‘Pas Valdrinit mendohet që 2 a 3 të tjerë të dalin me ‘barrë’

‘Pas Valdrinit mendohet që 2 a 3 të tjerë të dalin me ‘barrë’

Nga Agron Gjekmarkaj - 14/08/2019

Mbase jo më shumë se 5-6 javë duhet të kenë kaluar që kur Kryebashkiakja e Shkodrës, Zonja Voltana Ademi, tanimë simbol i rezistencës ndaj votimeve moniste të 30 qershorit u pat dërguar një letër ambasadorëve kryesorë të akredituar në vendin tonë!

Nga sa kemi lexuar e parë, vetëm ambasadori Atilio i Republikës së Italisë qe përgjigjur pozitivisht, duke i pritur e dëgjuar për shqetësimet që kryebashkiakët e djathtë kishin për ngjarjet e pazakonta që po ndodhnin!

Ndoca zgërdhiheshin e bënin hokatarin për propozimin që administratorë nga Brukseli të menaxhonin situatën në qytetin metropol të veriut, ku kandidati i Rilindjes kishte marrë i vetëm 6 %!

Tani kësaj shifre therëse ju shtua edhe çështja e dekriminalizimit, ku njeriu i Ramës i emëruar së fundmi edhe drejtues politik në vend të ish-Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati doli i përfshirë!

Edi Rama siç vepron gjithmonë kur ndihet ngushtë e lëshoi dje Valdrin Pjetrin! Tani kjo histori atij, Edi Ramës po i përsëritet kaq shpesh ndër vite, sa nuk i beson më askush! Rama i përzgjedh njerëzit për atë që janë dhe kanë qenë me shpresën që kjo nuk do të merret vesh! Ja ka lanë Lija zanat do thoshte Fishta!

Megjithëse perballë në farsën e Trazimeve të Qershorit nuk pat kundërshtarë, mendohet qe edhe dy a tre të tjerë pritet që së shpejti të dalin me ‘barrë’! Orteku i lidhjeve me botën e kriminalizuar po e zë nën vete!

Dako ka ditë i shpallur non grata nga SHBA dhe asnjë fjalë nuk thotë Kryeministri qe nuk lë qen, as njeri pa marrë nëpër gojë! Rilindja vetëm këtë shkollë paska, vetëm këta libra paska lexuar, vetëm të tillë korifej qet! Në palcën e saj është mbledhur i gjithë qelbi dhe hanraku i Shqipnisë!

Nuk di ndryshe, nuk mundet, nuk do e kot t’u hysh stërhollimeve! Le te kthehemi tek ambasadori Sattler!

Shqiptarët te gjithë ata që kanë njohuri minimale historike e të tjerët po e po kanë mirënjohje e nderim për Austrinë e për Austro-Hungarinë e dikurshme! Të robëruar e të shitur nga Perandoria Otomane e vetmja fuqi për shume kohë, sepse në ag të pavarësisë kombëtare ju bashkëngjit edhe Italia (ndonëse me lojnacake me interesat e veta të çastit) që e ndihmoi dhe trajtoi me dinjitet kombin shqiptar pre e fqinjëve ballkanike!

Mirënjohja nuk duhet të vjetrohet kurrë për aktet e shumta të ndihmës që patëm prej saj! Në këtë kontekst Ambasadori Sattler është i mirëpritur tejet në Shqipëri! Sot pasi ngjarjet rrodhën me shpejtësi për qytetin e Shkodrës na u kujtua cinizmi me të cilin i qe përgjigjur Kryebashkiakes Ademi!

Ai, sikur ne se dinim, na pat thënë që qenkëshim ne vitin 2019 dhe jo në vitin 1913 dhe na ftonte të vishnim brekët e shkurtra e të niseshim yxhym në plazh e të shullëheshim e prabulliteshim në diell si qytetare të lumtur!

Në një kohe kur Shkodra dhe gjithë Shqipëria ziente nga sulmi qe iu bë demokracisë më 30 qershor! Me atë deklaratë Sattler po i shërbente drejtpërdrejtë qeverisë së diskretituar shqiptare!

Ne si të njëanshëm, si mbështetës ndaj Ramës të pamëdyshje njihnim vetëm ambasadorin Boshard! Deklarata e Sattler la shije të hidhur! Ne shqiptarët presim që ambasadorët të sjellin diçka nga vlerat pozitive të Kontinentit dhe vendeve që përfaqësojnë dhe jo të bëhen palë në veset me të ndyta të politikes sonë! Idili dhe etja që kemi për europianët shpesh romantik, jo pak here na kthehet në frustim prej te dërguarve të tyre të cilët pranojnë këtu çdo gjë qe e neveritin prej nga vinë!

Tani që koha e përgënjeshtroi Sattlerin në këshillën e tij, presim që Ambasadori të demonstrohet diplomat dhe të shkojë në Shkodër, aty ku Austria nderohet më shumë, ku prej varfërisë shumë pak shkojnë në plazh dhe t’i kërkojë falje Kryebashkiakes Ademi ! Nga Sattler dhe të tjerët presim të kërkojnë këtu, atë qe çdo qytetar i zakonshëm austriak e ka, të drejtën për të zgjedhur në zgjedhje të lira e të ndershme!

/Botuar sot në Gazetën Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp15/08/2019 17:25

.... lum miku,Zoti fal.Edhe ligji fal.Gabimi, pendesa, reflektimi dhe fillimi i nje jete te re, nga mekatari, duhet te na çoj te "llogjika" e ligjit ,se nuk ka pse te japim denime te perjetshme per keta çunaket.Se çfare denimesh do na ngeleshin per "doktoret e shkencave" baballaret e bijeve, qe harxhojne qindra miljona, te zhvatura nga fondet publike,nepermjet shperdorimit te detyres,apo te rolit si kapo bande ne trafikun nderkombetar te droges .Me shume se mbrojtja qe ju bej une ketyre çunakeve ,ty te ka djegur te komenti, permendja e vetingut.Une nuk shohe endra me veting.Ai eshte realitet.Ju dhe ndoshta miqte e tu jo çunak ,mund te shikoni endra se vetingu vdiq, dhe me kokrrat e batheve ne xhep, kujdes mos te ngaterroni se kur do festoni 7 ditshin,40 ditshin , apo pervjetorin e vdekjes se vetingut.

per krasasin tp15/08/2019 12:42

trafiku i droges nuk eshte gabim cunakesh mor lum miku, eshte nje veper penale e kryer me vetedije... p... kush eshte i gatshem te shese droge e te beje leke te shpejta ne rini, imagjino cmund te beje kur te kete pushtet ne dore! pastaj keto prrallat e vettingut, vahzdo lexoji plako, mbase te ndihmojne te flesh rehat!

ndoc14/08/2019 21:41

Lexoi diku qe babai i Valdrinit, Luigji i vitlindjes 1945, pra 74 vjecar, qe nga data 2.02.2018 qenka anetar i Keshillit Mbikqyres te KESHI-t. A E DI NJERI QE LUIGJI NUK KA PUNUAR ASNJE DITE INGJINIER ELEKTRIK (ME FILIAL NATE), POR NGA ELEKTRICIST DIREKT ME URDHER PARTIE DREJTOR I H/C FIERZE? CFARE MENDESH DO JAPI KY NJERI NE KESH ? KUSH I JEP KRAHE KETYRE NJEREZVE ? PA SHIKONI SI KA VENE PASURINE KY NJERI KUR YLLI BUFI E SOLLI NE TIRANE. TE BEN PERSHTYPJE FAKTI QE EDHE I BIRI ME TE NJEJTEN MENYRE KA FILLUAR KARRIEREN PRA NGA ASNJE DITE PUNE, DIREKT ADMINISTRATOR i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara
KUSH E LOT KETE LOJE ?

Kot Fare14/08/2019 14:56

Doktor , jam shume semure...- i thoshte nje pacient, doktorit te vet ndersa ai po i bente vizite.
Ve gishtin ne koke me dhemb, e ve ne gjoks me dhemb e me cpon, e ve tek kemba me dhemb sa nuk durohet... Si t;ja bej doktor te keqen, me bej derman...
Ke thyer gishtin o mavri- , ja ktheu doktori...
Keshtu edhe kjo puna e Rames, me keta qe i dalin te pahajr... E ka fajin gishti qe i zgjedh

krasasi tp14/08/2019 14:13

Une jam i prirur te justifikoj Valdrin Pjetrin student ne Itali si trafikant i vogel,te vleresoj pranimin e fajit para organeve policore dhe gjyqesore italiane, vetem nese V.P, qe nga 2010 kur u perfshi nga PD ne administraten e larte, por edhe ne vazhdimesi nga PS,pra deri me sot, nuk ka kryer asnje shkelje ligji dhe nese vertetohet qe, nuk disponon pasuri te pa ligjshme.Po ashtu te dyshoj se ligjin mbi dekriminalizimin, partitokracia e miratoi me shprese qe me ca bema çunakesh ne rini do kandisnin dhe do ti hidhnin hi syve qytetareve te pakenaqur nga qeverisjet dhe avullimit te fondeve,te grandeve,te pasurive shteterore dhe private,me shpresen se do shpetonin nga llogaridhenja,duke perdorur si koke turku mekataret 16-20 vjeçar te cilet shpesh edhe nen presionin e nevojes se madhe, pamundesise ekonomike te familjeve nga vinin, guxonin te shkelnin ligjin.Nderkohe qe duhet te japin llogari, se ku i gjeten miliona euro per ti shkolluar femijet jashte. Denimi per jete qe u ben ligji per dekriminalizimin nje kategorije te veçante,ndoshta duhet te gjykohet nga GJ.K.Jam krejt indiferent per fatin e Z.V.P ashtu edhe per ate Znj.V.A, por jam shume i bindur se fati i udheheqseve te larte partiak, dhe ai i administratorve lokal te pushtetit dhe atyre qendror do te duhet dhe me siguri do te kaloj, vetem pasi ti neneshtrohen Vetingut.Dhe jo vetem kaq.Nje ide qe hidhte gazetari Minxhozi qe ti neneshtrohen edhe nje konkurimi edhe brenda vete kampit politik, duke sjell si shembull perzgjedhjen qe behet ne SHBA per President ,nuk eshte origjinal sigurisht, sepse ka pasur shume qytetar qe e kane hedhur me kohe kete ide, por merita eshte qe Ai e sjell ne vemendje te vendimarresve sot, perfshi edhe Autoritetin.

Shto koment

Denonco