Fillimi i fundit

Fillimi i fundit

Nga Kastriot Islami - 16/08/2019

Qëllimi i këtij shkrimi është të ndriçojë shqiptarët, por veçanërisht ndërkombëtarët, lidhur me mashtrimin e radhës së Ramës për ‘distancim’ nga të korruptuarit, kriminelët, trafikantët, të cilët personalisht i kishte përzgjedhur, promovuar dhe mbrojtur fuqimisht para strukturave dhe forumeve të PSSH duke i shpërfillur të gjitha dhe më tej i kishte paraqitur në publik si të talentuar e të përkryer, duke u tallur e bërë gallatë me qytetarët apo akuzuar kundërshtarët.

Të gjithë pa përjashtim duhet më së fundmi të ndërgjegjësohen se krimi i lidhur fuqimisht me qeverisjen e vendit dhe i promovuar drejtpërdrejtë nga Rama do të mund të shkatërrohen përfundimisht dhe kapja e shtetit nga Rama e sekti i tij do të goditen deri në eliminim, vetëm pas largimit të Ramës nga pushteti dhe ndëshkimit të tij e të gjithë anëtarëve të kupolës së sektit të tij.

Natyrisht heqja, goditja apo ndëshkimi i disa individëve të përzgjedhur apo promovuar prej tij është sukses dhe duhet konsideruar sukses por do të ishte naivitet që ky sukses i pjesshëm të konsiderohej si suksesi përfundimtar i betejës për shkatërrimin e lidhjes së qeverisjes me krimin, korrupsionin dhe trafiqet apo i luftës për shkatërrimin e kapjes së shtetit nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet. Ku duhet të jetë vetëm ‘fillimi i fundit të tmerrshëm’ për Ramën dhe sektin e tij.

1.

Rama ‘urren’ tre kategori individësh:

Individët e aftë dhe inteligjentë, sidomos ato që kanë nivel më të lartë sesa ai, numri i të cilëve është shumë i madh për shkak të nivelit të ulët të aftësive dhe kapacitetit intelektual të Ramës;

Individët me karakter të fortë dhe integritet të spikatur sepse e ka shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur për ti vendosur ata nën kontroll dhe ti keqpërdorë;

Individët me kontribute të mëdha dhe ndikim të fuqishëm në publik për shkak të vlerave e kontributeve te tyre sepse i duket se të tillë individë i bëjnë hije dhe mundet që opinionet e tyre të sfidojnë e shkatërrojnë mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij.

Prandaj Rama asnjëherë nuk ‘gabon’ dhe nuk është në kushtet e rastësisë kur përzgjedh për ekipin e tij individë ‘hajdutë’ e ‘kriminelë’; ai e adhuron këtë grup individësh dhe bën me ndërgjegje e vetëdije të plotë përzgjedhjen dhe emërimin e tyre; asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është përzgjedhja e tyre nga Rama.

2.

Rama ka aplikuar për marrjen e pushtetit dhe ndërtimin e klientelës së tij, gjithnjë, por veçanërisht në vitin 2013, filozofinë e ‘veshjes me pushtet’ të individëve me rekorde kriminale, individëve të korruptuar e me histori përfitimesh pasurish të paligjshme, të paaftë dhe mediokër, individëve pa karakter, pa kontribute e vlera. Këtë filozofi Rama e ka aplikuar në shkallë të gjerë në zonat e veriut të vendit apo zonat bastion të PD ndërsa në zonat e jugut të vendit ku PS ka pasur shanse më të larta të mëdha fitoresh elektorale ai ka preferuar dhe ka promovuar individë të paaftë, servile dhe manekinë.

Kjo filozofi për marrjen e pushtetit është aplikuar edhe për mbajtjen e tij. Konkretisht të gjithë këta individë me këto cilësi negative dhe të veshur me pushtet (si kandidatë për deputetë, për kryetar të bashkive, e tjerë, para marrjes së pushtetit) janë promovuar me firmën apo miratimin e drejtpërdrejtë të Ramës në postet më të larta të qeverisjes së vendit apo të administratës publike, duke krijuar Sektin e drejtuar prej tij, që cilin për arsye demagogjike e ka quajtur Rilindja.

3.

Sekti i Rilindjes është ndërtuar, ndër të tjera, në afrimin dhe përzgjedhjen e ndërgjegjshme nga vetë Rama (një pjesë e tyre kanë qenë pjesë e këtij sekti të fshehtë kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës) të:

Individëve me rekorde të tmerrshme kriminale dhe me lidhje të forta me bandat dhe klanet e krimit e të trafiqeve të kontaktuar drejtpërdrejtë nga vetë Rama dhe të njohur mirë prej tij për bëmat e tyre; madje Rama me ndërgjegje të plotë i ka përzgjedhur të gjithë këta individë, i bindur për aftësitë e tyre për të grumbulluar vota përmes kërcënimeve të zgjedhësve;

Individëve të paaftë, me arsimim të dyshimtë apo të cunguar përmes diplomave false dhe atyre me karakter të dobët, të seleksionuar nga vetë Rama për aftësitë e tyre për tu shndërruar në kukulla dhe manekinë të përdorshëm për mbrojtjen e neveritshme të zullumeve të tij dhe për të kryer sulme të ‘egra’ kundër kundërshtarëve të Ramës;

Individëve me pasuri të dyshimta të afruar apo të përdorur drejtpërdrejtë nga Rama që nga periudha që drejtonte bashkinë e Tiranës dhe të gatshëm të (ri)përdoren për të vjedhur pasurinë, pronat, buxhetin publik e vënë këto pasuri të vjedhura në dispozicion të pasurimit të Ramës dhe për blerjen e votave.

Ky Sekt zotëron drejtimin e PS dhe të gjithë pushtetin. Socialistët e shpërfillur apo të mashtruar, në shumicë, janë (keq)përdorur apo edhe vetëpërdorur për të siguruar pushtetin personal të Ramës e të sektit të tij.

4.

Askush nuk mundet dhe nuk duhet të besojë në asnjë rast ‘distancimin’ e Ramës nga këta individë të cilët ai është i gatshëm ti hedhë në çdo rast në koshin e plehrave, me miratimin apo pa miratimin e tyre, sa herë që i rrezikohet pushtetit. Këto janë levizje makiavelike, ose thënë më qartë, mashtrime të radhës të Ramës, veçanërisht për ti hedhur sy ndërkombëtarëve dhe/ose për të qetësuar një pjesë të socialistëve me tezën makiavelike se ai është gati të largojë cilindo që ‘nuk paska treguar të vërtetën’ për të kaluarën e tij dhe që kështu do të dëmtonte imazhin e PS.

Ndërkohë që nuk shpjegon dot përse këta individë i ka përzgjedhur vetëm vetë ky duke shpërfillur të gjithë forumet e strukturat e PS? Përse të gjithë të përzgjedhurit e Ramës rezultojnë pa përjashtim me rekorde të tmerrshme kriminale dhe të lidhur me korrupsionin, krimin e trafiqet a thua se në PSSH nuk ka pasur dhe nuk ka individë të ndershëm, të pastër, dhe te kualifikuar?

Dhe përse Rama i ka mbrojtur këtë lloj individësh duke vënë në dyshim imazhin e PS dhe duke i mbyllur gojën kundërshtarëve të tilla prurjeve derisa zullumi është trashur sa është këputur?

Si përfundim, kjo betejë, po ashtu si ato për dekriminalizmin e kuvendit apo dekanabizimit e vendit, ku duhet të përfshihen jo vetëm opozita e demokratët, por edhe të gjithë pa përjashtim, socialistët e vërtetë e të ndershëm, dhe qytetarët e paangazhuar në partitë kryesore politike, do të përfundojë vetëm kur të largohet nga drejtimi i vendit Edi Rama Sekti i tij që ka lëshuar rrënjë të thella në PS dhe në qeverisjen e vendit duke kapur kështu çdo qelizë të shtetit dhe vrarë shpresën e nxitur boshatisjen e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kuti 16/08/2019 15:31

1- Eshte urrejtja dhe tradhetia per vendin e tije dhe per shqiptaret qe ka ky bastard 2- Ai punon per ta shperbere e ne fund per ta shitur vendin... Ai ka vjedhur aq shume saqe nuk ka ku ti çoje parate..... e tani po punon ne rregjim maximum, e me te gjitha perpjekjet per ti dhene dermen e fundit! Nderkohe qe ju politkotet gjumashe merreni me lloqe, Ai punon per shkaterrimn.... ne heshtje...pas shpine siç eshet ne karakterin e tije te felliqur e tradhetar...Ai krijon skandale per te larguar mendjen nga puna e piste qe ben nen rogoz kunder egsistences se shteit shqiptar, 3- memoriumi turk; ligji per ti dhene nenshetesine e te huajve afrikane e aziatike: qe kerkon ta fuse sa me shpejt ne kuvend; ndarja e Kosoves ne bashkepunim me ashen e vuçiç, shitjen e detit Greqise... Ka edhe te tjera qe ne nuk i dijme por qe ju te politikes mund ti dini dhe vazhdoni ti bini fyellit ne nje vrime! Beni sikur nuk kuptoni! Ps; Shprehja popullore qe thote : Hedh nje i marre nje gur ne lume futen njeqind te mençur per ta nxjerre... ne kete situacion mund te ndryshohet ne : hedh nje mençur nje gure ne lume dhe hidhen njqid budallej te nxjerrin! Fakti qe kryellumi ja ngopi; per te mos permendur tradhetite qe i ka bere e i ben mmiqve e shokeve; ne fillim Metes pastaj llullit- tregon se eshte i mençur e dhe ju kundrshtaret e tije llosha ( jo llesha), e... keni nje jete qe flisni e flisni e prape flisni, e doçi punon, punon ,punon, per vjedhje e shkaterrim! Keshtu, me fjale, o miku im Kastrot nuk shkohet gjekund! Duhet veprim, pa veprin nuk ak ndryshim!! Fjalet kane mbaruar!!! I dhuneshmi largohet me dhune, jo me dengla sado te menduara te jene!

Shto koment

Denonco