Himni i administratës: ’Në ato maja rripa - rripa...’

Himni i administratës: ’Në ato maja rripa - rripa...’

Nga Agim Xhafka - 23/07/2019

Ndodhën tre ngjarje rresht që më detyruan të shkruaj këto rradhë.

1-Gruaja më tha se Golja, djali i Nestit u bë drejtor spitali. Po konkursi zhvillohet javën që vjen, i thashë. Pika konkursit, ma priti ajo.

2- Nipi sa erdhi nga Londra më mori në celular. E njeh Taulant Ballën, më pyeti. Pse kaq poshtë ka rënë daja yt, e qesëndisa. Më duhet se ai të rregullon fët e fët në punë, tha e ma mbylli.

3-Ndërkohë hodha sytë në TV e pashë Albert Dervishin, i veshur polic dhe fliste për rregull, për ulje krimesh, për...

O grua, bërtita. Ky a pinte kafe te lokali poshtë pallatit e nuk qe i veshur polic, e pyeta. Berti zhvishet e vishet çdo katër vjet, qeshi ajo.

E kemi bërë shtetin si parkingu i Fredit. Ata që i ka shokë e miq i lejon të fusin makinën. Të tjerët sorrollaten nëpër lagje me shpresë se do kapin ndonjë vend ku të “flerë” vetura e tyre.

Administrata shqiptare mbase unike në glob. Gëlojnë në zyra veç militantët e fituesve. Si ata që zbritën nga malet dhe flakërinë në rrugë e burgje krejt intelektualët e shquar. Sot të merr frika kur halli të çon në zyrat e shtetit. Veç sorrollatjes të shohin nga duart. Kudo të fanepsen njerëz tesera, ose farefis fuksionarësh. Madje jo pa humor punonjësit e një ministrie kërkuan të shkartisen me ata të ministrisë përballë nga që ishin të gjithë kushërinj mes tyre.

Vendi para reformës në drejtësi kërkonte reformën e zyrtarëve, dinjitetin dhe profesionalitetin e tyre. Që partiaku pa shkollë e pa kulturë ta shihte me dylbi karriken e drejtorit a të një nëpunësi të thjeshtë.

Ndaj nuk do çuditemi ndonjë ditë kur si himn të administratës të këndohet:” Në ato maja rripa-rripa/njëherë ma...”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

QYTETARI dt 23 KORRIK 201923/07/2019 16:49

I madh je o GIM XHAFKA. Hiç mos u çudit për himnin që mund ti këndohet ndonjë ditë administratës: " Në ato maja rripa- rripa/ njëherë ma hipe njëherë ta......"Ky himn i dashur Gim Xhafka ka kohë që këndohet në Shqipëri kur në fuqi erdhi "KARIDHATOJA I MADHËRISHËM" Por ti i dashur Gimi ke ikur nga sytë këmbët në SHBA dhe kur vjen në Shqipëri të duket sikur këto çudira kanë ndodhur dje...SKE PARË GJË AKOMA i nderuar z. XHAFKA.......

Fidani23/07/2019 15:34

Nuk e di pse, por sa here shoh publikime nga Z. Xhafka nuk i le pa lexuar.
Shume koncize.

Shto koment

Denonco