Tutkunia që gënjen veten se shkollohet dhe pedagogu me gjerdan floriri

Tutkunia që gënjen veten se shkollohet dhe pedagogu me gjerdan floriri

Nga Klodian Tomorri - 18/09/2019

Ajo studentja e Elbasanit ishte në prag të vendosjes së një rekordi të pathyeshëm botëror dje. Do të merrte 27 provime për një javë dhe këtë nuk e bënte dot as Stephen Hawking i ndjerë, mendja më brilante e njerëzimit në 50 vitet e fundit. Por Elbasani është vendi i mrekullirave. Kjo është pjesa se pse duhet të qeshim më veten tonë.

Tani pjesa serioze, ajo e qarjes. Ne jemi bërë një shoqëri hipokritësh, që gënjejmë veten. Ajo tutkunia, që dje doli heroinë, gënjen veten se shkollohet.

Prindërit e saj, të cilët e kanë regjistruar vajzën në Universitet për një vit, por nuk shqetësohen se ajo nuk shkon asnjë ditë në shkollë, gënjejnë veten se janë prindër.

Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash të përdorura, gënjen veten se është doktor shkencash. Dhe kështu me radhë, të gjithë ne kemi ndërtuar një shoqëri të rreme, ku të gjithë gënjejnë të gjithë, dhe të gjithë gënjejnë veten. Ky është kulmi i hipokrizisë.

Kur shpërtheu greva patetike e studentëve që kërkonin arsim universal falas, pjesa më e madhe e shoqërisë sonë hipokrite u solidarizua. Ja ky është rezultati i arsimit falas.

Ne i taksojmë bukën e gojës fukarait sot për të subvencionuar shkollën e tutkunëve dhe tutkuneve, që regjistrohen në Universitet dhe pasi nuk shkojnë asnjë ditë në auditor, pasi nuk kanë hapur asnjë faqe libri në jetën e tyre, duan të marrin 25 provime për një javë.

Arsimi i lartë duhet të jetë me çmim tregu. Vetëm kjo i eliminon palaçot që nuk kanë me se të shtyjnë ditën dhe regjistrohen në Universitet. Dhe pjesa më tragjike e kësaj është se nesër, ajo studentja dhe shumë të tjerë si ajo, do të jetë mësuese që do të mësojë fëmijët e nesërm, do të jetë drejtoreshë në administratë e madje mund të jetë edhe deputete në Kuvend.

Kjo pështirësi duhet definancuar urgjentisht. Ne duhet të subvencionojmë arsimin vetëm për studentët e varfër, por edhe këtyre me kushte, përkundrejt rezultateve. Në të kundërt do të vazhdojmë të taksojmë fukarenjtë dhe të pamundurit për të mbajtur në këmbë bordellot universitare.

Do të financojmë makinat e shtrenjta dhe varëset e florinjta të pedagogëve bishtpëllumba dhe shkollimin e tutkuneve dhe tutkunëve analfabet. Ky është krim.

Përkundrejt definancimit, është emergjente shkallëzimi i institucioneve universitare. Ndoshta jam gabim, por unë nuk besoj se në Universitetin e Tiranës mund të marrësh 25 provime në një javë pa shkuar asnjë ditë në mësim. Prandaj nuk mund të jetë njësoj Universiteti i Tiranës me atë të Elbasanit. Këtu ka nevojë për hallkë të ndërmjetme mes universitetit dhe shkollës së mesme. Këto universitetet si Elbasani të jenë në gradë mbi shkollën e mesme, por kurrsesi universitete.

Ky palaçollëk i pështirë duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

x finfu-ne19/09/2019 00:49

x finfune kineze dhe kohen e tij te atehereshme te revolucionit te tensiaopinit.
shakate menjenate je spektakolar me idene uniporno

krasasi tp18/09/2019 16:14

Kesaj studentes i hengshim dasmen o Z.Klodian, se gjthesesi 'nuk ka larask pa bisht'thote populli.Kur 'Magazinat e Shtetit' ngelen bosh, domosdo qe te dyshuar, por edhe te prezumuar do ngelen te gjithe.Ne universitetin e Elbasanit por gjithandej ka pedagog qe kane neper banka apo si pasuri te lujtshme miliona euro . Rithemelimi nepermjet reformimit ,dikton vetingun edhe te keta 'edukatoret e brezit te ri'.Ne te tre kriteret.Arsimimin, 'Xhepat' dhe nje komision profesoresh qe ti degjojne ne dy ore leksionesh.Pra kemi nje indicie , rrofte goca ,qe na i dha kete mundesi qe te dyshojme por edhe te na pastrojne.Sikur une te isha pedagog, do ja kerkoja shtetit te vepronte.Por edhe si qytetar kam arsye ta ngre zerin.

Arber18/09/2019 15:38

Bravo e ke vene gishtin ne plage. Te ajo plage e hapur qe deshmon qelbezimin e shoqerise Shqiptare te kthyer ne nje gangrene. Keto palo Universitete pergatisin karaputana e kryekodoshe, por jo njerez qe kane merak per dije.

Gjergj Simaku18/09/2019 15:01

Ky bandill-shkrusi me pare e ka bo universitetin? Spo hodha lumin per vete, ju te yjeret pirdhuni tani!

Alban18/09/2019 14:16

Ajo studentja eshte vertet tutkune. Por nga leximi i shkrimit tend, del se dhe ti ne mos je plotesisht, te pakten i afrohesh shume tutkunit.
E c'lidhje ka me kete rast, qenia e studimeve me ose pa pagese?
Ai qe ka lek te paguaje studimet, per t'i mare provimet paguan edhe per provimet se " kur iken mijexhja,s'behet merak kush per qindedhen" e lekeve.
Kush tha se po te jete universiteti me pagese, vajzat e bukura nuk do te afrojne trupin e tyre, per te mare provimet?
Le pastaj propozimi i dyte per hallka ndermjetese. Budallallek me okë.

Astrit Murrizi18/09/2019 09:59

Ne kohen e qofte largut ne nje fshat te myzeqes llazi ishte brigadier i nje brihade me femra llazi ishte me i ( zgjuari i fshatit) cdo pushim dreke i mblidhte grate ne hijen e plepit dhe ja merrnin kenges llazi solist 'une thoshte llazi do them te plepi me shtate vrima ju do ma ktheni me iso shtyma re llazi shtyma se mu tha peshtyma .keshtu dhe sot me krye llazin qe kemi ja mbajme ison te na e shtyje sa me shume qe ky vend te pjelli vec llazer

XIN FU18/09/2019 09:27

uni-porn-iteti dhe materniteti do te jete shkrimi i rradhes

ali18/09/2019 09:17

NJE vertete qe te gjthe e dine dhe mbyllin syte para saj.

Shto koment

Denonco