Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Luksi qeveritar shqiptar dhe shtetari francez

Luksi qeveritar shqiptar dhe shtetari francez

Nga Luçiano Boçi - 15/08/2019

Ministri francez i Mjedisit François de Rugy, dje ka dhënë dorëhëqjen pasi është akuzuar nga një mediat vendase online se ai dhe e shoqja, gazetare shumë e njohur, kanë shtruar darka me shampanjë e karkaleca në apartamentin e tyre për miqtë, me fondet e taksapaguesve.

Akuza nuk është pranuar, por shtetari francez e ka gjykuar se duhet të largohet nga detyra.

E kjo tingëllon qesharake për qeveritarët tanë.

Për koincidencë, dje mediat online transmetuan faktin e denoncuar nga Berisha me figurë e zë, se Ministri shqiptar i Europës, Cakaj i vogël i perandorisë dhe Bastuni i Ramës (Batoni), ishin kapur duke drekuar në një restorant luksoz të Stambollit, të rrjetit Nusret, ku fatura shkon 1000 Euro.

Ish-ministri Gjiknuri shtriqej në Monte Carlo.

Ish-ministrja e Kulturës, blerjen e parë të Ministrisë e bëri për celularin e vet.

Zyra e Ministres së Arsimit të mbyt nga luksi.

Sigurisht paguan populli me taksat e tij. Jo që nuk mendohet dorëheqje por dhe reagim minimal nuk ka.

Cakaj madje vërtet ngjan i vogël, po ta krahasosh me Ramën e madh.  Milionat e eurove të tij për luks marramendës personal, zyra e kosha basketbolli, për të kombinuar çorapet me perdet e zyrës, kollaret me kolltukun, drekat e darkat me miq, kuç e maç s’kanë fund. 

Kështu kanë bërë dhe qeveritarë e tij, të cilëve dhe qumështi i dallandysheve nuk i mungon, sepse tek e fundit paguajnë shqiptarët.

Aq shumë miliona kanë shpenzuar sa për gjashtë vite mund të hanin dreka e darka me karkaleca e shampanjë të gjithë ata që sot marrin ndihmë ekonomike, studentët e ata të përkrahjes sociale.

Dallimi midis regjimit shqiptar dhe demokracisë franceze është i qartë. Banda e luksit në pushtet duhet shkulur!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Osumi15/08/2019 19:13

Po, banda e luksit ne pushtet duhet shkulur, me cdo cmim me cdo mjet, qofte edhe me dhune, rruge tjeter nuk ka.

Shto koment

Denonco