Isuf Kalo, ky i pafytyrë që po mjekon krimet e Enver Hoxhës

Isuf Kalo, ky i pafytyrë që po mjekon krimet e Enver Hoxhës

Nga Erl Kodra - 15/09/2019

Shënime rreth një libri të neveritshëm

Shpesh më kujtohet një ndodhi e herëshme e fëmijërisë time, që shënoi fillimin e dyshimit brenda meje, se bota ime e vogël nuk ishte ashtu siç dukej. Tetorin e atij viti të largët, e gjithë shkolla jonë do të ngjitej në faqen e malit përballë, për të shkruar parullën gjigande me gurë: Parti - Enver. Mbaj mend se drejtori i shkollës dhe disa mësues po diskutonin se çfarë parulle do të shkruanin, si "Jetë të gjatë Shokut Enver Hoxha" ose ndonjë tjetër. Me sa duket vendi nuk i lejonte, ndaj vendosën për vetëm këto dy fjalë.

Nuk e di pse unë hyra në një diskutim me shokun tim se Enver Hoxha do të vdesë një ditë, sepse edhe ai është njeri, dhe gjithkush në këtë botë vdes. Llogjika ime prej fëmije të zgjuar nuk e pranonte dotë gënjeshtrën e hapur, ndaj këmbëngulja ime qe vërtetë e fortë.

"O budallë, si po thua se xhaxhi Enver do të vdesë?! - më thoshte shoku im. Vërtetë, si po e thosha unë këtë, madje me zë të lartë?

Të nesërmen ndryshoi gjithçka për mua dhe familjen time. U mblodh i gjithë fshati, koperativistë dhe brigadierë, traktoristë dhe prashitës misri, çobanë delesh dhe lopësh, nxënës shkolle dhe mësues fshati. E gjithë bota po e sulmonte babën tim, nanën time, familjen time dhe mua. Të gjithë na shihnin ndryshe. Pushkaxhinjtë e katundit, do qenie të gjata me karabina kraheqafë, ishin gati t'i hidhnin hekurat babës. Më vonë fillova të kuptoj se unë jetoja në një botë të pabesë që nuk hante arsye.

***

Isuf Kalo ka shkruar një libër të ndjerë për Enver Hoxhën, jo për Bllokun siç pretendon ai. Unë nuk e kam lexuar librin e Kalos, por më mjaftojnë ato që po lexoj përditë në shtypin më të rëndësishëm të Tiranës, më mjaftojnë intervistat e autorit në programet kryesore televizive, ato që ai i pohon qetësisht, për të kuptuar se çka është në të vërtetë ky libër prej 600 faqesh.

Dr. Isuf Kalo nuk është një shkrimtar, ai nuk ka interesa dhe ambicie letrare. Jeta e tij i përket një profesioni që ka të bëjë me qeniet njerëzore, por në një plan tjetër, në një mënyrë tjetër. Po pse Isuf Kalo, bash njeriu që i ka shërbyer Enver Hoxhës në mënyrën më intime, shkruan një libër të tillë? Çfarë e detyron këtë njeri në përmbyllje të karrierës së tij, t'i hyjë një ndërmarrje si kjo? Cilat janë mjetet me të cilat ai operon, çfarë kërkon të nxjerrë në pah, çka rreket të lërë në sub-kujtesën e lexuesit, sidomos të lexuesit që nuk e ka jetuar atë kohë?

Së pari, ky libër botohet 35 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës, kohë e mjaftueshme kjo që plagët e thella të kenë zënë kore. Po ashtu, lexuesit potencial të librit janë ata që nuk kanë qenë bashkëkohës të Hoxhës, nuk e kanë jetuar atmosferën e errët dhe makthin enverian. Këta njerëz duhet ta shohin ndryshe monstrën shqiptare, ta konceptojnë atë si një njeri të mirë e të fisëm, njëlloj babaxhani madhështor të ngjashëm me Zotin. Sipas Kalos, ai është një pacient disi i vështirë, por i fortë, që në thelb ia ka lehtësuar punën doktorit, sepse, trupi dhe shëndeti i Enver Hoxhës në të vërtetë nuk i përkiste atij vet, por shoqërisë për të cilën Enveri po sakrifikonte jetën. Enveri sipas Kalos ishte një burrë i mirë, një bashkëshort i devotshëm, një prind i dashur, një gjysh i shkëlqyer, një bashkëbisedues hokatarë, një njeri i ditur dhe i lexuar. Madje, edhe vet Enveri duket sikur është viktimë e ferrit që ai ka ngritur.

Çfarë manipulimi i pafytyrë!

“Është lehtë ta përqendrosh fajin dhe mallkimin te një njeri i vetëm e të gjithë të ndihemi të lehtësuar sepse e gjetëm fajtorin, por e vërteta është se kështu lëmë pa cenuar sistemin. Dhe sistemi prodhon diktator të ri” - thotë Isuf Kalo në intervistë për Mustafa Nanon.

Po a nuk ishte Enver Hoxha kasapi i pashpirtë i shqiptarëve? Cila forcë madhore e detyroi këtë përbindësh të ndërtonte një ushtri me qeniet më perverse, që shfarosën barbarisht jetët e 6000 shqiptarëve, burgosën dhe internuan qindra mijëra të tjerë? Isuf Kalo përpiqet të mbjellë dyshimin se Enver Hoxha ishte një njeri normal, madje në një jetë paralele ai mund të ishte një mësues i shkëlqyer, shakaxhi dhe sharmant, çka në të vërtetë nuk ishte.

Kalo nuk ka një shpjegim të arsyeshëm, madje as nuk lodhet të japë ndonjë të tillë, për atë çfarë bluante mulliri i Hoxhës; krahë, këmbë dhe kafka shqiptarësh. Jo, ai kujdeset të paraqesë vetëm anën tjetër të tij, domethënë, atë pjesën ku çdo gjallesë e kësaj bote është e sinqertë; siç janë përshembull procese të caktuara fiziologjike të jetës njerëzore. Përveç kësaj, Kalo përpiqet të krijojë një atmosferë ku luheshin drama të epërme njerëzore dhe interesa globale (lexo: të botës shqiptare) në një mjedis të veshur me solemnitet epik. Kësisoj, doktori autor ndërton një imazh idilik për burrin e pashëm Enver Hoxha.

Doktori e thotë vet, hapur dhe pa komplekse, se qëllimi i tij ka qenë të shpalosë të vërtetën, domethënë anën njerëzore të Enverit. Për këtë qëllim, në intervistat e tij ai thotë gjithmonë se "është një libër i shkruar me sinqeritet", ndërkohë që menjëherë shton se "unë i referohem njeriut, se me atë kam pasur punë. Puna ime ka qenë të shëroj njerëz. Çfarë rëndësie ka posti, puna që bën ky njeri në jetën e përditshme. Këtë e gjykon shoqëria, drejtësia, të tjerët… Nuk duhet të presin nga mjeku që të mallkojë pacientët".

Po Isuf Kalo, është e vërtetë; askush në këtë botë nuk pret që ti të mallkosh pacientin Enver Hoxha. Por gjithashtu, askush në këtë botë nuk duhet të lexojë sentimentet e tua për pacientin tënd pervers. Kjo do të thotë se ti nuk je i detyruar të shkelësh detyrimet etike profesionale si mjek i Enver Hoxhës, por ne nuk kemi pse të dëgjojmë në programe kombëtare televizive dhe të lexojmë në gazetat kryesore të vendit glorifikimet e tua për përbindëshin Enver Hoxha.

Ka edhe diçka tjetër, shumë serioze. Duke shfrytëzuar lirinë dhe përmasat e saj, Isuf Kalo merr guximin dhe sfidon shqiptarët duke shkruar një libër të neveritshëm, sepse e di që shqiptarët do ta tolerojnë atë, fundja ai është thjesht një mjek që ka shkruar për një pacientin e tij "fatkeq" dhe babaxhan, një gjysh të mirë që vishej si babagjyshi, por që vuante nga diabeti, dhe që kishte pësuar infrakt miokardi, dhe që vuante edhe nga intrigat e shokëve, sidomos nga pasuesi i tij i vogël Ramiz Alia.

Sa gjynah për Enver Hoxhën, sa paska vuajtur i shkreti!

Në anën tjetër 3 milion skllevërit shqiptar vazhdonin jetën me ankthin e vdekjes që u rrinte mbi kokë; të uritur, kockë e lëkurë ata zvarriteshin jashtë "Bllokut" ku jetonte "perëndia" e tyre.

Të shkruash një libër prej 600 faqesh është një angazhim i jashtëzakonshëm. Për më tepër, kur të shkruarit nuk është aktiviteti yt profesional. Mund të japësh një intervistë me rezerva të mëdha, madje i turpëruar (por jo fajtor) se i ke shërbyer një monstre si Enver Hoxha, por të angazhohesh për të shkruar një 600 faqe libër, tejkalon çdo kufi të sjelljes etike në raportet profesionale, që mjeku Isuf Kalo pretendon. Prandaj Isuf Kalo ka kryer me ndërgjegje të plotë një shërbim për terroristin më famëkeq të historisë.

Askush nuk pretendon pse Isuf Kalo nuk e vrau terroristin Enver Hoxha kur e kishte atë mundësi, askush nuk e akuzon atë pse i qëndroi besnik profesionit të tij dhe e shëroi atë. Jo, gjëra të tilla shqiptarët i kuptojnë mirë. Por Isuf Kalo duhet t'u kursente shqiptarëve elozhet për vrasësin e tyre. Libra të tillë shkruhen vetëm për qëllime të errëta. I tillë është edhe "Blloku" i mjekut-autor Isuf Kalo.

Imagjinoni një skenë të tillë; Blloku dhe personazhet e tij, Komiteti Qëndrorë, Kryeministria, vila e Enver Hoxhës, vilat e tjera, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha, bijtë e Enverit, bijat, anëtarët e Byrosë Politike, Partinë e Punës, oficerët e Sigurimit, ushtarët. Edhe mjekun Isuf Kalo. Të gjithë duke i shërbyer një njeriu, prej nga buronte jeta për pjesën tjetër të popullit. Domethënë, Enver Hoxha sipas Isuf Kalos ishte një lloj "mëme-mbretëreshë" që siguronte vazhdimësinë, që adhurohej nga shqiptarët, një formë e jetës primitive që ekziston tek instektet. Për të siguruar mbijetesën, pjesë të tëra të popullsisë së "insekteve" sakrifikohen me dëshirë. Këtë Isuf Kalo e paraqet natyrshëm, njerëzishëm dhe si diçka normale, madje, edhe nëse kishte diçka anormale, kjo ka ardhur për faj të sistemit, por jo të terroristit Enver Hoxha, këtij burri sharmant dhe babaxhan.

Në krye të këtij teksti shkrova dy fjalë për ditën kur unë fillova të kuptoj se bota ku unë jetoja ishte një gënjeshtër makabre. Duhet të ketë qenë fillimi i viteve 70. Një fëmijë që e mendonte me seriozitet mundësinë që Enver Hoxha një ditë do të vdesë. Që prej asaj dite për autorin e këtyre rradhëve, - një fëmijë i shkretë nga një fshat i humbur i Shqipërisë, filluan sfidat.

Sfidat ndër shqiptarë luheshin gjithandej me solemnitet tragjik. Një pjesë vritej pa mëshirë dhe rregull, një pjese u zhdukej edhe varri, një pjesë lëronin tokën si buajt, një pjesë jetonte me zinë e bukës, një pjesë përgjonte, një pjesë vidhte, një pjesë mashtronte, një pjesë ishte "e lumtur", një pjesë përdhunonte gra dhe vajza. Një pjesë qanin, një pjesë ulurinin. Shumica vuanin.

Isuf Kalo mjekonte terroristin Enver Hoxha.

Shënim: Unë nuk kam mundësi që të kem publicitetin e Dr. Kalos, domethënë, unë nuk ftohem në studio televizive, nuk citohem nga mediat e mëdha kombëtare. Por dëshiroj me gjithë shpirtë tekstin tim ta lexojë jo vetëm Isuf Kalo, por sa më shumë shqiptarë. Prandaj, ju lutem shpërndajeni sa më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz18/09/2019 15:52

Pse nuk e dime ne se kush ishte dhe eshte Isuf Kalo? Nje mut muti?!

N18/09/2019 10:35

Jo ti riktheje rrenjet komuniste por ti pastroje qe te shpetoje pasardhesi i tyre edi rama, fakir xhafa etj. Pra qe sorosi te justifikoje krimin qe i ka bere ketij vendi me minjt e tij nga komunizmi shqiptar qe i ka promovuar nonstop qe nga fillimi. Dhe evropa....oh evropa sa ja ka lehtesuar punen.

N18/09/2019 10:13

Jo ti riktheje rrenjet komuniste por ti pastroje qe te shpetoje pasardhesi i tyre edi rama, fakir xhafa etj. Pra qe sorosi te justifikoje krimin qe i ka bere ketij vendi me minjt e tij nga komunizmi shqiptar qe i ka promovuar nonstop qe nga fillimi. Dhe evropa....oh evropa sa ja ka lehtesuar punen.

Glen Lufi17/09/2019 12:47

Nje vend pa memorie eshte nje vend pa te ardhme.
Shqipetaret u vrane, u perdhunuan, u burgosen, u torturuan por asnje kriminel nuk pagoi per kete. Do te ishte e aresyeshme qe sot Isuf Kalo te kalonte vitet qe i kane ngelur ne burg per ofeze ndaj cdo shqipetari te vuajtuar nga krimineli hoxha.

KUTI 16/09/2019 14:58

Regjigje Tefikut: Rrofte mretnia shqiptare!

KUTI 16/09/2019 14:58

Regjigje Tefikut: Rrofte mretnia shqiptare!

memorja historike e munguar16/09/2019 09:36

Nuk e shoh të keqen tek botimi i librit të Isuf Kalos ku ai tashmë në një moshë të thyer, përpiqet të justifikojë zellin e tij si mjek i diktatorit, duke e paraqitur ate kryesisht në planin e mardhënieve familjare, si një baba e gjysh "model".
Ajo që është me të vërtetë shqetësuese, është fakti se pse po propogandohet kaq shumë një libër i tillë e përse thirret autori në studiot televizive apo në intervista në mediat e shkruara.
Pra përse po i bëhet një shërbim i madh propogandimit të këtij libri "dashamirës" për një diktator , pikërisht 6 vite pasi Shqipërisë i ka ardhur një tjetër diktator nga "e majta e moderuar europiane" shqiptare ?
Në ato pak fragmente që kam lexuar nga ky libër të botuar në disa media, ndonse mjeku debatikas diabetikas Kalo, përpiqet të krijojë përshtypjen se po sjellë kujtimet e tij "realiste" nga mardhëniet familjare të diktatorit me familjen e Bllokun, ndihet kjartë afeksioni që ka pasur ai për diktatorin, duke prezantuar maskën e tij "njerëzore" si një dukuri normale.
Padyshim që diktatori Hoxha, krimet më të mëdha i bëri ndaj elitës intelektuale antikomuniste nacionaliste, por si të gjithë diktatorët paranoiakë, ai qe po kaq mizor edhe me bashkëpuntorët e tij me të afërt, veçanërisht me ata që kishin njëfarë formimi intelektual, apo edhe me ata xhahilë që ishin më të zellshëm edhe se ai në krime..
Neokomunistët e sotëm, në përpjekje për të glorifikuar partinë komuniste si partia "aleate" fitues e Luftës së dytë botërore,sëbashku me mohimin e partive të djathta të vjetra nacionaliste, mohojnë edhe faktin se shumica e komandantëve të brigadave partizane të LNÇL, në kohën kur Hoxha vdiq, ose ishin zhdukur tinëzisht, ose ishin pushkatuar apo burgosur si "agjentë të imperializmit amerikan" apo "social-imperializmit revizionist rus"
Duke lënë mënjanë përpjekjet e Kalos për të na servirur Enverin si një personazh "njerëzor" në mardhëniet familjare, si nuk doli ndonjë "idealist komunist" që të shkruante ndonjë libër për te se sa e përfaqësonte ai "idealizmin komunist" e çfarë kishte të përbashkët me fillozofinë marksiste.
Ai udhëheqës i "diktaturës së proletariatit" a ishte vetë vërtetë një proletar, dhe a ishte Enveri një intelektual i mirëfilltë ?
Sot pjesa dërmuese e shqiptarëve e dijnë se Enveri i përkiste një shtrese shoqërore të mesme me lidhje edhe me shtresën e pasur e sa i takon formimit ideollogjik marksist apo shkollimit të plotë që mund ta vinte në rrafhën e intelektualeve, e dijnë se Enveri as e kishte idenë e fillozofisë marksiste e as nuk pati kryer ndonjë shkollë të lartë.
Pati vagabonduar vitet e rinisë në Francë , gjoja për të bërë studime universitare me bursën e qeverisë së Zogut e nuk përfundoi as edhe vitin e parë të studimeve.
Për të ardhur tek libri i Kalos,a nuk duhet shtruar pyetja se përse po propogandohet ky libër pikërisht në kohën kur kemi një Enver të dytë në Shqipëri, Edi Ramën ?

Martin15/09/2019 20:15

Erli ka te drejte per komentet qe ben.
Megjithese Isuf Kalo (vete ishte komunist bashke me familjen e fisin e tij) perpiqet ta paraqese ta paraqese librin si pershtypjet e tij per E Hoxhen apo Byrone Politike te asaj periudhe qe ai ka punuar(sherbyer) ne Kliniken Speciale, perseri eshte nje justifikim i veprimeve te E Hoxhes apo sistemit komunist. Kur iu bene pyetje specifike nga moderatori(et) per disa momente te shkruara ne liber ai i dredhonte per te mos dhene pergjigjen qe duhej e duke thene 'e kam shkruar ne liber'...
Eshte e habitshme dhe per te ardhur jeq qe nje prof.ne Mjekesi qe supozohet te jete i rrjedhshem ne te folur ishte aq shume jo elokuent ne studiot televizive ku ishte ftuar. Kjo ka qene inteligjenca shqiptare qe rregjimi komunist dergonte per soecializime jashte vendit me parate e popullit qe merrte ushqime me tallon?!

Adi15/09/2019 19:24

Ju lumte z. Kodra.
Te bie te ndeshesh jo vetem me Kalon, qe e ben mire punen e mjekuesit te imazhit te kriminelit. Po si t'ia bejme ushtrise se sahanlepiresve te sotem "sqimatare e trima" qe dikur hanin groshen e ushtareve dhe vishnin kambalet e sherbyesve katundare. Nje bie e mijera laro nano, baze, duka, e shme e shume...anoazeuka perlajne e shqyejne shpirtin e ketij populli fatkeq!
Mallkue brez pas brezi!

Adi15/09/2019 18:08

Ju lumte z. Kodra.
Te bie te ndeshesh jo vetem me Kalon, qe e ben mire punen e mjekuesit te imazhit te kriminelit. Po si t'ia bejme ushtrise se sahanlepiresve te sotem "sqimatare e trima" qe dikur hanin groshen e ushtareve dhe vishnin kambalet e sherbyesve katundare. Nje bie e mijera laro nano, baze, duka, e shme e shume...anoazeuka perlajne e shqyejne shpirtin e ketij populli fatkeq!
Mallkue brez pas brezi!

Ridhjeresi15/09/2019 16:56

Ridhjerja po pastron dhe larteson figuren e Komunizmit dhe Enver Hoxhes. Eshte strategji e tyre te riktheje rrenjet komuniste ne Shqiperi.

Daj Jaku15/09/2019 16:44

Këto qënkan rastet kur librat duhen djegur...bashkë me autorët... madje edhe botuesit.

Qazim Tefiku15/09/2019 15:19

Me vitet 90 erdhi mbas shum kohe Arshi Pipa mbasi mbriti ne rinas pritesit I brockulliten se kishin mundur komunizmin,dhe ai pyet sa komunista u vrane ? asnje i thane pritesit e konvertuar ,thone se qe nga Rinasi mori prape rrugen e kthimit Arshiu ,qe i drite shpirti .Keshtu I dashur Erl ,Jo qe su vrane ,su denuan por te pakten nje falje te thjeshte per ne qe na moren gjithcka ,sjemi gjak tjeter por jemi gjaku tyre qe na e bene jeten me tmerre te pa fundme .Edhe sote ata sundojne te bijte e baballareve, Gramoz Rruci kryetar parlament,kjo ndikon se gjate kesaj kohe ne shqiperi kane sunduar vetem larashet ,dhe nje zvendes te Meksit qe vune I hapen koken me qyte pistolete mbase ju kujtohet Dylber Vrioni, heronjte e demokracise .Pse mos ta glorifikojne diktatorin Ka qene dhe eshte koha e tyre ,ne dac politike ,ne dac ekonomike,keta dote bejne cmos qe e djathta e vertete ne shqiperi te mos te vije kurr ne pushtet.

Shto koment

Denonco