Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dje u asgjësua autonomia dhe liria e kërkimit shkencor të universiteteve

Dje u asgjësua autonomia dhe liria e kërkimit shkencor të universiteteve

Nga Myqerem Tafaj - 19/07/2019

Këtë ligj dhe këtë pushtet brutal të Akademisë mbi universitetet nuk e bëri as diktatura e Enver Hoxhës sepse Buda, Ccabej, Demiraj etj ishin akademikë të vërtetë dhe jo quasi akademikë që kërkojnë të luajnë rolin e inspektorëve policor të titujve dhe gradave.

Që sot Akademia shndërrohet në Inspektoriat Policor Shkencor!

Këtë rol inspektoriati besoj se nuk do ta pranojnë akademikë të vërtetë si Fuga, Kastrati, Merkoci, Gruda dhe pak të tjerë. Publiku pret reagimin e tyre. Akademik Fuga e bëri luftën që ditën e parë që doli ky draft.

Me këtë ligj Akademia ekzistuese u vetasgjësua dhe ajo shumë shpejt do ti lë vendin një Akademie të re.

Uroj që Presidenti i Republikës nuk do të dekretoj këtë ligj diktatorial.

Por tani universitetet duhet të zgjohen. Konferenca e Rektorëve duhet ta dërgoj ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Të nderuar rektorë duhet të përmbushni këtë detyrim elementar në respekt të votës që u kanë dhënë pedagogët dhe studentët.

Rektorët duhet t’ia dërgojnë këtë ligj Delegacionit Europian, Ambasadorëve të ShBA dhe BE, Drejtorisë së Përgjithshme për Arsimin dhe Kërkimin të BE, si dhe Konferencës së Rektorêve të BE.

Nëse nuk e bëjnë rektorët, duhet ta bëjnë Asambletë e pedagogëve dhe Senatet e universiteteve.

Ftoj PD ta ankimoj, si parti politike, ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Thjesht premtimi politik se do ta shfuqizojmë ditën e parë kur të jemi në pushtet, nuk mjafton se ai nuk duhet lënë të hy në fuqi!

Ky ligj duhet rrëzuar dhe kundërshtuar me cdo mjet demokratik sepse është antikushtetues!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco