Të shpallet Gjermania partnere strategjike…!

Të shpallet Gjermania partnere strategjike…!

Nga Kastriot Islami - 23/08/2019

Nga Kastriot Islami (*)

Kam kërkuar publikisht dhe ripërsëris që “Gjermania të shpallet partnere strategjike!”. Gjykojse ka shumë arsye që të ndërmerren hapat për një vendim të tillë. Ky “opinion-kërkesë” duket se ka rënë deri më sot në vesh te shurdhër, edhe të qeverisë, edhe të opozitës…

Por edhe media nuk e ka promovuar këtë ide…Nuk e kuptoj se përse një opinion-kërkesë” e tillë është shpërfillur heshturazi nga politika e media, duke mos marrë guximin as për ta kundërshtuar dhe as për ta futur në rrugën e miratimit, madje as për ta debatuar… ndërkohë që publiku e mbështet masivisht një propozim të tillë…Insistoj që Gjermania të shpallet partnere strategjike! Përse? 

1. Gjatë 30 vjetëve të fundit, partitë kryesore politike shqiptare, kanë shpallur në programet e partive të tyre dhe të qeverive të vëndit, partnerët strategjikë të Shqipërisë. Me një unanimitet politkk e publik është pranuar pa asnjë debat qëSHBAështëpartnerja kryesore strategjike e Shqipërisë. Po ashtu në të gjithë retorikën e partive kryesore të vëndit, janë cilësuar si partnere strategjike edhe Italia e Greqia, si dy vëndetfqinje të rëndësishme, anëtare të NATO e BE dhe tepër të rëndësishme për realizimin e objektivit të anëtarësimit në strukturat euroatllantike e europiane. Në vitin 2013, Rama në programin e tij të qeverisë, shpalli Turqinë partnere strategjike të Shqipërisë..

2. Prej shumë kohësh dhe vecanërisht kohët e fundit, qytetarët shqiptarë kanë “treguar” masivisht se e vlerësojnë maksimalisht rolin dhe kontributin e Gjermanisë në të gjithë aspektet. Do të ishte e pakët të thuhej se qytetarët shqiptarë, në shumicë e konsiderojnëGjermaninënjë partnere të rëndësishme strategjike. Kam pershtypjen se Gjermania është një vend që meriton të rrjeshtohet pa asnje mëdyshje në listën e vëndeve partnere strategjike të Shqipërisë. 

3. Në protestat e fundit të opozitës shqiptare, krahas flamujve shqiptarë Kuq e Zi, dhe atyre të BE e të SHBA, qytetarët shqiptarë kanë mbajtuar në duar dhe kanë valvitur shumë flamuj gjermanë. Nuk është shenjë e pragmatizmi naiv…Ka ndodhur dicka si pak herënë këto 28 vjet demokraci….Domethënia e këtij reagimi ishte evidente. Vlerësim, besim e shpresë te Gjermania…Gjithnjë në këto 28 vjet, por vecanërisht në këtë moment krize të thellë politike, ekonomike e sociale, dhe ndërkohë që vendi ndodhet në një qorrsokak për të ardhmen e tij dhe kur emigrimi masiv për shkak të mungesës së besimit e të shpresës po boshatasur vëndin, duket se qytetarët shqiptarë vlerësojnë dhe kanë besim te Gjermania, te roli i saj për të shpëtuar të ardhmen e saj demokratike, për të të mos kompromentuar të ardhmen integruese të vëndit dhe për të vënë në rrezik stabilitetin, sigurinë, sovranitetin e integritetin e vëndit.  Përse?

4. Së pari, shumë prej qytetarëve shqiptarëvlerësojnë qëndrimet realiste të qeverisë gjermane, që nga 1991 e deri më sot, dhe shprehinbesimin se Gjermania do të japë ndihmesën e saj shumë tëcmuar për ta nxjerrë vendin nga humnera ku e ka zhytur aktualisht qeverisja e korruptuar, e lidhur me krimin e trafiqet, që për më tepër tenton ta fusë vëndin në rrugën e gabuar të pasigurisë e të destabilitetit përmes ndryshimit të kufijve dhe realizimit të ideve të rrezikshme nacionaliste.

Së dyti, qytetarët shqiptarëdëshërojnë ti dërgojnëqeverisë dhe popullit gjerman mesazhin e qartëse ata në shumicë dhe në mënyrë modeste s’do të lejonin që të nëpërkëmbeshin kontributi dhe angazhimi 28 vjecargjerman për shqiptarët sic kishte vepruar kohët e fundit përmes marraveshjeve të fshehta e të rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan, me pasoja të rrezikshme për sigurinë e stabilietin e vëndit dhe të rajonit.

Së treti,qytetarët shqiptarëkanë mirëpritur dhe shprehurbindjen e tyre të palëkundur se institucionet gjermane kanë qënëgjatë të gjithë kohës aktive në luftën kundër trafiqeve të drogës në Shqipëri dhe besonin se të gjithë informacionet e zotëruara aktualisht prej tyre për implikimin e zyrtarëve të nivelit shumë të lartë të qeverisënë trafiqet e drogave të forta do të viheshin në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar dhe shkatërruar lidhjet mes krimit e trafiqeve nga njëra anë dhe qeverisë nga ana tjetër…

Së katërti, qytetarët shqiptarëkanëmbështetur të gjithë qëndrimet e përfaqsuesve gjermanëqë me realizëm dhe guxim kanë mbështetur të ardhmen europianë të Shqipërisë duke demaskuar ndërkohëraportet e“sheqerosura” të Brukselit, për “arritjet imagjinare” të qeverisë aktuale, duke zbuluar të vërtetën e “hidhur” qëqytetarët e varfër dhe të nënshtruar shqiptarët përjetojnë cdo ditë nga zullumet e qeverisjes.

Së pesti, qytetarët shqiptarëjanë besimplotë se lokomotiva gjermane nuk do të lejojnte në asnjë rast që besimi i të rinjve shqiptarë, i formuluar në slloganin “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa..” të nëpërkëmbet pas 28 vjetëve. Se angazhimi 28 vjecar gjerman nuk do të lejojë që sakrificat e të rinjve shqiptarë të deklamuara në1991 për të vendosjen e pluralizmit në Shqipëri të hidhen në erë dhe Shqipëria të rikthehet në monizëm.

Së gjashti, qytetarët shqiptarë, të gjithë pa përjashtim kanë mbështetur plotësisht qëndrimet aktive e kontribuese të qeverisë gjermane dhe vecanërisht tëkancelares Merkel për ti dhënë përgjigjen e emerituar lojrave mes autoktatëve të korruptuar të Ballkanit për ndryshsimin e kufijve apo për copëtimin e Kosovës dhe hedhjen në erë të stabilitetit e sigurisë në Ballkan, duke prononcuar qartë e prerë “vijën e kuqe” të mos ndryshimit të kufijve në Ballkan…

5. Qytetarët shqiptarë në shumicë, shumë politikanë të ndershëm e me integritet, intelektualë të spikatur dhe patriotë, përfaqsues të nderuar të medias e të shoqërisë civilegjykojnë se veprimi domethënëspër të “shpallur Gjermaninë, partnere strategjike” do të ishte njëvendim i vyer e ndoshta “historik” në këto momente. Duheturgjentisht dhe pa asnjë vonesëtë ndërmerrren hapat e nevojshëm për ta deklaruar Gjermaninë si partneren kryesore europiane strategjike të Shqipërisë. /Syri.net

(*) Autori është ish-Ministër  Jashtëm dhe ish-Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/08/2019 18:58

SHBA dhe BE jane partner gjeostrategjik te vendit.Kur eshte treni partner strategjik,domosdo qe eshte edhe lokomotiva(Gjermania).Reforma siç kerkohen,siç duhet te ishin kryer me kohe.Ne vend te reformave dhe integrimit, e dini profesor se ne çfare drejtimi ecet dhe me çfare ritmesh.Kujtoni se gjermanet kane nevoje per furçat tuaja.

Shqiptari23/08/2019 18:04

Respekte Prof. Islami!
Kjo duhej bere qysh ne 1992 nga PD, kur erdhi ne pushtet! Sot do te ishim me larte se sa vete Gjermania! Por u ngjitem kot si muti pas kepuces, pas sorosianeve te SHBA! Ne jemi ne Evrope! SHBA ka tjeter sistem organizimi shteteror, tjeter mentalitet, tjeter struktura shteterore! Le ta mbajme lidhjen me SHBA politikisht, por ekonomikisht lidhja kryesore strategjike dhe me e dobishmja eshte GJERMANIA!
Me mire vone se sa kurre!

Shto koment

Denonco