Opozita dhe presidenti, dy institucionet legjitime të vendit

Opozita dhe presidenti, dy institucionet legjitime të vendit

Nga Hajro Çini - 15/09/2019

Artisti shquar Avni Delvina ka ilustruar artistikisht, dhe në mënyrë gjeniale shqetësimin publik të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shqetësim të cilit i bashkohem pa rezerva, dhe mbështes mesazhin e tij për tu bashkuar dhe shpëtuar Shqipërinë.

Asnjëherë, pas 1919, edhe pasi u pushtua, Shqipëria nuk ka qenë më në rrezik se sa sot kur, shumë aspekte të jetës politike, shoqërore, ekonomike apo kombëtare janë nën thundrën e ilegjitimitetit.

PPP kanë shkatërruar deri në palcë buxhetin e shtetit, dhe jo vetëm sot por edhe brezat e ardhshëm do të vuajnë, për ndoshta një shekull, pasojat. Shtypi i lirë ka vdekur, dhe po të mos ishte për rrjetet sociale apo gazetat presticioze perëndimore, BILD, Zëri i Amerikës etj. Shqipëria do të ishte në një terr informativ më të errët se gjatë regjimit komunist.

Me anë të makinacioneve mafioze, korrupsionit, ndaj të cilave kanë mbyllur sytë, në mënyrë të pashpjegueshme, edhe disa përfaqësi perëndimore në Tiranë, apo të disa zyrtarëve të BE, qeveria ka arritur, me efikasitet, të shkatërrojë Rendin Kushtetues (mungesa e Gjykatës Kushtetuese) si dhe ka deligjitimuar të gjithë strukturën shtetërore shqiptare, përveç Presidencës dhe Opozitës.

Shqipëria ka sot vetëm një Institucionin legjitim Kushtetues, Presidenti i Republikës, dhe vetëm një Institucion të pastër politik, Opozita e vërtetë jashtë parlamentare dhe çdo shqiptari të ndershëm.

Këto dy institucione janë shpresa dhe e ardhmja e Shqipërisë. Shqiptarët duhet domosdoshmërisht të rrëzojnë uzurpuesit e Pushtetit Qeveritar, të Parlamentit ilegjitim apo të Sistemit të kapur të Drejtësisë.

Shën Agustini ka shprehur dikur me shumë të drejtë:

‘Nëse nuk respektohet drejtësia çfarë janë qeveritë përveçse banda hajdutësh?’

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kuti16/09/2019 15:22

Jo vetem fjale o miq!! Beni thirrje per revoltë! Nerezit duan te shohein veprim, jo vetm fjale! Nuk mund te pretendosh se e bere detyren karshi vendit duke bere nje rezyme qe tashme e dijne edhe femijet! Nerezit kane nevoje per frymrzim e kuraje, e nder te paret qe duhet ta japin jane inteleteualet; nese quhen te tille! Asgje nuk behet me fjale, punet behen me guzim e vedosmeri... deri ne fund! Poshte zagret e qeverise se doçit,Roshfin shiptaret e atdhetaret! Asnje sllogan nuk hidhni dot...turp! Ps. shpresoj me gjithe shpirt te mos jeni ne sherbim te vathes se qenereve, e beni gjoja se jeni me shqiptaret per te treguar se media eshte e lire!

kuti16/09/2019 15:15

Shto koment

Denonco