Pse SHBA sulmoi numrin 2 të PS-së

Pse SHBA sulmoi numrin 2 të PS-së

Nga Red Varaku - 31/07/2019

Dje, u kalua gati në heshtje një nga ngjarjet më të mëdha të ndodhura në Shqipëri vitet e fundit. Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non-grata ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, numrin dy të Partisë Socialiste, krahun e djathtë të kryeministrit Rama, z.Vangjush Dako bashkë ne anëtarët e familjes së tij. Asnjëherë Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kishte sulmuar kaq hapur një eksponent kaq të lartë politik.

Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, thekson se kryetari i bashkisë Dako dyshohet se është përfshirë në raste madhore korrupsioni dhe në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Amerikë.

Qeveria amerikane thekson faktin se ka arsye të besojë, që krahu i djathtë i Ramës, njeriu më i rëndësishëm i socialistëve pas kryeministrit, është i përfshirë në korrupsion dhe në shkeljen e të drejtave të njeriut në atë shkallë, sa ata kanë aplikuar një ndëshkim egzemplar, që i bëhet vetëm rasteve shumë të rënda të abuzimit me pushtetin.

Ky vendim vjen pas deklaratës së z. Palmer se krimet elektorale të dy dosjeve të famshme 339 dhe 184 të denoncuara vazhdimisht në media nga opozita, si dhe pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane BILD, duhen hetuar dhe gjykuar.

Ky vendim është fillimi i çlirimit të shqiptarëve nga korrupsioni . Ky vendim e kapi në befasi z. Rama dhe Partinë Socialiste , sepse ndryshe nga çfarë pretendonte z. Rama, i cili para 30 Qershorit nënkuptonte se drejtësia do të godiste z. Meta dhe z. Berisha, aksioni amerikan i pastrimit të politikës nga krimi dhe korrupsioni nisi nga vetë z. Rama, bash me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë.

Të gjithë e dimë se z. Dako është numri dy i Partisë Socialiste, dhe nëse ai hetohet dhe gjykohet me drejtësinë e re ‘amerikane,’ me siguri që do të dalin prova edhe për implikimin e z. Rama në krimin e shëmtuar elektoral të vitit 2017. Ndryshe nuk shpjegohet heshtja e varrit që ka mbuluar Partinë Socialiste pas këtij vendimi.

Në fakt, ky vendim më së shumti , është një goditje e fortë për mos reagimin e institucionit të akuzës në Shqipëri, që drejtohet nga PPP Arta Marku, si dhe një sinjal për mbrojtjen e heshtur dhe të koduar që po i jepet atij nga kryeministri dhe levat e tij në prokurori

Rasti i penalizimit të Vangjush Dakos nga vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe heshtja shembullore e kryeministrit dhe e amplifikatorëve të tij të propagandës Ulsiut , Spiropalit dhe Ballës për këtë vendim, është shembulli më i keq që PS po jep, sepse në një farë mënyre, me heshtjen e saj ajo po i dërgon një mesazh prokurorisë dhe po mban anën e Dakos.

Kjo sepse ka dyshime të arsyeshme që z. Dako zotëron prova të forta që implikojnë z. Rama në krimin elektoral të vitit 2017, dhe si pasojë z. Rama i ka duart e lidhura në raport me z. Dako, prandaj ka zgjedhur të mos hetojë dhe të heshtë. Sepse një arrestim i mundshëm i z. Dako, jo vetëm do të rrëzonte qeverinë , por mund të çonte edhe në arrestimin e z. Rama.

Të gjithë e dinë ekzakt çfarë ka bërë Vangjush Dako. Tashmë ajo është e dokumentuar në një dosje zyrtare e cila fle në prokurori dhe ka përgjime zyrtare që e vëtetojnë këtë, të cilat ne i kemi dëgjuar edhe të transkiptuara.

Ne kemi një gatishmëri politike të pazakontë nga ana e PS-së për ta mbrojtur Dakon me shokë. Kemi një prokurori që nuk po e heton. Gjithashtu kemi edhe një opinion publik që intrigohet më shumë me teori konspiracioni me reforma që hanë politikanë, se sa kemi një vullnet për të bërë presion për hetimin e tij.

Heshtja e prokurorisë, heshtja e dyshimtë e ‘pro-amerikanit’ të thekur Ngjela dhe akoma më keq heshtja e Partisë Socialiste, e cila deri tani nuk ka bërë asnjë deklaratë politike, qoftë për tu distancuar nga ai, është një dëshmi se kemi të bëjmë me një drejtësi tërësisht të kapur.

Mos reagimi ndaj këtyre fakteve, mos nisja e një hetimi edhe pse ky hetim u kërkua nga vetë z. Palmer, tregon në fakt se kush në të vërtetë po e pengon reformën në drejtësi.

Heshtja e Partisë Socialiste dhe mos ngritja e zërit për të nxitur hetimin, nxjerr në pah hipokrizinë e madhe që ka kjo parti kur deklaron se e mbështet reformën në drejtësi dhe kur thotë se është gati të bëjë çdo sakrificë për të.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari31/07/2019 15:10

Vetem kaq, ndalimi per te hyre ne SHBA, kjo s'eshte asgje. Gjushi Amerike e ka si ne Shqiperi dhe ne Europe, madje ne kete te fundit ka miqte e tij me te mire. Ka Sooreeken, Vllahutinin, Fllekeshtein, Mugherinin, pra gjithe funderinat e Europes. Opozites SHBA tani i ka dhene nje arme me shume per te mos pritur me, te ngrihet fuqishem, boll me protesta paqesore.

t31/07/2019 14:06

Vendimi i Pompeut nuk eshte ndonje goditje kushedi se çfare.Dergimi i dakos ne bangen e te akuzuarve per korrupsion madhor dhe denimi i tij mbas nje procesi gjyqesor,kjo po, qe do ishte goditje.

Shto koment

Denonco