Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Val - drin, Kaj - mak....Kode apo pseudonime

Val - drin, Kaj - mak....Kode apo pseudonime

Nga Avni Nezaj - 28/08/2019

Rilindja erdhi në pushtet që të sillte diçka ndryshe në këtë vend. Dhe të gjithë jemi të bindur se ja ka arritur qëllimit plotësisht.

U prodhua hashash sa për të furnizuar jo vetëm Europën.

Me mbështetje shtetërore, sollëm heroinë e kokainë jo vetëm për nordikët por edhe për turqit.

Mbushëm europën me refugjatë “Made in Albania” edhe pse BE na liberalizoi vizat. Qeveria është në kapacitet të plotë të bindë sa më shumë shqiptarë të ikin. Po punon që t’u krijojë kushte jetese në BE e jo këtu në Shqipëri.

U futën në parlament e në zyrat e shtetit të inkriminuar deri në palcë. E kjo strategji nuk ndalet. Edhe në votimet e fundit moniste përzgjedhja ishte e njëjtë si ajo e 2013, si ajo e 2015, si ajo e 2017, njerëz me shumë emra.

E fundit “Plagë” që ka shpërthyer është pak kilometra larg Tiranës. Në Vorë. Aty ku i përzgjedhuri, është si unë, tha kreu i qeverisë.

Dhe për Kajmakun ka pllakosur zia. Kodi i heshtjes ose kodi i të folurës së kontrolluar nga Ai dhe Ata ka marrë me vehte edhe shumë media në vend. Shpresojnë të kalojë e keqja me kohën.

Dhe më e frikshmja është se majtistët e rilindjes nuk shqetësohen se njeriu i tyre është i akuzuar për një krim të rëndë por se si PD ka mundur të sigurojë dokumentet për të apo për të përzgjedhurin e Shkodrës.

Arrijnë deri aty sa thonë, PD ka paguar para për ti marrë këto dokumenta. Por çfarë rëndësie ka se si i ka marre PD. Rëndësi ka se çfarë kandidatësh ke zgjedhur tu japesh drejtimin e bashikve në vend, ore propagandues i stilit monist.

Kur shikon këto 6 vjet qeversje të Rilindjes bashkë me krimin, zbrazjen e vendit, tkurrjen në maksimum të investimeve të huaja, humbjen e besimit të biznesit, vjedhjet me PPP, shkërmoqjen e demokracisë, me vijnë në mendje skenarët e filmave te ideuar nëpër odat e sigurimit të shtetit.

 “Vala  Drini” na doli huq. Nuk kishte plotësuar kriteret. Nuk ka ditur të maskohet mirë. Armiqtë e klasës e zbuluan.

Pikë kontakti ishte “Kaj Maku” po edhe ky e kish ngjyer gishtin diku. Nuk jemi të qartë se çfarë ka ndodhur. Presim udhëzimet nga qendra.

Më kuptuat.

Përgjigjuni.

Roshi iku, ka ndërruar bazë.

Marrje. Ju kuptuam.

Kajmaku të evitohet, të shikohet për ndonjë tjetër mundësisht që të mos i ketë ngjyer gishtat askund.

Qëndra më dëgjoni. Pa gisht të ngjyer e kemi të vështirë. Vetëm kata na afrohen.

Marrje. Ju dëgjuam. Shikoni ndonjë që gishtin ta ketë të ngjyer sa me pak.

Roshit ti caktohet një detyrë tjetër.

Më degjoni. Kapitalistët kanë dekonspiruar edhe Gjushin, atë të shkurtërin që e takontë Kapoja shpesh.

Marrje, ç'të bëjmë.

Gjushi të lihet në heshtje, në punën e tij, sapo të kemi fushatë e riaktivizojmë. Ka përvojë në pazare.

Dosjet janë shpërndarë gjithandej. Nuk duhet të lihen bashkë se bëhen shumë të rënda.

Qëndra/ Ju kuptuam. Pergjimet me shirita të zhduken. Fotot e dokumentat të digjen, të mos ruhet asnjë kopje....

E kështu vijon komunikimi i përditshëm i rilindasve tanë, hërë me kode e hërë me pseudonime.

Damian, hë vëlla. Apo ska bir ..... ka bir...

Këto janë kodet e heshtjes, të kërcënimit apo kodet e oktapodit e që kur janë të lidhura me pushtet jane edhe më të rrezikshme dhe të dhunëshme se sa çdo lloj komunikimi mafioz tjetër.

Edhe kreu i kësaj katrahure, demek qeverisje, ka dy emra. Diku njihet si Edi e diku si Edvin. E kjo ndoshta nuk i krijon problem që të mos verifikojë ata që i zgjedh me vetedije për të punuar me ta. Edhe pse kanë dy, tre, katër apo pesë emra. Ata mund të bëhen deputetë, kryetar bashkish, drejtorë të rëndësishëm. Janë si unë do të thoshte...

Një emër e kanë për tu thirrur zyrtarë e një tjetër e kanë për të qenë kumbarë...

Në këtë soj qeversje alla krim pushtet, vetëm emri Erion Braçe nganjëherë nuk duket si pseudonim, por si emer socialisti i vertetë.

Më dëgjuat.

Marrje.

Kapitalistët po punojnë me opozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari28/08/2019 21:39

Lereni banden RILINDJA, ajo u perqaktua qarte nga e gjithe bota si nje organizate e strukturuar kriminal mafioze dhe dihet fundi i organizatave te tilla!
Por nuk ka me keq per PS-ne, imagjinojeni ku eshte katandisur PS-ja, ku socialisti i vertet quhet Erion Brace!!!!! O pike e zeze! O pika qe nuk iu bie socialisteve!!!!! Erion Brace eshte njesoj si Mylsym Murrizi me ze femre!!!! Si nuk e zene me dru Fatos Nanon, socialistet e vertete!!!! Akoma nuk e kane marre vesh qe Tosi ua shiti PS-ne me miliona euro tek banda RILINDJA???!!!!! Pse si mendoni ju, a kishte bythe Edi, te merrte PS-ne dhe te menjanonte dhe injoronte Tosin!!!???? A ka me njeri per te shkerdhyer robt se sa Fatos Nano???!!! Kaq te trashe jeni, o PS-iste????!!!! A nuk ju vjen turp qe Tosi u shiti tek EDI!!!!!????
Tani EDI u ka kthyer ne morra dhe ju shtyp kur i ngrihet po u ngritet!!!

Malo28/08/2019 17:39

E bukur por ne fund ja ke futur kot; Erion Brace emer socialisti?!!! Mashtruesi i ZP?!! Ai qe vodhi dhe sigurimet sociale te punonjesve te ZP?!! Ai qe e zhyti ZP ne borxhe dhe bleu apartamente?! Ai qe nuk di sa hyrje ka te prokuroria?! Miu i halese qe e hedh Rama si top sa here i duhet e kur i duhet?! Ky eshte Bracja i vertete...

po ai 28/08/2019 15:59

val-nane, kaj-shqipe

ylli28/08/2019 13:46

hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa e bukur

Shto koment

Denonco