Lulzim Basha është thjesht kremastari ku ti var dobësinë tënde!

Lulzim Basha është thjesht kremastari ku ti var dobësinë tënde!

Nga Nga Elona Caslli - 22/08/2019

Mundohesh gjithmonë të thurësh një alibi dhe ta përligjësh mungesën tënde në protestë. Alibisë i vë një emër. Dhe kësaj here qëlloi që alibia ta ketë emrin Lulzim Basha.

Emri është krejt i rastësishëm. Mund të ndryshojë nga koha në kohë, në varësi të personazheve që janë në jetën politike.

Më thua shpesh se je i pakënaqur nga të dyja palët në politikë; se nuk e do as Rilindjen dhe as Bashën; se janë të gjithë njësoj; se asgjë nuk do të ndryshojë; se Basha është si Rama.

Le ta marrim të mirëqenë për një çast faktin që Basha është si Rama dhe le t’i braktisim që të dy.

Je ti si qytetar përballë qytetit tënd.

Je ti si qytetar përballë shtetit tënd.

Je ti si qytetar përballë padrejtësisë. 
Çfarë bën ti?!

Ngre supet dhe më thua: Ç’mund të bëj unë ?! Unë s’kam asgjë në dorë!

Kam disa pyetje për ty: Sa herë je revoltuar në jetë, në të përditshmen tënde?!

Sa herë ke dalë mbi frikën tënde dhe ke folur në punën tënde?!
Sa herë i ke treguar vendin përgjegjësit që donte të të shtypte pa të drejtë?!

Sa herë e ke sharë në heshtje, drejtorin që të dikton edhe buzëqeshjen?!

Ji të paktën një herë i ndershëm me veten dhe përgjigju: Asnjëherë !

Si mund të kuptosh një revoltë popullore kur nuk ke përjetuar kurrë një revoltë individuale?!

Kthjellohu dhe kupto se Basha nuk është veçse kremastari ku ti var dobësinë tënde.

Post Scriptum - Të paktë janë skllevërit e vërtetë.  Pjesa më e madhe janë skllevër vullnetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gori03/03/2021 15:00

Nese flasim per skllever vullnetar Elona Caslli eshte shembulli me i mire i vullnetarizmit ne sherbim te status-quo-se qe ka 31 vjet qe i ka zene frymen Shqiperise dhe popullit shqiptar. Me formula te tipit "djalli me pak i keq" eshte djall me i mire dhe me hartimet me kremastarin e Elones shqiptaret perseri do vazhdojne te mbeten top ping-pongu per lojen e djajve. Dhe sherbimi qe Elona i ben njerit prej ketyre djajve nuk ndryshon aspak nga sherbimi vullnetar qe i bejne dhe te tjeret atyre qe Elona perpiqet te perqesh. Ne fakt me rezulton se perqesh veten. Nje Elone ne krahun e djallit tjeter do thoshte pikerisht te njejten gje si Elona ne krahun e Bashes. Ndryshon vetem pikeveshtrimi. Te dy palet jane vecse sherbetore vullnetare te djajve politik perkates dhe jo te lirise dhe te mires qytetare. Shqiptar i zgjuar dhe i lire do ishte ai qe e kupton nga i ka ardhur e keqja pergjate gjithe periudhes se kinse demokracise se demoneve. Pjesa tjeter jane thjesht ose te trashe ose skllever vullnetar te bindur te madheshtia e skllavopronareve te tyre.

Daj Jaku25/08/2019 13:48

Të lumtë Elona! "Vajzë e mënçur" shkruan komentuesi i sipërm. Vajzë trime, do shtoja unë. Vitet që ke kaluar në protestat e Teatrit Kombëtar e vërtetojnë këtë pohim. Të jap veçanërisht të drejtë në thëniet e tua, sepse besoj se jam edhe unë si ti Elona, tërë jetën në opozitë, opozitar i lindur. Në opozitë kundër enverit, në opozitë kundër ramizit, në opozitë kundër Saliut, kundër Fatosit, kundër Ilir kryemadhit, kundër Saliut të dytë, sigurisht në opozitë kundër E Dramës, pjesmarrës në çdo protestë, jam në opozitë edhe ndaj Lulit, megjithëse jam pjesmarrës në çadrat dhe në protestat e organizuat prej tij. Demokracia egziston falë opozitës reale. Në opozitë dhe në protestë e ndjej vehten njeri të gjallë, jo dele ose qen që blegërin dhe leh kur i japin barin ose kockën. Unë jam njeri, bukën e gjej vetë, me ndihmën e Zotit,nuk kam nevojëvpër më shumë, nuk mundem ta pranoj kur ma japin si qen pasi të kem lehur. Sepse kam nevojë për respekt njerëzor, për drejtësi.

Prap ai uni23/08/2019 12:04

Ps: di ti cfare eshte liria moj kapsolle e lagur.

Ai uni23/08/2019 12:03

E ke mire ti se ju si gazetar flisni per te gnitha dhe shumicen e kohesbja fusni kot. Si tani. Dhe kn oben qe njerzit te duken sikur dorezohen kur thjeshte tolerojne injorantet e lumtur qe "pro.ovojne e demokraci" . Erdhi amerika per faj te nje evrope te ndryshkur . Sa per lulzimin...eh si ma beri jeten, politikan si rama bej telefonin e prishur deri ne mementin qe del elona flet per kellqe. Kishte te drejte rama psikoja ne ca gjera ama. Shprsoje te na e publikoje ndonjehere komentin çim vizionari.

bravo cas22/08/2019 17:56

kjo eshte si nje "if" i kipling

Lalieri22/08/2019 17:52

Bravo Elona! Vajze e mencur!

Shto koment

Denonco