Kjo duhet të jetë Shfaqja e Fundit...

Kjo duhet të jetë Shfaqja e Fundit...

Nga Avni Nezaj - 01/08/2019

Kohë vere ditët ngucen qetësisht me përballjen e pazorshme me vapën dhe sytë të shkojnë “dhunshëm” tek televizionet që nuk e rruajnë fare që të japin as si lajm të thjeshtë  që me dhjetra forca policore kanë rrethuar godinën në të cilën deri dje është bër art e sot po bëhet dhunë.

Eshtë ditë e merkurë 24 korrik 2019

Skena është reale e nuk ka nevojë për komente. Hajdutëtët nuk ndalen. Prishin që të pastrojnë paratë e krimit e të drogës me kulla. Nuk pyesin për ligj, për moral apo për drejtësi të cilën e kanë shkatërruar.

Artistët të gjendur përballë juntës kanë zgjedhur protestën paqësore, kanë ditë, javë e muaj që protestojnë, flasin, recitojnë në mbrojtje të ishullit të tyre të artit. Strofkullës së ngrohtë e të ftohtë të shpirtit të tyre të ndjeshëm.

Por shteti nuk dëgjon, shteti nuk ka kohë të dëgjojë, ka kohë vetëm të thërrasë policinë, jo vetëm atë bashkiake, por edhe atë të rendit, forcat speciale, ndërhyrjen e shpejtë, antikrimin, antikrimin ekonomik, antiterrorin e gjithë strukturat e tjera që ka nën komandë. Të vërë në gadishmëri edhe ushtrinë, forcat komando, dhe e gjithë kjo që të mposhtë artistët. Ata që armë të tyre kanë skenën, kanë zerin, kanë shprehjen fytyrës, kanë fjalën. Artistët “bandë” e madhe

Çfarë turpi, çfarë pafytyrësie.

24 korrik 2019 pasdite

Që loti i sotshëm që nuk e mbrojtëm dot të mos mbetet i ngrirë në faqet tona si lyrtha që nuk hiqet, duhet të reagojmë. U mblodhën qytetarët në mbrojtje të teatrit. Edhe artistë edhe ajo, edhe të varfër edhe jo. Edhe të trembur, edhe jo.

Që loti që derdhim sot për një vepër arti për nje qëndër kulture të mos na çjerrë fytyrën për gjithë jetën duhet të reagojmë.

Kryeqyteti ynë do të jëtë shumë më modern dhe me i bukur kur mbron dhe respkton traditën prandaj duhet të reagojmë.

Këto ditë po luhet shfaqja e fundit në një teatër që edhe mund të shembet, sepse diktaturat nuk ndalen duan të bëjmë atë që kanë vendosur ashtu siç bëri për 45 vjet në Shqipëri,  kur barinjtë qeverisnin, kur të paditurit e të pashkolluarit qeverisnin, vrisnin, kur trashësia intelektuale e komunistëve me opinga që erdhën nga komshi me lopën, e u ulën kembëkryq në Tirane dhe ku për hërë të parë panë shtëpi, për herë të parë panë teatër e piano. E u dukej çudi për këtë botën këndej.... shkatërruan gjithçka....

Çfarë mund të presësh nga bijtë e tyre, vetëm të bëjnë të njëjtën gjë.

Shfaqja e fundit është përballja me këtë grup hajdutësh në qeveri e jashtë saj, përballja me rilindjen eshte imperativ i kohës i të ardhmes sonë.

Policët ikën pasdite vonë dhe i lanë artistët të pinin ujë, edhe të hanin noj copë bukë, edhe të shikonin pak dritë, pasi errësira qeveri ua kishte prerë energjinë. Feleminderit zotit nuk i lanë të vdisnin aty brenda. Faleminderit shumë atyre që u bashkuan e erdhën tek teatari kjo godinë që u tregon fëmijve tanë që Shqipëria kishte edhe teater dikur dhe nuk lindi me Rilindjen.

25 korrik 2019

Shfaqja ka dy ditë që vazhdon në skenë. Kurse përgditjet kanë muaj që kanë nisur.

Këto ditë shfaqja e radhës duhet të jetë e fundit dhe jo për teatrin, aty duhet te këtë shfaqje të tjera edhe më përmasa më të mëdha po jo me subjekte të tilla.

Shfaqja e fundit duhet të jetë për këtë qeveri që nuk ndalet në vjedhje. I është berë e keqja udhërrëfim, i është bërë abuzimi si busull, i është bërë vjedhja si uji, i është bërë korrupsioni si vena që qarkullojnë gjakun, i është bërë dhuna si shpëtim.

Kjo lloj qeverie duhet të jetë vetëm subjekt tragjedish që të mos prodhjë tragjedi të tjera, pas zbrazjes që po i bën Shqipërisë dhe varfërimit të saj kolektiv.

Dajaku ndaj artistëve ishte preludi me i keq i nje demokracie të shoqërisë së “hapur”, që tek ne ka qëlluar e shqyer, nga këmba te goja.

25 korrik 2019 pasdite

Në mbeshtetje të artistëve qe e duan këtë godinë pasi aty “lundrojnë shpirtrat e artistëve që i dhanë jetë këtij kombi” kanë shkuar edhe qytetarë të thjeshte qe nuk punojnë artistë por qe e duan artin dhe duan të mbrojnë një godinë që trashëgon një diçka shume të rëndësishme për ata vetë, por edhe për kryqeytetin. Historinë..

Edhe kreu i opozitës është treguar i prerë kur ka firmosur marrëveshjen me artistët. Kjo godinë do të restaurohet, do të mbrohet dhe pikë.

Brabaria e shpellarëve që duan të prishin këtë qytet duhet të marrë fund, apo jo Erion Veliaj.

Ata aktorë që janë për prishje të godinës janë në rolin e tyre më të keq më të pafytyrë më të pandjeshëm që kanë mundur të kenë nëpër duar gjatë karrierës së tyre.

E Merkurë 31 korrik 2019

Dje ambasadori i BE- në Tiranë bëri be’ dhe foli për Tetarin. Pak më vonë, duke përgenjështruar veten tha se nuk ishte shumë i qartë dhe se mos qartësia e tij ishte shqartësuar edhe nga të tjerët që qartësisht e kishin kuptuar mesazhin e tij të qartë. Një mesazh aspak i denjë për një europë tradite dhe historie.

Ndërkohë adapati i Kullave dhe PPP-ve nuk ndalet. Mbledh citime artistësh nëpër gazeta e i poston në rrjetet sociale. Në ndihmë të tij janë edhe disa “69”-sha të sprovuar në manipulimin e opinionit publik, atij shqiptar por edhe atij europian.

1 Gusht 2019, e premte....Shfaqja vazhdon

Nuk ka kohë për të humbur, me teatrin ai do të shembë gjithçka prandaj duhet ndalur. Do shembë Muzeun, Pallatin e Kulturës, Akdeminë e Arteve e gjithçka që tregon se këtu kanë jetuar njerëz edhe para tij.... Kur bie edhe shpirti dhe fryma e qendresës ka rënë kombi. Prandaj ashtu si artistët, shqiptarët duhet të shembin frikën e bashkë më frikën edhe themelet e një diktature që po Rilind.

Eshtë vërtet kohë vere e ditët ngucen qetësisht me përballjen e pazorshme me vapën dhe sytë të shkojnë “dhunshëm” tek televizionet që nuk e rruajnë fare që të japin as si lajm të thjeshtë  që me dhjetra forca policore kanë rrethuar godinën në të cilën deri dje është bër art e sot po bëhet dhunë. Kjo ishte sjellja më brutale dhe pamja më e rëndë që më kanë zënë sytë në 30 vjet demokraci. Policë që dhunojne aktorë artistë...dhe media të blera

Kjo duhet të jetë shfaqja e tyre, e fundit...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco