Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Dako non-grata, ‘pikë kthese’ e qëndrimit të SHBA …?

Dako non-grata, ‘pikë kthese’ e qëndrimit të SHBA …?

Nga SYRI.net - 01/08/2019

Vangjush Dako është futur në listën e personave VIP, non-grata’, i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Me motivacionin ‘për korrupsion të madh’…

Ndërkohë që VOA në reportazhin e saj nuk ka harruar të evidentojë edhe rolin e Vangjush Dakos, të lidhur me bandën kriminale të Avdulajve, për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve në zgjedhjet e vitit 2017.

Por Vangjush Dako është aktualisht që ndëshkohet edhe anëtar i kryesisë së PSSH, i propozuar nga Edi Rama…

Aferat e Vangjush Dakos ndërkohë që publikisht janë mbrojtur fuqimisht nga Edi Rama, në realitet janë afera të përbashkëta të Edi Ramës dhe Vangjush Dakos…

Ndërkohë që Vangjush Dako është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Rama ka heshtur duke fshehur kokën si struci, duke u përpjekur që publiku ta harrojë këtë rast..

Sepse Vangjush Dako është ndëshkuar jo vetëm për aferat e tij korruptive në Bashkinë e Durrësit, jo vetëm për rolin e tij në manipulimin e zgjedhjeve të 2017 në bashkëpunim me bandën kriminale të Avdylajve, por edhe sepse është anëtar i Kryesisë së PSSH i vendosur me mbështetjen e Ramës, por mbi të gjitha se është ‘krahu’ i djathtë i Edi Ramës në shumë afera korruptive dhe për lidhjet me klanet dhe bandat mafioze për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve.

Por Vangjush Dako nuk është personi i vetëm, i afërt i Ramës, i goditur nga SHBA; ndoshta ky është rasti më i freskët, por mbi të gjitha ndoshta ky është rasti që do të përcaktojë edhe ‘pikën e kthesës’ së qëndrimit amerikan, ndryshe nga ai mbajti Brian Hojt Ji në 2019, Palmer në 2019…??!!

Ndoshta ky është rasti që tregon se goditja po i afrohet shumë Edi Ramës…goditje të cilën Edi Rama po përpiqet ta shmangë në heshtje, apo edhe ta orientojë te individë te tjerë të tillë si Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, apo Ilri Beqaj e Taulant Balla.

Rama me rastin Dako ka vepruar ndryshe nga ç’veproi me Sajmir Tahirin që e largoi nga kryesia e PSSH e madje e detyroi të largohej nga PSSH… Ndryshe nga sesi Rama ka vepruar edhe me Gramoz Rucin i cili po ashtu është i shpallur non-grata nga SHBA në kohën kur në krye të PSSH dhe të qeverisë ishte Fatos Nano.

Rama po përpiqet që rastin Dako ta trajtojë me shumë konspiracion…Arsyet duhet të jenë të shumta. Sidomos përse Tahiri trajtohet ndryshe nga Dako dhe Ruci, më mirë se kushdo tjetër mund ta shpjegojë Sajmir Tahiri, i cili është më i prekuri nga goditjet e Ramës, edhe për shkak të marrëdhënieve të acaruara me Erjon Veliajn, ka marrë goditje të fortë nga Rama, sa mund të konsiderohet goditje eliminuese.

Rama dhe Dako duket kanë rënë dakord ta kapërcejnë këtë goditje në heshtje, sepse jo vetëm lidhja e tyre është e fuqishme por mesa duket Dako zotëron shumë informacione konfidenciale për aferat e përbashkëta.

Madje fakti që Rama sillet ndryshe me Dakon nga ç’sillet me Tahirin, tregon se dosjet që Dako mund të ketë në sirtar për Ramën janë shumë të të forta. Ose ndoshta, Tahiri me naivitet është mashtruar e kërcënuar më lehtësisht nga Rama, ndërkohë që Dako ka mundur të sigurojë një baraspeshë me dosjet që zotëron kundër Ramës duke mos pranuar ndërkohë të jetë viktimë e mashtrimeve apo lëpirjeve të tij…

Mbetet të shikohet se çfarë do të ndodhe në ditën në vijim. Do të merret Dako i pandehur dhe do ti sekuestrohen pasuritë? Do të shtrihet ndëshkimi amerikan të Gjiknuri, Ahmetaj, Beqaj, Balla…? Do të kryhet goditja më pranë Ramës tek i vëllai? Apo do të goditet direkt Edi Rama…? Apo radhën e ka dënimi i Tahirit dhe burgosja e tij?

Të gjithë pyesin a do të ketë një ‘pikë kthese’ në qëndrimin ndërkombëtar…? Që logjikisht duket prezent dhe shumë i afërt…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco