareje hashashi ne xhep, nderkohe qe vuri ne plan kanabizimin e tere territorit te vendit, venien e policise se shtetit ne sherbim te ketij aktiviteti ilegal ( mbase per Curin , si filozof dhe teolog “ mekati” i Tahirit nuk eshte ndonje “ hata” e madhe se kudo po legalizohet hashashi!!!) dhe persekutimin dhe burgosjen e atyre pak policeve te ndershem qe kerkonin ta zbulonin dhe luftonin kete plan djallezor te kriminalizimit te cdo qelize te shoqerise shqiptare.

t23/09/2019 11:03

Edhe nje shkollar i mesem e kupton qe nekete shkrim autori nuk e merr fare ne mbrojtje tahirin,perkumdrazi, e thote shqip,duhet te jepte llogari per moskallzim krimi

Skrapari22/09/2019 14:23

Zonja Ajo! Se pari ju pershendes qe megjithse nga shume larg jetoni me hallet e problemet e vendit te origjines. Jam plotesisht dakord me komentin Tuaj. Bravo.

Ajo20/09/2019 19:53

Edhe nje here tjeter Z. Koka vazhdon me arrogancen e te gjithediturit, a thua se ka mbetur ndonje shqiptar me nivel inteligjence qofte edhe poshte normales te mos e dije se koka e peshkut te qelbur eshte vete Rama. Por kjo nuk do te thote se Tahiri qenkerka pa faj! Jo mor zoteri! Tahiri ne mos eshte aq fajtor sa Rama, prape eshte shume fajtor dhe e ka vendin ne burg per nje kohe shume te gjate. Vetem atehere do shihnit ju, gazetari “ i gjitheditur” se si do “ kendonte” Saimir trimi dhe do dorezonte koken e Rames dhe te gjithe klanit te Rilindjes qe se bashku me vetedije dhe me nje plan shume te detajuar thurren planin e kanabizimit te Shqiperise dhe kthimit te vendit ne nje qender boterore te trafikimit te drograve te renda.
Edhe dicka tjeter: nuk eshte aspak e vertete se Tahirin e “ shiti “ Rama, Veliaj apo Xhafaj ne luften e tyre te brendshme per pushtet. Tahiri ra ne rrjeten e antimafias italiane, se po te ishte per Ramen edhe sot e kesaj dite do kishim Tahirin minister te brendshem duke vazhduar me sukses detyren per ta mbajtur Shqiperine ne krye te listes se narko- shteteve qe furnizojne Europen dhe me tej me droge pa iu hyre nje gjemb ne kembe.
Une nuk e kuptoj se si guxoni dhe dilni ne mbrojtje te Tahirit? Valle a nuk zoteroni minimumin e vetedijes qytetare? Fakti qe sulmoni Ramen, por cuditerisht ju qan zemra per Tahirin nuk ju ben domosdoshmerisht te drejte dhe te ndershem. Akoma nuk mund ta kuptoj se cfare perfaqesoni dhe per interesat e kujt punoni. Eshte fatkeqesi per vendin tone qe cdo media eshte tejmbushur me “ analiste” te tipit tuaj.

Shto koment

Denonco