Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Si mund të jesh për mëmëdhe e Shqipëri, kur e përkrahë ‘Rilindjen’ e Piktorit?!

Si mund të jesh për mëmëdhe e Shqipëri, kur e përkrahë ‘Rilindjen’ e Piktorit?!

Nga Kim Mehmeti - 04/09/2019

Mbase është ndjenjë e përkohshme dhe gënjeshtare, por ka filluar të më duket se më është zbehur gëzimi dhe padurimi i dikurshëm për të shkuar sa më shpesh në Tiranë, edhe pse njësoj si përherë, përmallem për t’i takuar miqtë e atjeshëm, të cilëve gjithmonë ua kam pasur zili pse, për dallim nga Prishtina e Shkupi, kryeqendrës së shqiptarisë i vjen ‘era’ e qytetit dhe se atje, gjithmonë gjen bashkëbisedues që ia vlen t’i dëgjosh dhe ndjehesh mirë kur ata ndajnë kohë të të dëgjojnë.

Ku ta dish, ndoshta kjo më ndodh pse Tirana e sotme ka filluar të ma rikujtojë Jugosllavinë socialiste, e cila neve shqiptarëve nga kjo anë e kufirit na ‘diferenconte’ në ‘irredentistë’ e ‘shqiptarë të ndershëm’, ashtu siç i përçanë sot Piktori i dështuar shqiptarët e mëmëdheut, në ‘rilindës’ e ‘kadrinjë’. Pra ndoshta ky gëzim më tretet pse Tirana më bënë të dyshoj se ndoshta kur nuk ka kush të na ‘diferencojë', ne shqiptarët e 'diferencojmë' vetveten, dhe kur nuk kemi armik të ‘natyrshëm’, e shpikim armikun brenda vetvetes.

Apo, them shpesh në vetvete, ndoshta dëshira e dikurshëm që sa më shpesh të shkoj në Tiranë më zbehet pse është shtuar numri i dashamirëve që ma rikujtojnë se jam shkrimtar, se duhet të kujdesem për rehatin time, se s'kam pse ndërhyj në betejat ndërpartiake, se s'kam pse armiqësohem me pushtetarët që ta bëjnë hallin nëse ua refuzon ‘tepsinë’, thuajse unë nuk e di se je më i mbrojtur, më i sigurt, më i pëlqyer e më i pasur, kur mbanë anën e të pushtetshmin, pra thuajse unë nuk e di se miqësia e mbështetur vetëm mbi themelet e frikës dhe interesit vetjak, është pasqyrë ku shihet shëmtia e individit.

Po pra, me kalimin e viteve, thuajse ka filluar të më zbehet gëzimi i dikurshëm që më shoqëronte rrugës për në Tiranë. Dhe ndoshta kjo ndodhë pse e sotmja e atjeshme me shumëçka ma rikujton të djeshmen që e jetuam në ish Jugosllavisë socialiste, kur ne shqiptarët e këtushëm duhej të mbanim llogari me kënd shoqëroheshim, në cilën kafene uleshim si dhe, me cilët gazetarë kontaktonim dhe cilave media u jepnim intervista.

Ku ta dish, mbase mosha është ajo që e tretë entuziazmin e dikurshëm të udhëtimeve, apo ndoshta edhe pse Shqipëria është gjithnjë e më pakë ajo që e ëndërronim dhe kriminalizohet e kalbet më keq se Maqedonia ku jetoj, e ku partia ‘ime’ shqiptare në pushtet, BDI-ja sa nuk të thotë hapur atë që e bënë ‘Rilindja’ në mëmëdhe, pra sa s’të thotë se nëse je me ne, vrit e ther, se ligji nuk të zë dhe synetimin e nipave mund ta bësh në llogari të shtetit, por nëse na kritikon, ki kujdes kur e kalon rrugën, sepse mund të përfundosh nën rrotat e maunës, të cilës rastësisht i janë prishur frenat.

Kohëve të fundit, jo se nuk më vihet në Tiranë, por disi më është zhdukur vrulli i dikurshëm, për të arritur një orë e më parë atje, mbase pse gjithnjë e më shpesh më thonë se nuk i njoh sa duhet as opozitarët, të cilëve ua mbaj anën, thuajse nuk e di se edhe mes tyre ka nga ata që më parë u bënë hajdut, e pastaj burrështetas, që katër vite e plaçkitnin popullin, që të kishin pastaj me çka t’ia blinin votën, njësoj siç e di se Piktori i rritur te Blloku i Xhaxhit Enver, nuk u pasurua duke shitur piktura, se ai e mori vesh ku ndodhet Kosova, si dhe se në Maqedoni ka shqiptarë, pasi i treguan se ‘Kurbanin’ mund ta promovonte e ta shiste edhe në Shkup e Prishtinë.

Pra njësoj siç e di se Piktori do mbetej edhe pa brekë, po të varej nga shitja e pikurave dhe se, e morri vesh që ka shqiptarë edhe jashtë Shqipërisë, pasi u bë Kryeministër, kur i treguan se për të shkuar te miqtë e tij në Beograd, duhet të kalojë apo fluturojë mbi tokat shqiptare në Kosovë e Maqedoni.

Më ndodh shpesh të them se gëzimin e ardhjeve në Tiranë ndoshta ma morën ata që ma rikujtojnë se edhe në radhët e ‘Rilindjes’ ka ‘çuna’ të mirë, thuajse kam dyshuar ndonjëherë në diçka të tillë. Njësoj siç nuk kam dyshuar kurrë se ‘Rilindjen’ e kanë në duar ‘nxënësit’ e ‘sektorit civil’, ata që janë mësuar të mos paguhen aq sa kushton ‘projekti’, por sa fatura të rrejshme kanë siguruar, ata që qeverinë e trajtojnë si OJQ, me Shqipërinë si projekt të përkohshëm të saj dhe Bashkinë e Tiranës si shkollë trajnuese, që ta mëson mjeshtërinë si të mos vlerësohesh nëpërmjet asaj sa ke punuar, por aq sa publikisht ke mashtruar.

Po pra, kohëve të fundit është duke mu mbushur mendja se gëzimin e ardhjeve në Tiranë ma grabitën qëllimmirët që më thonë se as që e kuptojë se çka është duke ndodhur ne Shqipëri, se ‘Vejtingu’ do e pastrojë plehun e nëntokës politike që e ka mbuluar vendin. Dhe gjithnjë e më shumë më mbushet mendja se kanë të drejtë ata që më akuzojnë se nuk e zbërthej drejtë atë që është duke ndodhur në shtetin amë, ngaqë ka kohë që nuk e kuptoj si mund të jesh për mëmëdhe e Shqipëri, kur e përkrahë ‘Rilindjen’ e Piktorit?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari05/09/2019 10:02

Qeveria hedh bomba tymuese per te hedhur hi syve njerezve te tmerruar nga megaskandalet e kesaj qeverie antipopullore dhe per mbuluar sadopak bomben atomike te OSBE/ODIHR per megaskandalet zgjedhore moniste te qeverise se qelbesirave, te qeverise me te ndyre ne historine e kombit shqiptar!
Nuk e di se cfare populli jemi ne shqiptaret!!!!! Si e durojne nje qeveri kaq hajdute dhe kaq te pacipe antipopullore!!!!!
Kjo qeveri jo vetem qe po na vjedh perdite, jo vetem qe po na grabit cdo pasuri, jo vetem qe po na degdis dhe po e boshatis Shqiperine, por mbi te gjitha po na grabit gjene me te shtrenjte per nje komb: po na grabit lirine dhe demokracine te fituar me aq gjak dhe sakrifica shumeshekullore!!!!
Shqiptaret po veteizolohen, po vetepushtohen, po vetegrabiten nga shqiptaret me te ndyre te historise!
Ndrihuni o shqiptare! Ngrihuni sa nuk eshte vone! Ngrihuni jo rreth PD, LSI dhe opozites, por bashkohuni rreth njeri-tjetrit per te mbrojtur lirine tuaj, demokracine dhe shtetin ligjor te se drejtes!
A nuk e kuptoni se sa shume keni humbur nga dinjiteti juaj???!!!!
2 milion shqiptare po iu nenshtrohen, po iu perulen, po iu roberohen dhe po iu skllaverohen 15-20 gangestereve, krimineleve dhe njerezve me te ndyre te rraces tone!!!!!
A nuk po na mashtron historia, qe shqiptaret nder shekuj nuk e kane duruar dot shtypjen, nenshtrimin, pushtimin, roberimin dhe skllaverine??!!! A eshte kjo nje genjeshter historike, apo shqiptaret behen trima, partiote dhe te guximshem vetem ndaj armiqve te huaj, apo shqiptaret me plisa ne koke bashkohen forte, behen trima, atdhetare dhe patriote te medhenj vetem kur ekipi kombetar i futbollit ndeshet me ekipin e Serbise, Malit te Zi dhe Greqise???!!!!
Ndersa kunder nje qeverie shqiptare antipopullore jeni dhjaksa, frikacake dhe burreca!!!!
A nuk e kuptojne qe armikun me te rrezikshem kombetar sot kane Edi Ramen dhe banden e tij kriminale????!!!!
Po nuk e rrezuat me cfaredo lloj mjeti kete megabande roberuese te lirise tuaj, atehere u dhjefsha mu ne patriotizmin dhe atdhetariznim tuaj!

Emigranti05/09/2019 09:29

Perfekt ne analuz Kim, kujtoni qe ne tere trojet shqiptare demokracia esht e brisht e keshtu kuptoni mosreagimin e mijra njeresve te ndershem ne sektirin privat e publik pasi jab nen presionin e bukes se familjes.Megjithate votimet folen qart ku sovrani foli me % si dhe me vota ku denonconin autokracin.Ne kemi nevoj qe njeres si ju dhe te tjere te jeni ne krye te cdo denoncimit te mostrave abtishqiptare nga te dyja aneve te kufirit.
Tung

Shofer Petro05/09/2019 08:37

Je shume i trashe Kim per ta kuptuar kete gje. Mos u lodh kot se nuk ke per ta kuptuar. Je me i trashe se nje gomar.

Daj Jaku05/09/2019 07:41

Ke të drejtë o mik, tek e fundit e majta jeton mbi moton: "lufta e klasave është forca lëvizëse e shoqërisë". Pra duhet shpikur armiku i brendshëm, shqiptari kundêr shqiptarit, për të legjitimuar sundimin e një "elite" mbi pjesën më të madhe të popullit, elitë muti që mbjell urrejtje, padrejtësi, prepotencë, arrogancë, grabitje, shfrytëzim, mosbesim, mjerim, braktisje, arratisj etj nga njëra anë, si dhe servilizëm, injorancë, nënshtrim, diferencim, prapambetje, izolim, varfërim ekstrem të atdheut... më në fund zemërim dhe shpërthim ... luftë brenda popullit.... dhe cikli vazhdon të përsëritet pambarim...

Shto koment

Denonco