Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Bojkoti i përdorur

Bojkoti i përdorur

Nga Gentian Çala - 02/08/2019

Demokracia si parim do të thotë pjesëmarrje dhe garë e ideve, individëve apo grupeve politike, kurse bojkoti cënon parimin, por në vetvete është edhe ai instrument demokratik në situata të caktuara. Opozita shqiptare zgjodhi këtë rrugë, të bojkotit të institucioneve, e gjetur nën presionin e arrogancës së pushtetit që po zaptonte çdo institucion. 

Disa i japin të drejtë dhe disa jo këtij qëndrimi. Opozita përllogariti presionin mbi mazhorancën, kurse ajo e përdori paturpësisht këtë gjë për të marrë pa garë qeverisjen vendore. Madje e bëri këtë edhe në rastin kur Presidenti dekretoi një datë tjetër zgjedhjesh vendore, për tu dhënë mundësi krahëve politikë të reflektojnë. 

Bojkoti nuk është vetëpërjashtim, por u cilësua si i tillë. Madje konflikti politik pozitë-opozitë, u zhvendos në planin pozitë-presidencë. Bojkoti po përdoret dëshpërimisht edhe për të kapur një institucion tjetër. Opozita po konsiderohej jakobine dhe kjo shkonte perfekt me projektin e Ramës për zaptim të të gjitha pushteteve.

Bojkoti pati vetëm dy pasoja: së pari, rritjen e besimit te opozita, kjo jo vetëm e mbështetur në perceptim, por edhe në shifra sondazhesh apo në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në 30 qershor; së dyti, na bëri të kuptojmë se deri ku arrin Rama dhe Rilindja nëse u le terren. 

Bojkoti ishte një “eksperiment” politik që duket se nuk funksionon në një shtrat të një qeverisje autokratike, prandaj në të ardhmen duhet hequr dorë prej tij, sepse duke më efikase përballja brenda institucioneve. Ai nuk duhet lejuar që dikush ta përdorë si mos më keq. Gjithçka ndodhi duhet ta bëjë klasën politike që të nxjerrë mësimet e duhura.

Tashmë ky realitet politik është në epilogun e tij dhe duket se shumë prej hesapeve ishin bërë pa hanxhinë. Gara politike do të rikthehet, bashkë me zgjedhjet dhe bojkoti nuk do të mund të përdoret më.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco