Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Asambleja e spastrimit të socialistëve

Asambleja e spastrimit të socialistëve

Nga Red Varku - 23/07/2019

Ka pasur një spastrim dhe raprezalje në asamblenë e PS. Më në fund pas gati 15 vitesh përpjekje ajo nuk është më partia socialiste, por është plotësisht parti e Edi Ramës. Sepse në këtë asamble u shkarkuan edhe socialistët e fundit, për tu zëvendësuar nga shërbëtorë të verbër të Ramës.

Nuk bëhet fjalë as për ligj dhe as për respektim të kritereve të partisë.
Bëhet fjalë për klanin e rilindjes, anëtarë e të cilit kanë vetëm një meritë, ata janë thjeshtë njerëz besnikë të Edi Ramës. Kjo asamble ishte beteja e fundit për t’i hapur rrugën kontrollit të tij absolut në parti.

Njerëzit më të rëndësishëm në PS, dhe të parët që janë emëruar nga Edi Rama në Asamblenë e PS-së, janë emëruar pa asnjë kriter politik, por për arsyen e thjeshtë se janë thjesht besnikë të Ramës. Ai po e bën këtë për të marrë kontrollin e plotë mbi partinë, sepse do të ketë të garantuar PS, në rast humbjeje në zgjedhje.

Sandër Lleshi, Gent Cakaj apo edhe të tjerë deri dje ishin figuara jopolitike, anonime dhe periferike të PS, për të mos thënë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me PS, në kuptimin që nuk kanë asnjë emocion politik për PS-në, por kanë thjeshtë një lidhje servile apo tribale me kryeministrin.

Emërimi i tyre sigurisht e ka shokuar shumë PS-në, pasi për ato poste ishin dhe janë për disa figura qëndrore të PS-së me profil të qartë politik apo qoftë edhe për njerëz që kanë dhënë kontribute për PS-në në fushatë.

Të gjithë kanë mbetur të zhgënjyer, pasi u shpërblyen njerëz pa kontribut dhe pa identitet të majtë.
Përtej njerëzve të krimit që i diktojnë personelin dhe G99 -çat , Rama ka emëruar gjithë njerëzit besnikë që ka pasur që në fillim kur ishte në Bashkinë e Tiranës.

Tashmë gjithkush është në PS, nuk është për shkak të kontributeve në PS apo si militant i saj, po vetëm si besnik i devotshëm i Ramës.

Ironik është fakti se kjo listë spastrimesh nisi me Ditmir Bushatin. Nuk dua të vlerësoj Bushatin, por Bushati mund të akuzohet lirshëm për gjithçka, por jo ta largosh nga PS, pasi ai është gjaku i saj dhe ka një identitet të fortë socialist.

Pra, e gjithë kjo fushatë kundër gjoja disa emrave në PS, nuk ka bazë llogjike dhe politike, por vetëm është pjesë e një fushatë spastrimi mbi bazë tribale, që Rama po bën për të konturuar pushtetin e tij absolut brenda PS-së.

Tashmë temperatura është rritur! Pasi ata që po largohen janë socialistë, ndërsa ata që po afrohen janë thjesht mercenarë që i shërbejnë parave dhe Edi Ramës, pa asnjë emocion politik .

Edi Rama është duke prodhuar pushtetin e tij, për të qenë i gatshëm të mbajtur kontrollin mbi PS-në edhe pasi kjo e fundit të kalojë në opozitë.

Në PS po spastrohen kundërshtarët e Ramës dhe Veliajt. Ata janë tani “njerëz të Edi Ramës, dhe si të tillë po mbushin vendet bosh.

Ky degradim i pushtetit në këtë shkallë, duket se ka stepur PS-në, pasi askush nuk guxon ta kundërshtojë apo ta ndalë.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh me Partinë Socialiste është një dramë që do ta vuajë Shqipëria në aspektin social dhe vetë PS në aspektin politik.

I vetmi që sodit i qetë dhe i gëzuar këtë panoramë është Erjon Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco