Pse është anormale të pyesim që a është gati Lulzim Basha për të ardhur në pushtet

Pse është anormale të pyesim që a është gati Lulzim Basha për të ardhur në pushtet

Nga Red Varku - 20/07/2019

Në 30 Qershor kjo republikë u shemb përtokë plotësisht. Në fakt kishte kohë që kishte rënë, por tani rënia është e qartë edhe për më naivët dhe apolitikët.

Ajo u shemb në të gjitha cilësitë dhe atributet që e përbëjnë apo përkufizojnë një republikë.

Sepse, pas 30 Qershorit , pushteti legjislativ, pushteti egzekutiv, pushteti gjygjësor dhe i ashtuquajturi pushteti i katërt, pushteti i shtypit kanë rënë plotësisht në duart e kryeministrit.

Ka rënë në kuptimin e ndarjes së pushteteve. Kryeministri u kthye në president duke urdhëruar KQZ-në të mos njohë dekretin e presidentit. Rast i padëgjuar mbase edhe në Afrikë.

Ka rënë në kuptimin e institucioneve të pavarura. Në krye të tyre janë vendosur kamikazë të emëruar nga kryeministri , të cilët nuk njohin ligj tjetër përveç fjalës së kryeminstrit, dhe nuk njohin kushtetutë përveç servilizmit. Në rastin e fundit KQZ-u kthye në një vegël në duart e kryeministrit, ndërsa kolegji zgjedhor duke shkelur hapur ligjin dhe kushtetutën, zbatoi vetëm urdhrat politikë të Ramës.

Ka rënë gara politike. Ndoshta është rast unikal botëror, që në një sistem demokratik pluralist, një parti konkuron e vetme në zgjedhje, duke shkelur hapur jo vetëm ligjin dhe kushtetutën, por edhe të drejtat universale të qytetarëve për zgjedhje të lira.

Ka rënë prej kohësh gara ekonomike. ‘Miqtë’ e kryeministrit tashmë fitojnë çdo tender apo PPP duke i ngulur kështu drejt e në zemër thikën tregut të lirë dhe kapitalizmit.

Ka rënë shtypi i lirë. Media dhe portalet janë tërësisht të kapura dhe së fundmi me ligjin antishpifje, janë edhe lehtësisht të kërcënueshme dhe shantazhueshme.

Pra, republika ka rënë dhe ky tashmë është një fakt i pakontestueshëm.

Tashmë kemi Ramën president, Ramën kryeministër, Ramën kryeprokuror, Ramën kryetar gjykatash, Ramën drejtor tatimesh, Ramën drejtor policie, Ramën kryetar bashkie, Ramën pronar mediash, Ramën kryeredaktor, Ramën gazetar.

Sot, nuk egziston më asnjë institucion , përveç institucionit me funksion gati honirifik të presidencës, që nuk kontrollohet nga Rama.

Shqipëria është kthyer përfundimisht në një diktaturë të pashpallur me një parlament tërësisht formal, ku nuk blegërin askush pa lejen e kryeministrit.

Ajo është kthyer në një rast unik botëror, që sigurisht do të kthehet në objekt studimi në shkencat politike në të ardhmen.

Derisa jemi përballë një situate të tillë, të një rasti atipik ‘qeverisjeje demokratike’ , është tejet amorale dhe anormale të pyesim që a është gati opozita dhe Lulzim Basha për të ardhur në pushtet.

Sepse, në këto kushte çdo gjë që ndryshon këtë realitet është më e mirë se ajo që aktualisht kemi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

analizat e faktet21/07/2019 11:11

Në analizln e çdo qeverisje , kriteret e vlerësimit të saj bëhen duke evidentuar se çfarë ka bë rë mirë e çfarë ka bërë keq kjo qeveri..Po kështu veprohet edhe në vlerësimet e liderëve partiake e shtetërorë.
Sa i takon riardhjes në pushtet të socialistëve me lider Ramën, e vetmja gjë "pozitive" ishin premtimet për të ndryshuar pozitivisht Shqipërinë, lufta kundër informalitetit e korrupsionit, lufta kundër krimit, politikat sociale ekonomike, në ndihme të shtresave të varfëra, hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës, krijimi i shtetit ligjor, zgjedhjet e lira demokratike, rritja e eksporteve etj.etj. e me kryesoren , hapjen e negociatave për integrimin europian.
Cilat nga këto premtime u realizuan ?
Jo vetëm që nuk u realizua asnjë premtim nga këto, por përkundrazi veç regresit në të gjitha këto kërkesa, Shqipërisë kjo qeverisje i solli edhe mbushjen e legjislativit e ekzekuivit me persona me të kaluar kriminale gjithnjë në rritje fenomen ky që u kulmua edhe me kthimin e Shqipërisë në një Kolumbi të Europës.
Le të kthehemi tani tek kundërshtari politik i Ramës, juristi me formim perëmdimor Lulzim Basha..
Nga komplekset e inferioritetit që ka Rama ndaj Bashës, me gjithë makinerinë e rëndë propogandistike politike e mediatike, ka bërë çmos që ta zhvlerësojë ate si "Luli që fle gjumë" duke mos gjetur dot asnjë fakt për Bashën, për deshtime të tij në karrierën politike.
Fakt është se Berisha e ngarkoi Bashën, këtë politikan të ri e energjik, në funksion të programit të tij qeverisës, si ministër në tre dikasteret të rëndësishme si Ministria e jashtëme dhe e mbrendëshme, dhe ministria e transporteve.
Nuk e teproj nëse them se në historinë e shtetit shqiptar, nuk ka pasur asnjë ministër të suksesshëm si Basha.
Basha pat realizuar premtimet e qeverisë Berisha, në të tre dikasteret ku udhëhoqi..
Si ministër i jashtëm ishte pjesë e realizimit të premtimit për pranimin e Shqipërisë në NATO e proçeseve të itegrimit europian.
Si ministër i mbrendshëm, u realizua ëndra e shqiptarëve për të lëvizur me dinjitet me pasaporta Shengen , të lirë në BE.. Është gjithashtu për tu theksuar edhe se si ministër i mbrendshëm, evitoi një 97-ë të dytë me protestën e dhunëshme të 21 Janarit.
Përveç realizimit të veprës konkrete më të madhe infrastrukturore Rrugës së Kombit, që lidhi vetëm me dy orë kufirin shqiptaro-shqiptar me Tiranën, edhe para se të vinte në Shqipëri, i ngarkuar nga OKB si një specialist i drejtësisë, mori pjesë në ngritjen e ministrisë së drejtësisë të shtetit të pamvarur të Kosovës.
Ishte i vetmi politikan i së djathtës që arriti ta zbojë Ramën si kryetar i bashkisë së Tiranës, që e mbajti për 12 vite me 20 përqindshin e famshëm.
E së fundi, ndonëse i sulmuar egërsisht jo vetëm nga socialistë me komplekse inferioriteti e zilie për te, por edhe nga një pjesë e kasketave të vjetra të PD, edhe duke dorzuar mandatin e imunitetin e deputetit, arriti që me thirrjet e tij të mbusheshin me qindra mijë protestues rrugët e kryeqytetit e të gjithë Shqipërisë.
Nuk është e rastit që edhe parti të majta si LSI e ndonjë tjetër, unanimisht e zgjodhën ate edhe si lider të gjithë opozitës. jo për interesa servilizmi e dhune pushtetore si mbështetësit e Ramës, por si një shpresë e kauzës demokratike..
Me naivitet e hipolrizi, ka shumë media që kërkojnë ta zhvlerësojnë qëndrimin e Bashës se ai po lufton për pushtet.
Por në cilin vend të botës një opozitë lufton vetëm për sport ?
Që të realizojë programin e saj ekonomik, politik e social, çdo opozitë sigurisht që mund ta bëjë këtë vetëm po të vijë në pushtet.
Nisur nga faktet që përmenda më sipër, Basha e ka provuar se i mban premtimet, kurse Rama e ka provuar se nuk mban asnjë premtim.

Shqiperia fatlume per KM qe ka21/07/2019 00:29

Ne kishtet altuale te vendit edhe Mehmet Shehu apo Adil Carcani do ishin kryeministra me te mire se Rama. Sado "i keq" te jete Basha, eshte vite drite larg Rames, Veliajt, Balles apo Spiropalit me shoke. Prandaj eshte e kote te diskutohet qeverija e kryesuar nga Basha, i cili u quajt hajdut per Rrugen e Kombit ku kostoja ishte afro 10 milione euro/km, nderkohe qe sot kushton 20 milione euro/km per nje korsi ne rruge fushore ne Unazen e Re, apo sot kur 700 mije eurot per te cilat u akuzua Meta dhe per te cilat u be protesta "paqesore" e 21 janarit, duken si kusure pasi jane blere harxhet javore ne supermarket.

cuf dabjoni 20/07/2019 21:19

o Redo...!!
nuk po luftohet qe te vije ne qeverisje (pushtet kane autokracite) te vendit Lulzimi..por Partia Demokratike.Jane strukturat e Partise qe zgjedhin kush..

Skrapari20/07/2019 20:54

Kete pyetje nese opozita dhe z. Basha eshte apo jo gati per te qeverisur e bejne dashakeqet, eshte pjese e propagandes ridhjeriste, enveriste, socialkomuniste qe si synim kane barazimin e vlerave. Pra kjo lloj propagande i shkon per shtat pushtetareve te sotem, te cilet mendojne se ende ka kohe per te zhvatur gjithe pasurite e ketij vendi per tu mare qytetareve edhe frymmen nese munden. Besoj ora e te drejtes po troket dhe shume shpejt cdo gje do ta vendos sovrani dhe keta zuzare do kene nje fund te tmershem qe nuk e imagjinojne, nga punonjesi i thjeshte qe ka abuzuar me pushtetin deri te kellira Edvin Sumqiri.

Shto koment

Denonco