Rasti 'Pjetri' dhe Edi Rama

Rasti 'Pjetri' dhe Edi Rama

Nga Artan Cena - 13/08/2019

Partia Demokratike sot ka vërtetuar me dokumente se i deleguari politik dhe aspiranti për kryebashkiak në Shkodër, Valdrin Pjetri është i arrestuar, dënuar dhe dëbuar nga Italia.

Me dokumente të nxjerra nga Kuestura e Firences, ku Pjetri është prangosur dhe pasi ka pranuar krimin e shitjes së drogës është liruar, duke u dënuar me dëbim.

Në një deklaratë që duket se e kishte gati, numri 2 i PS-së, Taulant Balla ‘i dha duart’ Pjetrit, duke deklaruar se do të mbështesnin ligjin, por dokumentet e PD-së nuk mjaftonin.

Deri këtu, gjithçka ishte zhvillime e ditës.

Në fakt, ky është problemi më i vogël i PS-së dhe Edi Ramës. Sepse ai e di që ka edhe të tjerë kandidatë për kryebashkiakë të cilët janë të dënuar jashtë vendit, kanë ndryshuar emra dhe më pas, si ‘të pastër’ i janë bashkuar PS-së.

Problemi më i madh gjendet në fakt më lart fiks në kokën e PS-së, tek Edi Rama. Nuk është hera e parë që Rama zgjedh si të besueshëm të tij dhe i hedhe në tregun e votimeve njerëz më rekorde dhe të shkuar kriminale. 

Në legjislaturën e kaluar parlamentare Lulzim Basha dhe PD-ja, ja arritën që të kishin një prej fitoreve më të mëdha legjislative: dekriminalizimin. Ky ligj i miratuar me konsensusin e të gjitha palëve (PS më shumë nga presioni ndërkombëtar) bëri që shumë deputetë dhe kryebashkiakë të zgjedhur nga Edi Rama të dilnin jashtë sistemit.

Por duket se Rama nuk heq dorë kollaj nga të dënuarit jashtë vendit, për trafiqe të ndryshme. Duke e ditur shumë mirë se dekriminalizimi është në fuqi, Rama edhe në 2019 vendosi që tu propozojë qytetarëve në votimet e tij monopartiake, njerëz me të shkuara kriminale, të dënuar jashtë vendit.
Kjo tregon se vetë Edi Rama është problemi kryesor, ashtu edhe siç këmbëngul kreu i opozitës Lulzim Basha. Është Rama ai i cili mbledh njerëz me të kaluar kriminale pas vetit, pasi i duhen.

Rama i mbledh dhe i mban këta njerëz pas vetit sepse i përdor më kollaj. Ua ka dosjet në dorë dhe ata bëjnë çtë thotë ‘babloku’. Ramës i duhen këta njerëz sepse këtu i mbledhin atij votat, ata e lëshojnë lekun më kollaj dhe blejnë votat e qytetërave. 

Këta njerëz i duhen Ramës, sepse me anë të këtyre ai kontrollon edhe botën e nëndheshme, njerëz më të kaluar kriminale, të cilët përdoren kollaj dhe gjithmonë duke iu bashkuar pushtetit. Këtë Rama bëri edhe në Shkodër në një palë votime ku konkurroi vetëm vetë. Sërish nuk mundi që të shkëputej nga huqi i vjetër i tij, bashkëpunimi me të dënuarit dhe krimin.

Problemi i vërtetë nuk është Valdrin Pjetri, por në fakt është Edi Rama dhe këtë e vërtetoi pikërisht rasti ‘Pjetri’ dhe do ta vërtetojnë rastet që do të dalin në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco