Tahiri sulmon Veliajn e kërcënon Ramën

Tahiri sulmon Veliajn e kërcënon Ramën

Nga Syri. net - 11/09/2019

Pas seancës gjyqsore të 10 shtatorit 2019, Tahiri ka lëshuar një “bombë” të koduar. Në realitet përmes kësaj “bombe” Tahiri ka sulmuar ashpërsisht Erjon Veliajn. Por ndërkohë i ka dërguar një mesazh “kërcënimi” edhe Edi Ramës. Sepse Tahiri s’e ka fare një shënjestër as Ministren e Drejtësisë, të cilën ai e konsideron një “hic” dhe as ndonjë ministër apo minister tjetër që i duken “miza”. “Bomba” e koduar ishte në realitet e drejtuar për nga Veliaj, duke i rënë me spond Maznikut.

Armiku i hershëm dhe deri në vdekje i Tahirit është Erjon Veliaj. Të dy ambiciozë e karrieristë të pashëmbullt, të vendosur fillimisht nën hyqmin e Edi Ramës por me synime të largëta. Veliaj i mbështetur nga Soros që ka synuar gjithnjë të zërë vëndin e trashëgimtarit të Ramës dhe ka parë si konkurent të rrezikshëm Tahirin, i cili u forcua shumë përmes lidhjeve kriminale dhe pasurimit nga kanabisi, në kohën që ishte Ministër i Brëndshëm e ndërkohë krahu i djathtë dhe personazhi i besuar i Ramës.

Rama i ka përdorur maksimalisht ambicjet e tyre ekstreme për interesat e tij, ndërkohëqë në realitet të dy kanë pasur dëshirë të përdoren nga Rama për të bërëkarrierë e mbi të gjitha për të “siguruar” në momentin e duhur pozicionin e “trashëgimtarit, të cilin në realitet nuk e kishte në dorë as Rama vetë, por ata që kishin mbështetur vazhdimisht Ramën.

Konflikti gjithnjë ekzistues mes Tahirit e Veliajt është shfaqur i ashpër në momentin që Rama u detyrua të përcaktonte “trashëgimtarin” apo më saktë kur e detyruan atë të përzgjidhte Veliajn si “trashëgimtar”.Në fakt Veliaj kishte punuar intensivisht që në fillimet e angazhimit të tij politik me “qëndrën” kur e vendosën në krye të Mjaft e G99 e në krah të Ramës, për të zënë vendin e “trashëgimtarit” të Ramës, qysh atëhere kur bëheshin plane sesi Rama do të merrte drejtimin e PS e më vonëedhe të qeverisë.

Godititjen e parë të fortëeleminuese dhe për ti hequr cdo lloj iluzioni për “trashëgimtar,  ja dhanë Tahirit ata që mbështesnin Veliajn, duke e detyruar Ramën ta largonte Tahirin nga qeveria e tij, nga PS dhe më vonë të mos e kandidonte as në listën e PS në 2017. Ndërkohë që Tahiri kishte qënë deri në ato momente personi më i lavdëruar nga Rama dhe me të cilin Rama kishte kryer shumë nga zullumet më të mëdha me të.

Më vonë, sa herë që Tahiri ka ngritur kokën duke dhënë mesazhe se është e i pastër dhe sapo të pastrohet do të rikthehet fuqimshëm, Veliajn tinëzisht dhe njerzit e tij të ngushtëhaptas e kanë goditur ashpërsisht Tahirin duke kërkuar ndëshkimin e tij deri me burgosje. Rruga e Tahirit për në burg është shtruar me kujdes të vecantë nga Veliaj dhe njerzit e tij, ndërkohë që Rama nuk e ka penguar ndonëse në realitet nuk ka qënë shumë dakord, për më tepër qëkishte shumë frikë se burgosja e Tahirit mund të ishte edhe fundi i tij.

Rama në realitet synonte ti përdorte sa më gjatë të dy, duke mos lejuar të hapej diskutimi për trashëgimtarin e tij, ndsërkohë që Veliaj duke parë avancimin e rrezikshëm të Tahirit donte ta merrte këtë garanci apo tja rrëmbente atë Ramës për të qënë i sigurtë në të ardhmen. Kjo betejë e ashpër mes Ramës, Veliajt e Tahirit është shfaqur në momentin kur Ramës i duhej të përcaktonte Veliajn si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që Tahirin e nxorrën jashm PS. Po ashtu Rama, duke ditur edhe se Tahiri zotëronte dosjen gjermane të Xibrakës ku ishte i implikuar Olsi Rama, nuk ka qënë dakord për goditjen “fatale” të Tahirit dhe sa herë Tahiri ka kërcënuar i ka dërguar mesazhe “paqtimi” për ta vënë në gjumë.

I ndjerë në rrezik burgosje, Tahiri, përmes “bombës” së koduar jo vetëm sulmoi Tahirin por edhe “kërcënoi” egërsisht edhe Ramën, duke i kujtuar  se kanë një “pakt” të fshehtë mes tyre, përndryshe mund të kthehet në të “penduar” që duke treguar shumë të vërteta, madje me prova e fakte të rregjistruara, do të mund të hidhte në erë edhe Ramën, edhe Veliajn edhe të gjithë Rilindjen.

Realisht Tahiri, i gjëndur vetëm disa hapa larg burgut, lëshoi ‘bombën” e koduar, duke paralajmëruar se pas meje do të bëhet kiameti. Ky ishte mesazh edhe për Ramën edhe për Veliajn të ndodhur jashtë sallës së gjyqit por që ndiqnin me shumë interes e vëmëndje gjithcka thoshte Tahiri por edhe ata në sallë që mbanin shënime, të cilët këtë rradhë Tahiri i kurseu në retorikë për të mos hapur shumë fronte lufte.

Syri.net

11 shtator 2019

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ooops12/09/2019 21:10

@ Daj Jaku.....
Seria e 148 e Ertogrul vazhdon ne muajin Tetor

Daj Jaku11/09/2019 11:05

Ku ishte bomba?

Shto koment

Denonco