Sa më i afërt fundi, aq më e fortë propaganda

Sa më i afërt fundi, aq më e fortë propaganda

Nga Jorida Tabaku - 10/08/2019

Episodet humoristike të qeverisë Rama nuk lidhen vetëm me mënyrën se paraqitjes së kryeministrit në takimet zyrtare apo konferencat.

Ato shpesh zbresin edhe në zyrat e kryeministrisë ku anëtarë të qeverisë për të mbuluar koncesionet abuzive dhe kriminale (si fjala vjen PPP Milot-Balldren, Orikum-Porti jahteve apo Thumanë-Kashar) ngrenë gishtin akuzues ndaj atyre që i akuzojnë.

Një situatë e tillë qesharake vjen pasi qeveria Rama ka 6 vjet në qeverisje, ka marrë në dorë Prokurorinë e Përgjithshme përmes shpikjes PPP Marku, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe çdo institucion tjetër hetues në vend.

Me gjithë këtë pushtet në dorë, me të gjitha mundësitë për të hetuar këdo nga qeveritë e shkuara, qeveria Rama zgjedh prapë gënjeshtrën propagandistike.

Ironia është se në vend që të hetohen ata që e ndanë Shqipërinë me traun 5 eurosh për interesa meskinë, ftohen të linçohen me akuza të dala boje ata që e bashkuan Shqiptarinë. Heshtet për qeverinë dhe ministrat që kanë dhënë 2,2 mld lekë PPP për rrugë e shërbime që ende nuk kanë përfunduar dhe që i është fryrë kosto mbi dhjetë herë, ndërkohë që nuk janë dëgjuar të flasin kundër kontratave abuzive koncesionare të rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 mln euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 mln euro.

Ndërsa BE ka përllogaritur koston e 1 km rrugë në Autostradën Adriatiko-Joniane që të ketë vlerën 1.2 mln euro, qeveria shqiptare për rrugë shumë herë me kushte gjeoteknike më të lehta ka vlerësuar në kontratat kriminale koston e 1 km rrugë me një vlerë 16 mln euro.

Propaganda në këto kushte, tregon dëshpërimin që ka zënë mazhorancën dhe qeverinë.

Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco