Rrëmbimi i Bashkive akt mafioz

Rrëmbimi i Bashkive akt mafioz

Nga Ylli Dylgjeri - 08/08/2019

Pamjet drithëruese me grupe horrash që kërkojnë të rrëmbejnë apo të mbajnë bashkitë në qytetet e vendit janë aktet më të turpshme që publiku ndoqi gjatë ketyre ditëve të nxehta të korrik- gushtit.

Në Shqipëri u godit sërisht civilizimi. Në Shqipëri u godit sërisht brezi i ri.

Në Shqipëri u godit sërisht bashkëjetesa.

Në shqipëri u plagos morali dhe e nesërmja. Regjimi i Edi Ramës, i organizuar tashmë në falanga banditësh, me leva, pinca e sharra e gjithshfarë mjetesh të forta në duar sulmuan godinat ku thuhet se do të projektohet qytetërimi i Republikës!!!

Pamje të tilla kemi parë vetëm në regjimet e juntave ushtarake në vendet latine.

Çfarë janë atëherë këto grupe Komitete Shpëtimi?

Kujt i duhet ai pushtet vendor i marrë pas këtyre zgjedhjeve që bota ende si ka çertifikuar si të ligjshme e të lira?

Për çfarë morali do tu flasin qytetarëve kryebashkiakët që udhëhoqën falangat e sulmit drejt zyrave të bashkive?

Kjo është Rilindja? Ky është dështimi.

Ky ishte turpi i rradhës.

Mbajini Bashkitë legena

U pafshi hairin!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco