Raporti i OSBE/ODHIR, goditje nukleare për narkoshtetin!

Raporti i OSBE/ODHIR, goditje nukleare për narkoshtetin!

Nga Sali Berisha - 07/09/2019

Një nekrologji ndërkombëtare për shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri. Autopsi e vërtetë e regjimit të kakistokracisë!

Raporti përfundimtar i Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODHIR për farsën moniste të 30 qershorit, vetëkuptohet i përqendruar parësisht në procesin e farsës moniste elektorale, bën një radiografi të greminës në të cilën ka rrokullisur Shqipërinë Edvin Kristaq Mafia.

Që në fillim dua të them se nuk kishte asnjë dyshim se kjo farsë moniste ishte antikushtetuese, antidemokratike dhe binte në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, parimet e saj për zgjedhjet demokratike.

Pikërisht këto arsye detyruan Këshillin e Evropës, në një akt të paprecedentë në historinë e tij, të anulojë misionin e vëzhgimit të kësaj farse moniste, e para e këtij lloji në Evropë pas rënies së perdes së hekurt.

Përveç këtyre, pavarësisht se Misioni i OSBE/ODHIR për arsye politike preferoi të mos bojkotojë vëzhgimin e farsës moniste të Edvin Mafisë, e vërteta është se edhe ky Mision, në mbrojtje të parimeve dhe standarteve ndërkombëtare të zgjedhjeve në vendet e lira, rrëzoi në mënyrë përfundimtare këtë farsë, që në raportin e tij paraprak të publikuar në fillim të korrikut që kaloi.

Në këtë raport ai deklaroi se kjo farsë moniste “përfilli pak” interesin e zgjedhësve, pra vetëkuptohet, ajo u zhvillua për interesin e kryekreut të Meduzës dhe karriges së tij, madje misioni “de facto” e shpalli farsën zgjedhore si antikushtetuese, pra zhvillim jo legjitim apo si një grusht shteti, pasi deklaroi se dekreti i anulimit të farsës moniste nga Presidenti mund të rrëzohej vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga KQZ e shndërruar në Gjykatë Kushtetuese nga Edvin Mafia, duke pohuar kështu se ai dekret ishte në fuqi dhe sipas ligjit, farsa moniste nuk mund të zhvillohej më datë 30 qershor.

Dua të shtoj këtu se në takimin para largimit nga Tirana, të znj. Glover me trupin diplomatik, dështuan totalisht përpjekjet e ndonjë diplomati për t’i shkëputur në atë takim asaj, për llogari të qeverisë së Edvin Mafisë, qoftë dhe një grimcë vlerësim të vetëm të përgjithshëm pozitiv për procesin, sa për të cilësuar farsën “sadopak“ legjitime apo “deri diku” të pranueshme.

Por tani le të kthehemi ne tek raporti përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ ODHIR për farsën moniste të 30 qershorit.

Pa asnjë diskutim ky është raporti më negativ, më damkosës i publikuar ndonjëherë nga ky institucion për zgjedhjet në një vend të hapësirës së OSBE. Por ky raport nuk është vetëm nekrologjia e një farse të turpshme moniste të 30 qershorit, por shumë më tepër se kaq. Është një goditje nukleare për narkoshtetin e Edvin Mafisë, kakistokracinë e tij.

Raporti është nekrologjia e shtetit ligjor në Shqipëri dhe njëherazi, autopsia e narkoshtetit, shtetit zuzar, antidemokratik të Edvin Mafisë, narkoinstitucioneve të tij, që kanë zëvendësuar shtetin ligjor dhe institucionet e tij demokratike.

Në këtë kontekst, ndonëse është tmerrësisht e hidhur, dua të pranoj se kjo është një meritë historike e këtij Misioni.

Ky është raporti i parë ndërkombëtar që nxjerr në dritën e diellit me të gjithë shëmtinë e tij, fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të parë në Evropë, atë fytyrë që makineria e propagandës qeveritare, por mjerisht rëndom edhe raporte të huaja publike, e kanë fshehur, lustruar, injoruar.

Midis të gjitha proceseve të një shoqërie të lirë, në procesin zgjedhor ka një ndërveprim më të gjerë e më intensiv se sa në çdo proces tjetër, të Kushtetutës, Kodit Elektoral, kodeve dhe ligjeve te tjera si dhe të të gjitha pushteteve, institucioneve, faktorëve shoqërorë dhe politikë të një vendi.

Shteti ligjor e ka gjenezën në votën e lirë, por edhe procesi zgjedhor është edhe prova, testi më themelor i funksionimit të tij.
Raporti përfundimtar i Misionit të Vëzhguesve t OSBE/ODHIR dëshmon paragraf pas paragrafi se në Shqipëri, shteti ligjor, ligjet, Kushtetuta, institucionet që të gjitha pa përjashtim, janë të rrënuara nga kapja e tmerrshme e narkoshtetit dhe kryekreut të Meduzës, Edvin Kristaq Mafia.

Ky raport në mbi 97% të paragrafeve të tij denoncon pa ekuivok, dhunimin flagrant në çdo hap të farsës moniste, të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, rrënimin e plotë të sigurisë juridike si arkitrau i shtetit ligjor dhe funksionimit të tij.

Raporti fakton se i gjithë ky proces shkatërrimtar është ndërmarrë me qëllime politike dhe personalisht nga vetë kreu i Meduzës, Edvin Mafia, të cilin nuk ngurron ta përmendë direkt për ta turperuar sipas motos “name and shame” – “përmend dhe turpëroje”.

Përveç goditjes së kryekreut, Raporti godet fatalisht me fakte konkrete institucionet e narkoshtetit dhe narkozyrtarët horra të tij, si narkoqeveritarët, narkoanëtarët e KQZ, të cilët me urdhër partiak marrin përsipër çdo rol dhe funksion: nga gjykatës kushtetues, në gënjeshtarë të neveritshëm ordinerë, në shkelës të ligjit dhe kriminelë elektoralë.

Raporti denoncon gjithashtu se në narkoshtetin e Shqipërisë, njëlloj si në çdo diktaturë, narkogjykatësit me vendimet e tyre absurde në sallën e gjyqit, shkruajnë ligje, pra kryejnë krime elektorale me urdhër politik dhe se ata ndodhen nën satrën e Vetingut të kontrolluar fund e krye nga kryekreu i Meduzës.

Po kështu ai denoncon shkeljen masive të ligjit nga narkoprokurorët dhe narkopolicët banditë e kriminelë, të cilët qëndrojnë jo për hetimin, por për fshehjen e krimit elektoral.

Raporti denoncon narkokomisionerët, për të cilët ligj është vullneti i partisë, narkoklientelën në të cilën, në dhunim flagrant të ligjeve, një person është shpërblyer me katër licenca kombëtare mediatike.

Ai gjithashtu denoncon dhunimin masiv të ligjeve të vendit nga mijëra e mijëra punonjës të administratës së narkoshtetit, të cilët detyrohen të marrin pjesë në mitingjet e kryekreut të Meduzës apo dhe të votojnë haptas për të ruajtur vendin e tyre të punës.

Të gjitha këto zhvillime në narkoshtetin e vetëm në Evropë ndodhin para syve të shqiptarëve dhe botës në kushtet kur procesi zgjedhor monist i 30 qershorit ishte tashmë ekskluzivisht vetëm e vetëm në duart e falangave të tij dhe pa ndikimin e askujt tjetër.

Përveç këtyre, ky raport përfundimtar i Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODHIR është nekrologjia e shtetit ligjor dhe autopsia e narkoshtetit të Edvin Kristaq Mafisë, pasi në një seri paragrafësh dhe në mënyrë të përsëritur e precize, dëshmon dhe denoncon se shteti zuzar shqiptar ka dhunuar në mënyrë flagrante, duke filluar direkt personalisht nga kryekreu i Meduzës Edvin Mafia dhe mafiozet e tij të tjerë me radhë, nene kryesore të të gjitha konventave ndërkombëtare që Shqipëria ka firmosur dhe që lidhen me parimet e shtetit ligjor dhe zgjedhjeve të drejta, liritë themelore të qytetarëve duke filluar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB, Karta e Kopenhagenit për Zgjedhjet e Lira, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Dokumentat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kodit të Venecias për zgjedhjet e lira, Konventës Evropiane për të Drejtat e Minoriteteve, Konventës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Si përfundim, mund të thuhet se Raporti i Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODHIR është dokumenti i parë madhor ndërkombëtar që bën radiografinë e narkoshtetit të parë në historinë e Evropës, që ndërtoi në Shqipëri në bashkëpunim me krimin dhe mafien e drogës, një monstër skiziode me emrin Edvin Mafia.

Opozita ka meritën e veçantë se ajo me guxim e vendosmëri paralajmëroi dhe denoncoi me kohë zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin e mafies së drogës dhe krimit si dhe papajtueshmërinë absolute të Edvin Mafisë me votën e lirë.

Ajo prej kohësh është në një betejë pa kthim me regjimin e kakistokracisë, përmbysja me të gjitha mjetet e mosbindjes civile është vendimtare për fatin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp11/09/2019 19:41

Bravo Skrapari,jam ne nje mendje me Ju.Meqe Sali Berisha ka deklaruar qe nuk ju rikthehet angazhimeve ne poste te larta partiake dhe shteterore, eshte pa zarar te them nje merite te madhe te Sali Berishes.Ai, eshte nje nga arkitektet e Reformes ne Drejtesi.Mafia dhe politikanet e korruptuar kane arsye ta ndjekin deri ne varr Z.Berisha.

Skrapari08/09/2019 11:23

Doktori eshte personaliteti me i madh qe ka nxjerre kombi shqiptar por jo vetem, madje krahasohet me personalitete te shquara boterore. Kjo eshte e padiskutueshme.

Shto koment

Denonco