Të ngrihemi në lartësinë e guximit epik të Azem Hajdarit

Të ngrihemi në lartësinë e guximit epik të Azem Hajdarit

Nga Sali Berisha - 12/09/2019

Azem, ti je gjallë!

Si sot 21 vjet më parë, Shqipëria përjetoi vrasjen e shekullit. Falanga të zyrtarëve kriminelë me uniformën e oficerëve të lartë të Policisë ekzekutuan para selisë së PD, sipas një skenari politik, tribunin e lirisë së shqiptarëve, prijësin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, themeluesin e pluralizmit politik dhe Partisë Demokratike, kryetarin e parë të saj, Azem Hajdari.

Azem, ti je gjallë!

Ata që - në një akt hakmarrjeje të verbër ndaj tij për sistemin e baballarëve xhelatë dhe mizorë që ai përmbysi - kryen më 12 shtator të vitit 1998, vrasjen e shekullit, kanë marrë dhe do të marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër, ndëshkimin e historisë.

Kurse, kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së trimërisë dhe guximit mbinjerëzor të të riut shqiptar, bëhet çdo ditë, javë, muaj dhe vit që kalon, më e ndritur dhe më madhështore.

Sot, mirënjohja më e thellë që mund të shprehet dhe nderimi më i madh që mund t’i bëhet Azem Hajdarit, Liderit të Revolucionit Demokratik të Dhjetorit 1990 -  i cili së bashku me shokët dhe shoqet e tij studentë u përball dhe përmbysi në dhjetor të vitit 1990, sistemin më monist të planetit -  është të ngrihemi në lartësinë e guximit epik të tij dhe të hedhim në koshin e plehrave të historisë, narkoshtetin dhe regjimin e kakistokracisë të Edvin Mafisë dhe klikës së tij kriminale.

Azem, ti je gjallë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari12/09/2019 18:30

Ja e ngjalli e bija! Pika qe nuk i bie!!!
Ja u ngrit Rudina ne lartesine e duhur qe guxoi dhe u fut ne shtratin e ngrohte te ripjerdhjes per ca para te qelbura!!! Turp!
Rudina e c'nderoi gjakun dhe idealet e Azemit!
Por mbi te gjitha e tregoi hapur se edhe intelektualisht eshte cope-cope, ne nje nivel shume te ulet!!!
Intelektual nuk te ben as origjina dhe as mandati i deputetit!!!
Ajo tregoi se notat dhe diplomen i paska marre vetem nga mbiemri qe mban!!!

Shto koment

Denonco