Një histori faturash

Një histori faturash

Nga Klodian Tomorri - 26/08/2019

Kjo puna e faturave te hoteleve qe flene zyrtaret e shtetit neper udhetime zyrtare apo private me kujton nje histori. Nje ish kryeminister pyet vartesin e tij minister; A kemi korrupsion ne qeveri ne?

Ish ministri ishte burre i zgjuar. 

-Vallai o shef kjo pune eshte keshtu- i thote.  “Cdo ministri, 5 milione euro ne vit ja ofrojne. Tani se kush nga ministrat i merr dhe kush jo, kete nuk di ta them.” 

Kjo eshte histori e vertete.

Ma merr mendja se shumica e zyrtareve te shtetit qeshin me kete punen e fatures se hotelit te Ministres se Drejtesise. Madje disa prej tyre, ndoshta thone edhe sa budalla eshte ky popull qe ben kaq shume zhurme per kete therrimen e vogel. Ministrat po e po, por edhe drejtoret e thjeshte ne administrate.

Nje fature 700 euro, eshte nje pike e vogel, shume e vogel uji, ne oqeanin gjigand te shperdorimeve, abuzimeve, vjedhjeve dhe korrupsionit qe ndodh ne shtet. Me 700 euro ne Shqiperi nuk i afrohesh dot as rojes ne ministri.

Por pavaresisht kesaj, pavaresisht se eshte nje shperdorim ordiner, banal dhe i paperfillshem ne gropen gjigande te korrupsionit endemik qe ndodh cdo dite ne shtet, prape eshte i peshtire. Per nje arsye mbi te gjitha. Je zyrtar i nje prej shteteve me te varfra ne Europe. Pse duhet ta teprosh deri ne ate pike.

Dreqi ta haje, po mund te flesh shume rehat ne hotelet me te mira te Europes edhe me 200-300 euro ne nate. Direkt te luksi si te babezitur.

Emmanuel Macron festoi 40 vjetorin ne Chateau de Chambord, keshtjellen ekstravagante te nderuar nga Fransua-ja i Pare. Rezervoi per nje fundjave bashke me familjen per nje fature qe ishte rreth 1 mije euro edhe e masakroi shtypi. Dhe ky i kishte parate e veta, jo me shpenzimet e shtetit.

David Cameron dhe Angela Merkel kane gati 20 vjet qe i bejne pushimet ne te njejtin vend. Madje 5 vitet e fundit, gazetaret i kane kapur me te njejtat rroba kur shkojne me pushime. Dhe buxheti qe kane administruar apo administrojne keta eshte te pakten 100 here me i madh se buxheti i qeverise shqiptare.

Nuk e vret shtetin ajo fatura 700 euro, por ceshtja eshte tek gjesti. Te ben te dukesh si i babezitur. Si keta qe shkojne neper dasma apo festa ku ka ushqim falas dhe hane per gjithe javen. Fiks si ata tek torta per 100 vjetorin e pavaresise.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco