Edi Rama dhunon të vegjëlit dhe të varfërit dhe u shërben të oligarkëve dhe klientëve

Edi Rama dhunon të vegjëlit dhe të varfërit dhe u shërben të oligarkëve dhe klientëve

Nga Jorida Tabaku - 05/08/2019

Ka disa ditë që  Rama dhe shpura qeveritare është angazhuar në një tjetër sulm në favor të oligarkëve të cilën po mundohen ta shesin si betejë “për të vendosur ligjin". E gjithë kjo skenë ku polici hiqet si punonjës i tatimeve, ku njësitë e policisë shkojnë në biznese, janë tregues të një shfaqjeje të stërparë që përpiqet të bëjë kurban sa biznesin aq edhe ndonjë drejtor pa peshë politike, që vjedhja qeveritaro-oligarkike dhe mosmbledhja e të ardhurave të justifikohet.
 
Kuptohet që në kushtet e sotme politike, me një rilindas kyç, Vangjush Dako, në listën e personavenon grata në SHBA apo dhe me skemat mafioze të blerjes së votave të njohura botërisht një aksion i tillë bëhet për të hequr vëmendjen. Aq më tepër kur në fund të pjesës së parë të aksionit ministrja e re në detyrë zbulon një fakt që PD ka kohë që e denoncon, 40% e bizneseve operojnë në kushte informaliteti. Kush është përgjegjës për këtë?
 
Promotorja e vërtetë e informalitetit është qeveria. Faktet janë kokforta, nga dita e parë e ardhjes në pushtet deri më sot taksat janë rritur kumulativisht me 2.2 mld euro, por të ardhurat në buxhet nuk kanë mundur të kalojnë kufirin e vendosur 6 vjet më parë nga aplikimi i taksës së sheshtë. Përpos taksave të larta problem që shtyn informalietin janë dhe politikat e njëanshme fiskale. Kjo qeveri favorizon oligarkët klientët e saj dhe godet të tjerët. Këtë fakt nuk e thotë vetëm Partia Demokratike, përkundrazi e thonë të gjitha raportet serioze perëndimore që merren me klimën e bizneseve.
 
Raporti i DASH argumenton se bizneset as qëthërriten në konsultime por ato gjenden përballë taksave të vendosura nga ana e qeverisë. Kjo e fundit u jep lehtësi fiskale për qoka bizneseve të caktuara. 

Raporti i Doing Business e përcakton Shqipërinë si një ndër vendet me taksat më të larta. E për ta mbyllur DASH para tre javësh deklaron  Shqipëria është vendi me qeverinë më të korruptuar në Ballkan.
 
Ndërkohë sipas të dhënave nga burime zyrtare janë mbi 50 biznese në ditë që mbyllen, ndërkohë shumë të tjera operojnë në frikë për bukën e gojës në mënyra informale. 

Rilindja dhe Tepsia për Vete janë barrë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme por jo për oligarkët. Këta të fundit, siç është e qartë për të gjithë, kanë përfituar e përfitojnë tendera, koncesione, leje, licensa dhe PPP. 
 
Meqë qeveria po hiqet sikur ka ndëshkuar oligarkët dhe rreh gjoksin e saj në një luftë të paepur kundër tyre na lind nevoja t’i thërrasim arsyes dhe argumenteve. Një vit më parë në Shqipëri shpërtheu skandali i kompanisë GULF që krijoi një gropë në buxhetin e shtetit dhe skemë piramidale për qytetarët!
 
Partia Demokratike tregoi se në të vërtetë ishte pronë e Besnik Sulaj, por që asnjëherë hetimi tatimor dhe as organet e tjera nuk guxuan ta hetonin. Mbase ngaqë në inagurim ishin shumë anëtarë të qeverisë dhe deputetë aktualë të saj. Një tjetër skandal që përfshin zotin Sulaj është edhe ai i ARMO-s, ku 60 mln euro taksa nuk u derdhën në buxhetin e shtetit! 
 
Cfarë vlere ka ti mbyllësh bar kafenë për shfaqje evazorit më të madh fiskal që abuzon me kompanitë e naftës? Çfarë vlere ka të mbyllësh restorantin oligarkut kur i jep koncesionin? Çfarë vlere ka ti mbyllësh tavernën kur i jep tokat në bregdet me vkm?
 
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, disa vite më parë në Brazil u zbërthye një nga skandalet më të mëdha financiare dhe korruptive. E gjitha nisi nga një Lavazh që pastronte paratë e super oligarkëve të Brazilit që për vite me radhë kishin paguar qeveritë e majta. 

E njëjta skemë ndodh sot në Shqipëri. Sot nga zyrat e shtetit ku jepen leje ndërtimi pastrohen parà të krimit ne betonet e gjoja hoteleve të turizmit!
 
I jap këto shembuj pasi siç e di i madh apo i vogël, i ditur në ekonomi apo me pak shkollë në ekonomi, një biznes oligark nuk ka mbetur të përfitojë apo t’ia hedhë shtetit tek fatura e kasës fiskale. Jo, jo, evazioni apo mospagimi i taksave vjen si pasojë e manipulimeve, vjedhjeve dhe grabitjeve me apo pa ligj nga oligarkët . 
 
Sot bizneset shqiptare kanë nevojë për taksa të ulëta, një shtet që nuk i shtyp me kërcënime dhe inspektime korruptive. Sipërmarrësit kanë nevojë për një qeveri që lufton kundër krimit ekonomik, oligarkisë dhe mbi të gjitha kanë nevojë për një qeveri që lufton për tregun e lirë dhe konkurencën. Dy parime të cilat Rilindja e Tepsisë për Vete  jo vetëm nuk i njeh por i ka armiq. 
 
Janë këto parime mbi të cilat Partia Demokratike ka ngritur propozimet për taksën 9% që do të ulë informalitetin. Do t’i ofrojmë BV një pullë fiskale që asnjë vizitë tatimore për gjoba të mos t’u pengojë aktivitetin. Sipërmarrësve të ndershëm dhe mbi të gjitha shqiptarëve u kemi premtuar ligjin Anti-Oligarki me të cilin do të hetojmë çdo biznes që ka fituar tendera dhe PPP në mënyrë anti-ligjore. Do të kalojnë në sitën e kontrollit çdo biznes që ka abuzuar dhe ka krijuar gropa në buxhet dhe mbi të gjithakushdo që ka pastruar parà përmes betonimit të Tiranës dhe Shqipërisë.
 
Këtë betejë po lufton Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, dhe pikerisht kjo ka shqetesuar shume ne qeveri e jashte saj!
 
Përballë këtyre propozimeve Ata që sot mbrojnë oligarkët dhe bashkëqeverisin e bashkëgrabisin me ta kanë vetëm mllefin dhe ofendimet, panikun se nuk mundet dot të mashtrojnë më askënd për vjedhjet, grabitjet, paligjshmërinë dhe inkriminimin e tyre! Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco