Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Braçja, ‘njeriu merimangë’ i Financave të Rilindjes

Braçja, ‘njeriu merimangë’ i Financave të Rilindjes

Nga Dritan Kaba - 02/08/2019

Sot zëvendësi i Edit, Braçja, ishte në kulmin e “shpërthimit” të tij. Në mëngjes na u mburr se u mbyll kazinoja, pasdite i ra vrulli. Kazinoja na paska një NIPT tjetër nga ai i kafes. Kush tjetër veç tij nuk e di, këtë gje. Edhe kafetë nga njëra-tjetra, edhe restaurantet kanë NIPT-e të ndryshme.

Para sa të rrahë gjoksin me aksionin “spektakolar” anti-informalitet, që nuk njeh miq apo shokë sipas tij, të na tregojë pak çfarë u be me ato 50 milionë eurot e akcizës së naftës që “u humbën” para dy vitesh nga uzina e Ballshit! Po me rrogat e punëtorëve dhe sigurimet e tyre?

Nuk ka përgjigje e di! Në këtë rast Braçja nuk mjaullin dot.

Po 140 milionët e Becchetit kush do i paguajë zoti zëvendës i Edit?

Sigurisht biznesi i vogël edhe i mesëm që po ja marrin shpirtin me taksa, gjoba dhe kontrolle.

Ndërkohë, kompanive milionere dhe atyre të PPP-ve i bënë dhuratë një ligj anti-kushtetues, atë të dividentit. Ligji i parë në historinë e jurisprudencës evropiane në fushën e taksave dhe tatimeve, që ka fuqi prapaveprues. Por edhe për këtë skandal Braçe nuk belbëzon dot.

Tashmë, q[ "Superman"-i i parë i Rilindjes mori vulën e turpit nga DASH, Braçja nxitoi t’i zerë vendin duke u shndërruar në “Njeriun merimangë”.

Shtroj pyetjen për z. Braçe: nga gjithë kjo dhunë, presion tatimor, linçim publik i bizneseve, a thua grumbullojmë dot aq para sa kushton një kilometer rrugë nga tenderi i Unazës së Re? 

Me gjithë këtë dhunë ndaj bizneseve të vogla e të mesme, se ndaj këtyre të mëdhenjve e di që është një show i turpshëm, sa para do të grumbulloni? 

Sa biznese të vogla edhe të mesme do gjobisni dhe do terrorizoni për te mbuluar “humbjen” prej 200 milionë eurosh nga projekti i parë tek PPP-ja e Balldren-Milot?

Sa biznese do çoni drejt mbylljes për të paguar për punë të pakryer Vilmën, për koncensionin e analizave?

Sa biznese të tjera do gjobisni për PPP-në e Orikum-Dukat?

Sa bizneseve do i merrni shpirtin për të plotësuar paratë e tunelit të shembur të Rrugës së Arbrit?

E di që Braçja nuk jep përgjigje për PPP-të, ndryshe nuk do bllokonte amendimet e ligjit të PPP-së në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për tre vite.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Berti04/08/2019 18:30

MIU

Miu i vogël i fejuar,
buzagaz i papërtuar
del shetitje me xhirafën,
me xhaketë e me kravatën.

Po ça ka i gjori mi
me xhirafën bri për bri.
Zgjatet, nduket, hop përpjetë,
ngrihet lart xhaketë e shkretë.
Ç'farë ka e pse dobsohet,
porsi dhelpra zë ankohet?
Ndaj vendosi u martua,
dhe kështu na u bë me grua.

Shkuan ditë e shkuan javë,
pa telashe këtë rradhë,
më s'e sheh xhirafën lart,
veç në sofër e në pjatë.

Miu i lumtur kokorosh,
pak nga pak na u shëndosh,
ki, ki, mbi degë, kaposh.
Po kujdes more qeros.

Ule zërin, pak më shtruar,
kohë pa kohë i hakërruar.
S'ka ç'të bën pastaj Doktori,
veç derman të bën vapori.

Berti04/08/2019 17:20

MIU

Miu i vogël i fejuar,
buzagaz i papërtuar
del shetitje me xhirafën,
me xhaketë e me kravatën.

Po ça ka i gjori mi
me xhirafën bri për bri.
Zgjatet, nduket, hop përpjetë,
ngrihet lart xhaketë e shkretë.
Ç'farë ka e pse dobsohet,
porsi dhelpra zë ankohet?
Ndaj vendosi u martua,
dhe kështu na u bë me grua.

Shkuan ditë e shkuan javë,
pa telashe këtë rradhë,
më s'e sheh xhirafën lart,
veç në sofër e në pjatë.

Miu i lumtur kokorosh,
pak nga pak na u shëndosh,
ki, ki, mbi degë, kaposh.
Po kujdes more qeros.

Ule zërin, pak më shtruar,
kohë pa kohë i hakërruar.
S'ka ç'të bën pastaj Doktori,
veç derman të bën vapori.

Aurori03/08/2019 13:33

Lereni rehat Braçen e gjorë, që nga zori zv.kryemu vane dhe e vune. Braçe "ekonomistin", rrote nga mendja, i fundit ne çdo klase te shkolles 8 vjeçare ne Kombinatit. Xhepistin e peshtire te shkolles. Zv.kryem- koketrashte ne mesimet si fizika e kimia. I kalitur e
guximtar ne autobuza, i kalitur dhe ne PS e hajnave, ky katundar i palarë dhe i parruar nga nje fshat i Beratit. O Zot, na shpeto nga nga keta plehra qe duan te pasuruhen me ndihmen e KryeM te PS Rrumpalle -b. palare

Shqiptari03/08/2019 10:44

Miu u be luan! A e besoni ju qe byca e Erjonit te vockel, te jete aq e madhe??!!!!!
Del ne media vete zv/kryeministri sa gjysma e kryeministrit sikur ka realizuar fitoren me te madhe financiare ne Shqiperi!!!! Cfare gallate urbane!!!!!!
Hahahahaaa! Mbyllet kompleksi TAIWAN, me 20 milion leke xhiro ne dite, sepse nuk jane prere 2 fatura kafeje radhazi!!!!!
Pse nuk e di Erjoni dhe baxhella e Financave qe si TAIWAN ashtu dhe te gjitha kompanite dhe bizneset ne Shqiperi, edhe betonieret e dakos, punojne me 2 bilance???!!!! Nje "fiktive" per qeverine e cironkes Erjon dhe nje "real" per vete boset e tyre.
Po te kete bythe Erjoni i vockel, le te nise hetimi tatimor me kete fakt dhe te mos bej si luan, kur e di edhe vete qe perpara ketyre boseve mafioze te lidhur me shefin e tij, eshte nje miush i vockel ne kafaz!

t03/08/2019 08:08

O mi gjirizi,as dy pare mend nuk ke qe te rrish pa folur,po te gjithe juve klysheve te rames vetem per kete pune ju merr prane e ju paguan: vetem qe te lefni vend e pavend

Gramoz02/08/2019 23:41

Braçe miu ka ngel po ai xhepisti tmerr i linjes Kombinat-Kinostudio me pseudonimin çerri, sa per te tjerat, eshte pesha pupel ne ridhjerjen e Edver Taqi Mutacakut dhe se pjerdh njeri.

Shto koment

Denonco