Me ose pa dashje, PD e para që po kryen një cikël të plotë katarsis

Me ose pa dashje, PD e para që po kryen një cikël të plotë katarsis

Nga Ylli Manjani - 04/08/2019

Me ose pa dashje, Partia Demokratike u bë partia e parë në vend që po kryen një cikël të plotë katarsis (pastrimi politik).

Katarsis i vërtetë është të sillesh politikisht pa u bërë fasadë dhe pa asnjë pushtet. Nuk është vetëm çështje emrash, fytyrash apo imazhi mediatik.

Në radhë të parë është marrëdhënia me Pushtetin ajo që e ndihmon ose e ndëshkon një parti.

PD mbylli një cikël marrëdhënie me shumë zig-zake me pushtetin. Me arritje të mëdha për vendin si: anëtwrësimi me Këshillin e Europës, Në NATO, liberalizimi i vizave dhe progresi me BE. 
Por edhe me dështime të rënda si kolapsi ekonomik e social i piramidave apo edhe keqmenaxhim pushteti në tërësi.

PD i dorëzoi çelësat e pushtetit për të ndërtuar një marrëdhënie të re, shpresoj. Të paktën shansin e ka shumë të madh për të propozuar e ndërtuar një marrëdhënie krejt tjetër nga sa deri më sot me pushtetin, me demokracinë, me politikën dhe me sundimin e ligjit në vend.

Ka shancin të ndërtojë një marrëdhënie të sinqertë, të paktën më të sinqertë se çdo parti tjetër, sepse nuk niset më nga interesa të vogla pushteti. Tashmë ajo nuk ka më pushtet. E zgjodhi vetë këtë gjë dhe mirë bëri.

Vota që vjen nga daravitjet e pushtetit do vijë duke u rrudhur nëse vërtetë ndërtohet një marrëdhënie e pastër e hapur dhe e sinqertë me parti, të cilat nuk kanë më tendera e interesa për të ndarë në këmbim të votës.

Ky është një shanc i mirë për të gjithë politikën që të fillojë ristartimin post katarsis.

PD do të meritonte një bravo të madhe, nëse do ta arrinte kët gjë.

Ristart nga pushteti nuk mund të ketë! Kalimi nga pushteti në pushtet quhet vazhdimësi.

Kjo vazhdimësi ka neveritur politikën...

Shansi për ta larguar këtë neveri është i madh.

Natyrisht duhen edhe disa reforma strukturore që rrisin konkurrencën në politike dhe që të ndajnë shtetin nga partitë.

A do ndodhë kjo gjë?!

Të shohim!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ReBo06/08/2019 12:19

Manjani eshte nje ze vetmitar,ne kuptimin se eshte i pavarur ne qendrimet qe mban.Prandaj megjithese une kam deshire te besoj ne ate qe thote per PD,nuk e shoh anetar te PD por nje ujk vetmitar ne gjueti te perhereshme me antiligjoren.Mos harroni se nqs PD vjen ne pushtet(se shpejti,dua te besoj),ky njeri na duhet ne opozite e jo ne pushtet.Ky eshte mendimi im, apo me mire deshira ime.Por edhe vete Manjani duket se don me shume pavaresine e tij si person se sa postin politik.Mos te harrojme se nuk eshte e lehte te qeverisesh me nje kritik si Manjani.

Shqiptari04/08/2019 16:44

Z. Manjani e ndjek ne cdo shkrim, ne cdo debat demokratik, ne cdo koment dhe ne cdo prononcim profesional publik dhe politik. Z. Manjani eshte si gjithmone brilant i vertete, i drejteperdrejte dhe profesionist ne te gjitha mendimet, komentet dhe idete e tij politike dhe juridike. Ide qe i sherbejne shume jo vetem klases politike por i sherbejne me shume edhe vendit.
Per mendimin tim dhe deshiren time, per idete demokratike qe ka, z.Manjani duhet te behet anetar i PD-se. Dikush mund te thote: Po pse Manjani te kaloje nga PS tek LSI dhe tani tek PD? Kjo nuk ka sens dhe nuk do te thote asgje. Nje personalitet politik dhe publik me dinjitet dhe personalitet, kur i ka idete e qarta dhe te pandryshueshme, kur eshte kaq pozitiv mund dhe duhet te shkoje tek ai formacion politik me te vertete demokratik, ku ka gare, kua ka fraksione mendimesh dhe idesh, ku hapje drejt publikut, ku ato ide gjejne zbatim, misherim dhe mbi te gjitha i sherbejne me se mire vendit dhe popullit. Idete e Manjanit jane ide demokratike dhe evropiane. Manjani mund t'i sherbeje kombit duke u bere pjese reale dhe bashkepunuese e PD, duke u bere pjese e demokratizimit dhe ristrukturimit cilesor te PD. Partite e tjera jane privatizuar ose jane kthyer ne parti familjare ku po goditet fryma dhe parimet demokratike. Nese z. Manjani e hedh kete hap, duhet te mirepritet dhe duartrokitet nga te gjithe sepse ai eshte nje demokrat i vertete dhe personalitet dinjitoz i politikes shqiptare. Vendi i z. Manjani si nje demokrat i vertete eshte tek PD.

krist04/08/2019 16:31

Sa ta mesoje " ti "-ja kuptimin e fjales katarsis,mund te arrihet deri tek zgjedhjet e rradhes,normale,apo te parakoheshme....

tl04/08/2019 13:51

Te sillesh politikisht pa u bere fasade dhe pa asnje pushtet,per publikun e gjere do te thote shume edhe emri,fytyra apo imazhi mediatik i atyre qe po bejne katarsis.A thua do e besojne me te vertete njerrzit se xhaketat e vjetra tani do pastrohen nga katarsisi???

Shto koment

Denonco