Pse Rama është i pafuqishëm përballë Dakos?

Pse Rama është i pafuqishëm përballë Dakos?

Nga Red Varaku - 09/08/2019

Mesazhi që Departamenti Amerikan i Shtetit i dërgoi z. Rama, nëpërmjet shpalljes së vendimit i cili ndalonte z. Dako dhe familjen e tij të shkelte në SHBA për shkak të përfshirjes në korrupsion të rëndë, është një mesazh i qartë edhe për z. Rama.

Është një mesazh që godet fort numrin dy të partisë socialiste dhe pranon pretendimet e opozitës që zgjedhjet e vitit 2017 janë vjedhur në bashkëpunim me krimin e organizuar. Ky fakt në thelb e delegjitimon plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet e vitit 2017.

Por, edhe pas këtij mesazhi aspak diplomatik, që në fakt ishte një paralajmërim i hapur i DASH për z.Rama, sërish ai nuk na zhgënjeu me reagimin e tij lidhur me vendimin për Dakon.

Nëpërmjet kryeprokurores së përkohshme të emëruar nga ai vetë, ai ka bllokuar çdo procedim penal ndaj z. Dako. Por, nëse dikur ia dilte të shfokusonte vëmendjen nga fakte të tilla të rënda, ai nuk ka arritur ta mbulojë dot tronditjen, që i erdhi nga ky sulm i beftë në këtë vapë gushti. Nuk është se ka zgjedhur të heshtë, por llava e amerikanëve i ka djegur çdo alibi.

Pas publikimit të përgjimeve propaganda e qeverisë ka ngecur keq. Mjeshtrave të ‘piarit’ i ka humbur spontaniteti dhe magjia. Janë bërë shumë të parashikueshëm.

Mjafton të dish se kush është personi që do gjykohet dhe mund ta parashohësh reagimin e propagandës, dhe më pas vendimin ‘jopolitik’ të Artës.

Edhe sikur të transportojnë tonelata me kanabis , edhe sikur të vjedhin miliona euro me tendera, edhe sikur të pastrojnë miliarda euro në ndërtim, nëse janë kapterrët e gjeneralit Rama, është e garantuar që nuk do të thirren kurrë në prokurori, por edhe kur rastis që thirren, ata thirren sa për sy e faqe për t’i hedhur hi syve opinionit publik.

Ajo që ia vlen ta theksojmë janë disa pyetje që lindin natyrshëm. Pse z.Rama ka zgjedhur mbrojtjen e Dakos dhe nuk ka zgjedhur hapjen e negociatave ? Pse e bëri Edi këtë zgjedhje, kur ai i di të gjitha pasojat që do ketë Shqipëria nga kjo gjë? Pse pra, zgjodhi Dakon para Shqipërisë?

Ka vetëm një përgjigje për të tre pyetjet. Ai nuk ka rrugë tjetër. Ai është i detyruar. E kush më mirë se z. Rama nuk e di se nëse sot Dako do të ishte në pranga, Hahn do ta merrte në telefon nga Brukseli për t’i dhënë sihariqin e hapjes së negociatave? E kush më mirë se Edi, nuk do të që të heqë nga supet peshën e rëndë të imazhit të rrënues, që përgjimet u kanë ngulitur në mendje shqiptarëve, siç bëri me Tahirin?

Por, z. Rama nuk e bën dot. Ai nuk ka fuqi ta bëjë këtë . Sepse, ai nuk e ka më në dorë situatën. Ai nuk e ka lirinë për të dorëzuar Dakon. Sepse Dako nuk është Tahiri. Dako është Partia Socialiste. Nëse bie Dako , bie qeveria! Nëse bie qeveria , vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, partia socialiste mundet , nëse i referohemi votimeve të 30 qershorit, i merr, a nuk i merr dot 35 deputetë.

Pra, arsyeja e vërtetë e moslëshimit të Dakos është rreziku i humbjes së pushtetit. Por, nuk është se Edi nuk jeton dot pa pushtet, ai e di që gjithçka ka një fund, por se gjithë sistemi që ka ngritur funksionon vetëm në bazë të varësisë që ka nga pushteti. Ai , më shumë se askush tjetër e ka të qartë, që nëse një ditë do të mbetet pa pushtet, të gjithë do t’i turren për të marrë hak. Me mbrojtjen që po i jep Dakos, ai e mban të unifikuar kopenë e babëzitur për plaçkë.

Ndërkohë , drejtësia e re që ka ndërtuar Rama nuk është një drejtësi që rrezikon aq shumë qytetarët se sa rrezikon vetë Edin. Ata ushtarë dhe hajdutë të pacipë me të cilët ka mbushur radhët e gjyqësorit sot, dhe që ne i shikojmë sot si kamikazë të Ramës , janë po aq të pafytyrë të nesërmen e ditës që Rama rrëzohet nga pushteti. Ata janë hajdutë gjobvënës dhe Edi Rama e di që nëse bie nga pushteti ata janë të parët që mund t’i hedhin hekurat dhe për akuza shumë më të vogla se sa këto që po ngrihen sot.

Por, po të mendosh pastaj që në dosjen e Edi Ramës përveç vjedhjeve, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, ka dhe akuza konkrete për kanabizimin, korrupsionin, trafikun e drogës dhe larje parash në offshore. Frika e tij nga humbja e pushtetit i është kthyer në makth që nuk e ndal para asgjëje për të shpëtuar kokën.

Një arsye tjetër e madhe përveç asaj çfarë e pret nga humbja e pushtetit, është se Rama dhe Dako kanë bashkë dhe histori të përbashkëta kriminale. Në themel të bashkëpunimit janë disa biznese të frikshme që fillojnë me tokat në bregdet, vazhdojnë me koncesione e privatizime dhe mbyllen me pazare rajonale kryesisht mafioze.Ata e kanë të vështirë të ndahen nga kjo histori e përbashkët. Grupet kriminale me të cilët janë përzierë, janë edhe më hakmarrëse se vetë drejtësia.

Por, pengu më i freskët që i mban ata të lidhur pas publikimit të skandalit të përgjimeve është ajo që panë me sytë e tyre nga revolta popullore. Rama e pa se si revoltohet një popull kur shikon si vjedh vota qeveria në mes të ditës dhe këtë nuk e harrojnë dot kurrë, sado shpikje me zgjedhje lokale të paligjshme të realizohen.

Ajo që ata kanë bërë pas publikimit të përgjimeve , është më kriminale dhe më e rëndë . Pas asaj date ata kanë dalë fare nga shinat . Ç’nuk kanë bërë për të pastruar zhulin e përgjimeve nga duart e tyre. Shkuan deri aty sa nga frika e përgjimeve të ndërmerrnin hapin fatal, hapin më të pabesë ndaj popullit të tyre, një hap që minon drejtpërdrejtë demokracinë, u futën në zgjedhje pa opozitën. Ata menduan se duke hyrë në zgjedhje do të mund të mbulonin krimin e vjedhjes së votave, por populli shqiptar nuk i amnistoi , dhe i ndëshkoi me braktisjen e kësaj farze të neveritshme.

Ata e dinë tashmë se fati i secilit prej tyre, është fati i të gjithë atyre që janë pjesë e rilindjes. Pas dites së publikimit te përgjimeve, ata janë të detyruar të ndajnë bashkë fatin e tyre derisa të jenë gjallë. Askush prej tyre nuk mund të jetë i lirë nga njëri- tjetri. Askush nuk mund të flasë pa leje apo të lërë në baltë shokun. Ata janë tanimë viktima të historisë së tyre.

Për gjithë këto arsye, Edi Rama mes fatit të Shqipërisë dhe fatit të Dakos zgjodhi fatin e Dakos. Për gjithë këto arsye mes shansit tonë për hapjen e negociatave drejt Bashkimit Evropian dhe zhgënjimit mbarë perëndimor që ka kapluar pas mosreagimit të prokurorisë pas publikimit të përgjimeve, Rama zgjodhi të dytin.

Tashmë edhe për Ramën ka filluar numërimi mbrapsht. Ai nuk është më një personalitet që po gjykohet për atë që po bën. Ai është thjesht një njeri për të cilin SHBA dhe BE ka filluar të mbajë shënim çdo detaj, ashtu siç mbahet në vëzhgim një i sëmurë rëndë .

Ky njeri nuk është i lirë të zgjedhë Shqipërinë dhe fatin e mirë të saj. Ai nuk e ka në dorë më veten. Ai është një peng i spirales së krimit në të cilën e ka zhytur pushteti i vet, prandaj është sot njeriu më i rrezikshëm i këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp10/08/2019 11:20

Skrapari,duket qe ndersa Kryeministri e mban veten si nxenes te Konices,Ti i referohesh karakterizimeve toktance te Fan Nolit .Te jem i sinqerte, mua nuk me ka rene ne dore pamfleti politik i Nolit ,e per pasoj nuk e di si i ka karakterizuar skrapallinjt, tepelenasit apo te tjere.Te jesh i sigurt qe tepelenasit nuk jane injorant dhe dallkauk dhe as bythlepires te Erion Velise Ka me qindra krahinar te mi, poete,shkrimtar ,mjek,artist,profesor - doktora,mesues ,agronom, veteriner, krere institucionesh,ushtarak dhe ish ushtarak,qe kane sherbyer me devotshmeri dhe ndershmeri ne te gjitha regjimet,perfshi edhe kete mikst(demokraci hibride).Ndoshta me shume se kaq ka neper krahinat e tjera te Tepelenes.A po se harrova, ne Tepelene nuk ka asnje fallxhor, por asnje per be.Tepelenasit jane njerez te drejteperdrejt.Ashtu sikurse nuk ka pyll pa derra ne Tepelene ashtu nuk ka pyll pa derra edhe ne Skrapar.Ashtu sikurse ne malin e Gramozit bije bore ne dimer dhe shkrihet ne vere ,ashtu ndodh edhe ne malet tona.Lajmi qe jepni se ne keshillin bashkiak te Tiranes qenkan 21 keshilltar nga Tepelena,nese eshte i vertete mua me dhemb pak, se eshte vertete e turpshme gjithe kjo "gjitheperfshirje"e bash patrioteve te mi ne Keshillin e Bashkise se Velise.Sa per dijenin tuaj Erion Velija ju ktheu qoken "tepelenseve".Ne 2013 Z.Velija u perfshi ne listen per deputet ne qarkun e Gjirokastres dhe me konkretisht do perfaqesonte si deputet Tepelenen.Une personalisht e mora ne telefon kryesuesin e listes Z.Arben Ahmetaj duke i çfaqur rezervat per kete kandidatur, veç te tjerash ,edhe per qendrimet e Z.Velija kunder Z.Nano ku une arsyetoja se Z.Nano ka ber burg ne Tepelene,eshte zgjedhur deputet dhe tepelenasit pergjithesisht kane nje maredhenije specifike me Te.Pertej telefonit apo nga bashkebisedusit e mi ne tavoline, u arsyetua se Z.Rama nuk ja pranonte as nje qark Z.Velija si kandidatur.Por çuditerisht Z.Velija "shkelqeu" ne mandatin e tij te pare dhe fale edhe PPP dhe liderve opozitar qe "shkelqyen" me mungesen e tyre ne parlament,ne reformen territoriale, ne zgjedhjet lokale ,si nje taktike per ti shkeputur me hire apo pahir Z.Rama nje mandat te dyte per Velieren e Tiranes, ndoshta edhe si shantazh se Veliera me te tijte rrezonin qeverine Rama,apo me deshire, se ne tepsine e Tiranes, ka pjese per te gjithe ,per patricet dhe plebejt e lozhes se sistemit te partitokracise.Sigurisht qe zgjedhjet lokale ishin nje e keqe e domosdoshme ,por ato mandate askush nuk do ti gezoj deri ne fund.As Z.Velija.As politikanet dhe zyrtare te tjere te larte.Pesha e bagazheve ne avionet qe gjezdisin si sheik ,eshte mbi kapacitetin mbartes.Endrat me Veting e SPAK jane me torturuse, se ajo qe vjen me pas.

Skrapari09/08/2019 18:35

Gramoz! Krasassi tp eshte ne rregull. Nga Tepellena qe tere jeten nuk ka nxjere nje personalitet sot( pas 97 e ne vazhdim) gati jane injorantet tepellenas qe bejne ligjin. Nuk po merrem me emra sepse tani cdo cqipetar i di kush jane. E fundit qe ti i nderuar Gramoz qe ndoshta nuk e ke marre vesh eshte ky lajm i rendesishem: Ne keshillin rrethit te komitetit ekzekutiv te Tiranes 21cope anetare te tij jane nga Tepellena, per turpin e tironcve gjizanike te Bamut Topes te cilet bejne sehir duke pire ndonje gote raki me nje koqe hudher dhe ne raste te vecanta ndonje fergese nga ajo qe ka qejf Bamut Gjiza.c

Gramoz09/08/2019 17:55

Ha mut o Krasasi katunit Tepelene ha! Gri sallat o jashtqitje e morrave te kuq! O çoban ma dhi e dele, o spiun polic e oficer me kapele! Keto jane veçorite e surreterve nga katuni Tepelene, a se harrova edhe hajdutllikun dhe te fala Termetit te kriminelit Shefqet o Krasas muti!

Askushi 09/08/2019 13:20

Analiza juaj eshte pjeserishte e sakte. Rama nuk e dorzon Dakon (Tahirin e shume te tjere.....lista shume e gjate.) Sepse ne krye te tyre, shefi i tyre eshte vet Rama. Nese ata shkojne ne Prokurori, nuk eshte problemi i Rilinjes se fitone apo jo, por fille pas tyre, prokurorija duhet te arrestoje vete Ramen dhe shume ramallare te tjere. Nuk e kuptoni qe kemi nje shtet te ngritur me gangester e mafjoz te te gjitha niveleve, formave, ...

krasasi tp09/08/2019 12:35

Z.Varaku,kartoni i kuq per Z.Dako u ngrit nga Departamenti i Shtetit ,ashtu siç e nenvizoni edhe Ju "per perfshirje ne raste te renda korrupsioni".Pergjithesisht retorika opozitare dhe ajo mediatike eshte perqendruar kryesisht ne ate te nderhyrjeve ne shitblerje te votave.Por ajo qe eshte normale per opoziten dhe kazanin mediatik rreth saj ,per te perfituar nga rasti dhe per ta shfrytezuar per rotacion pushteti menjehere ,urgjentisht,nuk rezultoji normale dhe efikase per partneret perendimor miq te vendit tone.Ata e njofin mire si zakonin e dhise qe mban bishtin perpjete dhe akuzon delen se ja pa dhe menyren e saj te ushqyerit duke 'krasitur' pyllin,ashtu dhe menyren e te ushqyerit te deles duke 'kositur' livadhin.Ndaj (nderkombetaret) rekomanduan zgjidhjen nepermjet Reformes ne Drejtesi.Brenda saj(RD) gjejne zgjidhje edhe zgjedhjet e lira , te ndershme e te barabarta si dhe rikonfirmohet roli i qytetarit si aktor ne zhvillimet politike dhe ne zhvillimin shoqeror.Per ta relativizuar rendesine e jashtezakonshme te Reformes ne Drejtesi,por edhe suksesin e arritur ne ngritjen e strukturave te reja,si kusht per implementimin e saj,Ju e quani çfare eshte arritur si kapje te kesaj reforme nga Edi Rama,duke e konsideruar ONM dhe aktor te tjere vendas, si çirake te Kryeministrit.Ka te tjere qe ne analizat e tyre ne kete portal e konsiderojne vendin si te pushtuar nga Sorosi ,duke harruar se ky vend eshte qeverrisur keto 30 vjete, nga aktor vendas.Nese dikush ka gjetur shesh e ka ber pershesh,kjo nuk mund te perdoret si alibi per bemat dhe çbemat tona.As si varke shpetimi, per askend.Fol ,shkruaj dhe investigo si psh.Klodian Tomorri mbi tematika konkrete.Ku vajti thesi Aga, do pyesin kopetentet ne strukturat e reja.Edhe sot Rilindja po gjezdis me torba ne kurriz, nga pasurija publike, duhet te sensibilizojne gazetaret e vertete.Militantizmi i qytetareve nuk sjell aq dem sa ai i gazetareve ,sidomos ne çaste ndryshimesh me impakt epokal.

Shto koment

Denonco