Raport për një palë zgjedhje të paligjshme

Raport për një palë zgjedhje të paligjshme

Nga Nga Andi Bejtja - 05/09/2019

Ndoshta për herë të parë në historinë  e saj si organizatë,  OSBE-ODIHR, është detyruar të mbajë një raport unik: raport për zgjedhje që edhe vetë i ka konsideruar të jashtëligjshme.

Dhe këtë e ka bërë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.  I vetmi kuriozitet ka të bëjë me faktin  se si mund  të skanohen një palë votime moniste nga  një organizatë e profilizuar për të montuar zgjedhje pluraliste.

Ndaj, për një njeri që e lexon me dy gram tru në kokë këtë Raport, i duken pa kuptim, jo vetëm titujt qesharak të lëpirëseve të qeverisë të tipit “Zgjedhjet plotësuan standartet, ishin plotësisht të lira”, por edhe titujt seriozë “Raporti rrëzon, zgjedhjet e  30 Qershorit”.

Shkurt dhe shqip: OSBE-ODIHR, i quan këto zgjedhje të jashtëligjshme.  Ky raport fillon dhe mbaron te ky paragraf: “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës  13 Tetor si ditë e zgjedhjeve lokale, nuk u publikua në Fletoren  Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi I këtij akti i nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”. Shqip, Anglisht, pikë, fillon dhe mbaron këtu e gjithë historia e votimeve të  30 qershorit. Pas botimit të dekretit në fletoren zyrtare zgjedhjet duhej të mbaheshin  më  13 tetor, automatikisht 30 qershori bëhet nul. 

Ky puç institucional, ka sjellë  me radhë  derivate shkeljesh ligji, një pas një, që nga interpretimi i Kolegjit zgjedhor, reagimi KQZ, etj etj, duke i bërë së pari dhe së fundmi  votimet e 30 qershorit të jashtëligjshme.

Kjo që ndodhi me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, më shumë se sa një grusht për standartin e zgjedhjeve pluraliste, qe një vare e rëndë në rrugën e ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokracisë. Koha dhe këto sidomos këto  30 vjet kanë dëshmuar se gjëja më e vështirë për ne, kanë qenë ndërtimi shtetit ligjor dhe vendosja e sidomos më shumë mbajtja e atyre standarteve që mezi i vendosim.

30 qershori i vitit  2019, jo si histori zgjedhjesh pluraliste, por si kulmi I historikut të antentave ndaj shtetit ligjor, që janë bërë në Shqipëri ndër vite, na ka kthyer shumë  pas. Shumë individë, organizata, do e lexojnë me vëmendje këtë Raport final, për një palë zgjedhje të jashtëligjshme: disa për të gjetur justifikime për për varenë që i ranë këtij shteti, disa ndoshta dhe se kanë frikë se një ditë mund të përgjigjen ligjërisht për këtë krim e puc institucional që kanë bërë. Po me dorë në zemër e me ndërgjegje  këtë raport për një palë zgjedhje të paligjshme, duhet ta lexojë  sidomos zyrtari i nderuar amerikan, tashmë i dërguar i posaçëm për Ballkanin  Mathew Palmer, i cili edhe pas dekretit të Presidentit të Republikës, bëri thirrje publike që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor.

Askush nuk e  vë në dyshim që zoti Palmer është nisur nga dëshira të mira, por pas publikimit të këtij raporti final nga OSBE-ODHIR, parë nga aspekti i forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, ai nuk është as më shumë e as më pak, por në rastin më të mirë: një nga ata që penguan botimin e Dekretit të Presidentit ne Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Samiu07/09/2019 13:47

Nuk e kuptoj ku e gjejne te drejten keta analistkoqe...qe percaktojne ligjshmerine apo paligjshmerine e zgjedhjeve...kur gjithe bota, perfshi edhe OSBE-ODIHR, pavaresisht se i kritikoi si te njeaneshme ...me gjysmat pa konkurrente.... e plot e plot t tjera qe jane pasoje edhe e mospjesemarrjes se opozites ne zgjedhje, sigurisht edhe te pozites... i percaktuan si legjitime??????... kur do tregohemi serioze e te pergjegjshem ne analiza apo veprime e mosveprime tona ne ato qe themi e bejme?.....

Nebil05/09/2019 15:56

Analize e perkryer nga nje tribun i fjales se lire, atdhetar trim e dinjitoz!

altini05/09/2019 14:00

Te pergezoj per shkrimin dhe guximin Andi Bejtja, me urimin qe mos perfundosh ne "listen amerikane" te atyre qe pengojne ecjen perpara te demokracise dhe te reformes ne drejtesi.

i deleguari05/09/2019 12:37

Zoti Bejtja,percaktime te ngjashme ose edhe me te renda lidhur me keto votime kane qene pa fund si para edhe pas 30 qershorit. Kane qene te paligjeshme,u botuan ,nuk u botuan ne fletoren zyrtare,30 qershori nul,puc institucjonal,atentat ndaj shtetit....Pra 30 qershori "ka rene,por ata thone u ngrit ".Po nuk besove pyet Karo Bolinin qe e ka spjeguar fije per pe qofte ne gazete qofte ne television dhe sidomos po japin spjegime te hollesishme te gjithe kultivuesit e marjuanes dhe rojet e tyre! Po cfare do behet zoti Bejtja, cfare presin shqipetaret? Eshte zero skandali i Edvin Norieges krahasuar me idjotesitesite evropianiste te Olandezeve te opozites. Priti kete,priti ate,me tha keshtu,i thashe ashtu!!! Po ik o koqe merr ruget sa ne Evrop sa ne Amerike per t'i sqaruar,e nqse ste pret askush,kjo ndodh sepse aq vlen dhe aq besim kane tek ty prandaj ,hap krahun Lulzim se mjaft halle ka ky popull! Te tjerat ja ne dokrra hini!

Shqiptari05/09/2019 10:01

Qeveria hedh bomba tymuese per te hedhur hi syve njerezve te tmerruar nga megaskandalet e kesaj qeverie antipopullore dhe per mbuluar sadopak bomben atomike te OSBE/ODIHR per megaskandalet zgjedhore moniste te qeverise se qelbesirave, te qeverise me te ndyre ne historine e kombit shqiptar!
Nuk e di se cfare populli jemi ne shqiptaret!!!!! Si e durojne nje qeveri kaq hajdute dhe kaq te pacipe antipopullore!!!!!
Kjo qeveri jo vetem qe po na vjedh perdite, jo vetem qe po na grabit cdo pasuri, jo vetem qe po na degdis dhe po e boshatis Shqiperine, por mbi te gjitha po na grabit gjene me te shtrenjte per nje komb: po na grabit lirine dhe demokracine te fituar me aq gjak dhe sakrifica shumeshekullore!!!!
Shqiptaret po veteizolohen, po vetepushtohen, po vetegrabiten nga shqiptaret me te ndyre te historise!
Ndrihuni o shqiptare! Ngrihuni sa nuk eshte vone! Ngrihuni jo rreth PD, LSI dhe opozites, por bashkohuni rreth njeri-tjetrit per te mbrojtur lirine tuaj, demokracine dhe shtetin ligjor te se drejtes!
A nuk e kuptoni se sa shume keni humbur nga dinjiteti juaj???!!!!
2 milion shqiptare po iu nenshtrohen, po iu perulen, po iu roberohen dhe po iu skllaverohen 15-20 gangestereve, krimineleve dhe njerezve me te ndyre te rraces tone!!!!!
A nuk po na mashtron historia, qe shqiptaret nder shekuj nuk e kane duruar dot shtypjen, nenshtrimin, pushtimin, roberimin dhe skllaverine??!!! A eshte kjo nje genjeshter historike, apo shqiptaret behen trima, partiote dhe te guximshem vetem ndaj armiqve te huaj, apo shqiptaret me plisa ne koke bashkohen forte, behen trima, atdhetare dhe patriote te medhenj vetem kur ekipi kombetar i futbollit ndeshet me ekipin e Serbise, Malit te Zi dhe Greqise???!!!!
Ndersa kunder nje qeverie shqiptare antipopullore jeni dhjaksa, frikacake dhe burreca!!!!
A nuk e kuptojne qe armikun me te rrezikshem kombetar sot kane Edi Ramen dhe banden e tij kriminale????!!!!
Po nuk e rrezuat me cfaredo lloj mjeti kete megabande roberuese te lirise tuaj, atehere u dhjefsha mu ne patriotizmin dhe atdhetariznim tuaj!

Shto koment

Denonco