Strukturat politike me konotacion krahinor, helm i ndarjes dhe përçarjes kombëtare!

Strukturat politike me konotacion krahinor, helm i ndarjes dhe përçarjes kombëtare!

Nga Bujar Nishani - 30/08/2019

Personi i cili u lobua, sponsorizua dhe katapultua të marrë pushtet absolut në Shqipëri kryesisht vetëm për përfshirjen në dy projektet antishqiptare -  atë të shitjes së detit territorial shqiptar jugor dhe atë të garantimit të logjistikës politike të ndarjes territoriale të Kosovës e më tej, për të orientuar një strategji afatmesme për një Shqipëri salamandër me fusha të minuara nacionalizmash shoviniste antishqiptare brenda saj -  tashmë ka nisur intensifikimin e platformës shekullore shqiptarofobe të rajonalizimit të saj politik, social e shoqëror.

Deklarimi hapur dhe jetësimi i veprimit politik e institucional me të ashtuquajturin “Këshilli i Rajonit të Veriut”, përbën kulmimin e një platforme politike që ky individ dhe rilindja e tij kanë përdorur si ideologji të përçarjes kombëtare dhe profitit politik mbi këtë përçarje. 

Shqipëria nuk është një federatë, por një Republikë unitare, madje shumë e vogël në kontekstin territorial dhe politik për t’u konsideruar e trajtuar me pjesë.

Historikisht, pavarësisht organizimit social/politik të kohës, veçanërisht gjatë pushtimeve apo sfidave kombëtare, shqiptarët kanë reaguar si një të vetëm në bashkëpunim e gjithëpërfshirje.

Malësia dhe Labëria, Dibra dhe Kolonja, Shkodra dhe Bregu, Gjakova dhe Lumi Vlorës kanë qenë vatra të ndezjes së kryengritjeve antiosmane, antisllave, antifashiste e antikomuniste, që prej shekullit XVI.

Kuvendi i Greçës dhe Kongresi i Lushnjes, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe Sulejman Delvina, Prek Cali e Selam Musai, Sali Butka e Ded Gjo Luli, Elez Isufi e Çerçiz Topulli, Postriba dhe Zhapokika, Hysni Lepenica e Abaz Kupi e shumë e shumë të tjerë janë emblema të atij qëndrimi dhe ekzistence unitare shqiptare përpara të cilave e të cilëve del se sa i vockël është ky anarkist i kohëve moderne me misionin për të zhbërë Shqipërinë.

Përdorimi i zhargonit, dialektit të deformuar të veriut në daljet dhe logoretë publike prej tij, nuk kanë qenë as për “gallate”, as batuta, as të rastësishme dhe as për të thyer monotoninë e logoresë.  Ato kanë qenë mirë të projektuara, paramenduara dhe pjesë e platformës shqiptarofobe “përça e sundo”!

Padyshim që partitë politike në kuptimin organizativ të tyre kanë strukturë kapilare në çdo lagje, fshat, qytet e zonë të vendit. 

Por dizenjimi dhe adresimi i strukturave politike me konotacion krahinor është helmi i ndarjes dhe përçarjes kombëtare në interesin e përfitimit politik brenda vendit dhe shërbimit për lobim prej qarqeve shqiptarofobe.

Platforma e identifikimit, adresimit dhe sjelljes formale, jo vetëm në perceptim por dhe artikulim, të Shqipërisë dhe shqiptarëve si “veriorë” dhe “jugorë”, është një platformë e importuar në këtë vend nga akademitë albanofobe, për ta mbajtur këtë vend e komb të përçarë, të frymëzuar nga urrejtja e xhelozia në vend të fokusimit tek vlerat dhe gjenerimi i burimeve të shumta zhvilluese.

Platformë kjo që u injektua me intensitet të fortë veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte periudha e bumit prosperues të kontinentit tonë, platformë që u adaptua si opium ideologjik gjysmë i fshehtë nga regjimi stalinist, që u vendos në Shqipëri dhe u mbajt gjallë vijimësisht si një nga detajet e poshtra të përçarjes dhe sundimit të shqiptarëve prej regjimit. Platformë, që për fat të keq duhet të pranojmë që jo pak ja ka mbërritur të kompleksojë herë pas herë shqiptarët.

Kjo platformë e poshtër dhe antishqiptare qëndron e inkubuar dhe aktivizohet kur raporti i perceptimit skanohet si frymë virtuale makro, por kur zbret në raportin familjar e individual ajo nuk ka forcë e sot madje injorohet. 

Por rreziku i aktivizimit të saj si virus kryesisht për qëllime të pushtetit politik mbahet në jetë e ushqehet vazhdimisht duke identifikuar si laboratorin e së keqes sot, qeverisjen antikombëtare të “rilindsave” që nuk kanë as turpin e as cipën ta artikulojnë atë edhe në zyrat apo tryezat e ambasadave të ndryshme.

Ajo pjesë e shoqërisë, elita e saj, që e kupton fare mirë rëndësinë e unitaritetit social/politik të vendit dhe rrezikun e madh të platformës antishqiptare të copëzimit apo margjinalizimit në kuptimin rajonalist duhet të ndihen jo vetëm të turpëruar por dhe përgjegjës nominal në raport me historinë, nëse heshtin dhe nuk veprojnë në mënyrën e duhur, drejtpërdrejt e vendosmërisht. 

Askush prej nesh nuk mund e nuk duhet të pranojë të na deformojnë e të na fusin në mutacion degradimi, identitetin tonë real e të shëndetshëm që kemi: Me qenë shqiptar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp31/08/2019 19:42

Ajo,....shumica e qytetareve merziten me keq qeverisjen, te tjere, jo pak ,por shume, jane merzitur me keq qeverisjet,Ju merziteni me mua.Ndjese.Por une te siguroj qe do shihem /sy me sy' me syrin.net çdo dite, si nje plarforme opozitare me qeverisjen.Kryeministri te demton me ligje qe i dikton kur ka shumice ne parlament, apo kur opozita çmendet e del nga sistemi.Kryeministri kur ua 'fut,' ua 'fut' te gjitheve ,verioreve dhe jugoreve.Nuk ka ligj dhe as VKM qe te aplikohet veçmas sipas perkatesise krahinore.Disproporcioni ne shperndarjen e fondeve eshte nje praktike qe ndodh per shkak te perkatesise politike dhe jo atyre krahinore.Keto e demtojne interesin publik dhe jo aq shume ndonji batut apo qesendisje e kryeministrit.Sidoqofte edhe fjala vrete. Kemi debatuar bashke ne kete platforme dhe siç mund ta kete kuptuar nje lexues i vemendhshem, une jam pare 'syri jashte' me detashmentin politik , ose siç thuet jam per nje rinovim te krejt klases politike, ndersa Ju e shikoni zgjidhjen te alternimi i pushtetit dhe të 'vrisni', kur jua kritikon njeri 'monumentin e kultures' lidershipin e opozites.

Ajo31/08/2019 02:24

Krasasi tp.... Do ishte mire te na lije pak rehat me komentet e tua prej “ te dituri” qe na i ke ofruar deri ne merzi! Mbase per juve percarja e thelle qe po i ben kombit Rama ne jugore ( dmth te qyteteruar) dhe veriore ( dmth shpellare) eshte dicka normale dhe e mirepritur, sepse shoh qe je tepelenas, bastioni i sigurimsave dhe oficereve me te perbetuar ndaj Enverit dhe PPSh ( sot PS). Mos kujto se jam ne konflikt interesi, nuk jam nga Veriu, ju siguroj se edhe une vij nga jugu i Shqiperise prej nje nder qytetet me te kulturuara te vendit. Gjithmone nuk e kam kuptuar dhe jam indinjuar kur rastiste qe njerez te thjeshte te qytetit tim i paragjykonin shqiptaret qe kishin origjine nga veriu. Por eshte turp, skandal dhe shkelje e kushtetutes se Shqiperise kur kryeministri i vendit, kryetari i bashkise se Tiranes dhe deputete te partise ne pushtet me nje arrogance te papare tallin, percmojne dhe margjinalizojne shqiptaret e veriut te vendit. As serbi, as malazezi, as greku, biles as otomanet qe na sunduan per 500 vjet nuk i kane sjelle kaq dem ceshtjes shqiptare se sa” Rilindasit”, bij te eterve komuniste.

krasasi tp30/08/2019 14:51

Z.President,ne vitet 1975-1990 kur ekonomia ( aq e 'sukseshme' saç ish) kish filluar te tatepjeten , partia filloj ti kthehej thellimit te luftes se klasave dhe qe ajo ti perfshinte te gjithe , u krijuan komisione te hartimit te historikeve te fshatrave.Sigurisht qe e drejtonte partia dhe sigurisht qe edhe familjet e shperngulura neper qytete duhet te kthenin koken pas me qellim se mos u vinin ndonji bisht.Nuk ishte me ne rend te dites, as ku do punohej as se cfare do konsumohej.Te dilje ballelart me biografine ,dmth me partine, ishte qellimi dhe beteja e jetes.Tash ,per klasen politike, fatkeqesisht edhe ne opozite ,hidhen ne tregun politike dhe stisen rreziqet imagjinare,mbi ndarjet, coptimin,dizintegrimin e teritoreve,te unitaritetit te shtetit dhe teritoreve.Kjo ne fakt eshte nje perpjekje per te terhequr vemendjen, nga problemet ekonomike,sociale, shoqerore,dhe gjendjen e te drejtave themelore te njeriut.Kjo eshte edhe ndihma me e madhe dhe dora e ngrohte qe i ofron opozita qeverisjes se majte dhe kryeministrit.Por ky eshte edhe nje lajm i mire.Nje pjese e klases politike, mesa duket po e kupton se duhet nje ndryshim esencial ,thelbesor, permbajtesor dhe reforma gjitheperfshirese,nje pjese tjeter kane zgjedhur çberjen e asaj, qe partneret i kane vene vulen.Ky vend do behet.Krimi i Kajmakut dhe plaçkitja e limonave te grekut me para false,nuk mund te mpije memorjen e shqiptareve , as per plackitjen e pronave, publike ,private dhe shteterore ,as per plackitjen e floririt dhe as ate te fondeve publike .Uluni ne dialog me mazhorancen, qe te krijohen premisat per ndryshim dhe zhvillim.Ose rrini ne rruge ,ne pritje te triumfit te revolucionit dhe 'qendisni' nje shkrim tjeter pas ca vitesh, kur Shqiperija.Mali i Zi,Kosova dhe Maqedonia e Veriut te bijen ndakort me bekimin e partnereve, per te bashkethemeluar nje federate shtetesh te pavarur, me kryeqytet Tiranen.

Shto koment

Denonco