Ndëshkimi moral i politikanëve …

Ndëshkimi moral i politikanëve …

Nga Le Monde - 17/07/2019

Ditët kur një ministër i akuzuar mund të shpresojë të qëndrojë në post qeveritar derisa drejtësia të provojë përgjegjësitë e tij, kanë mbaruar në Francë.

Nga viti në vit, francezët kanë ngritur shkallën e tyre të kërkesës ndaj zyrtarëve të tyre të zgjedhur.

Ata nuk i mbështesin më ata zyrtarë të lartë që abuzojnë me fondet publike. Ata i duan politikanët e tyre të pastër e të ndershëm, jo ??vetëm në aspektin ligjor, por edhe në atë etik.

Pa e kuptuar, François de Rugy e gjeti veten, përgjatë një jave, nën breshërinë e zjarrit të shkaktuar nga zbulimet e portalit Mediapart.

I vendosur në trekëndësh, numri dy i qeverisë franceze dha dorëheqjen të martën më 16 korrik, disa orë para së mbahej në Senat debati për projekt-ligjin për energji dhe klimën duke patur parasysh se jo vetëm nuk do të ishte në gjendje ti rezistonte sulmeve por më tepër për të mbrojtur nderin e tij përballë qytetarëve francezë.

Ai akuzohej se në vitin 2013 dhe 2014, kur kishte qenë deputet, kishte paguar kuotat e anëtarësisë në partinë EELV( Europe Ecology-Greens) duke përdorur statusin e deputetit që i jepte mundësi që shumat e paguara për kuotat të mund ti zbriste nga llogaritja e taksave.

François de Rugy ka kundërsulmuar duke deklaruar se i gjithë sulmi ndaj tij ishte një ‘linçim mediatik’, dhe duke paraqitur ndërkohë një ankesë për shpifje ndaj portalit që kishte botuar lajmin.

Por, politikisht, fati i tij u zgjidh duke dhënë dorëheqjen. Ai nuk mund të qëndronte më si ministër, për shkak të shkatërrimit të imazhit që i kishte shkaktuar lajmi i publikuar më media.

Në realitet çështja e ministrit Rugy është më shumë morale sesa ligjore, për më tepër që qeveria kishte refuzuar me kokëfortësi ta zgjidhte atë me shpejtësi. Deri në dhënien e dorëheqjes, Presidenti Emmanuel Macron dhe Kryeministri Edouard Philippe I qëndruan besnikë linjës se ‘ata mund të shpreheshin për fakte dhe jo për zbulimet e medias’.

Dhe për të shmangur sulmin mediatik ata kërkuan nisjen e hetimeve me shpresën se kështu do të mund të ngrinin një gardh mbrojtës. Por ata ishin të gabuar. Sistemi i tyre i mbrojtjes ishte e paqëndrueshëm sepse në sytë e francezëve, François de Rugy, kishte marrë goditje të fortë në planin etik dhe ishte e pamundur që ai të vazhdonte të kryente detyrën e Ministrit të Mjedisit, ndërkohë që kjo çështje ishte tema kryesore e ditës.

Nga ky rast mund të nxirret ky mësim: asgjë nuk mund ti dalë përballë kërkesës për moralin e jetës politike. Për ata që ushtrojnë një funksion të lartë politik, kjo kërkesë do të thotë të përcaktohet qartë për këdo kufiri midis asaj që duhet bërë dhe asaj që nuk duhet bërë.

Kjo detyrë mund të duket e komplikuar sepse prej shumë kohësh nuk është vëzhguar me lupë aktiviteti dhe sjellja e zyrtarëve të zgjedhur, dhe tani që efikasiteti i veprimtarisë së tyre është vënë në dyshim, reagimi ndaj tyre është i ashpër dhe deri brutal.

Që nga fundi i viteve 1990, janë hartuar dhe miratuar shumë ligje për ‘etikën dhe moralin’ për të shmangur apo penguar abuzimet individuale, por sa herë ndodhte ndonjë skandal nga individë të caktuar, përgjegjësia hidhej mbi të të gjithë stafin politik duke rritur kështu shkallën e mosbesimit te politika.

I vetmi antidot që një rast i tillë të mos ndodhte më do të ishte  që zyrtari i lartë të bëhej shembull…

Marrë nga gazeta Le Monde France-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lenci hidri20/07/2019 01:01

Para nje jave mua mu prish telefoni dhe nk dija se cfar po behej. dhe tek po shikoja TV kete ne France por nk po i kupetoja se cfar thonin sepse e dije mir gjuhen Francezen Dhe shikoja gati te gjitha TV France qe po flasin per kete minester dhe thuaj me vetem ore cfar po thon keta qe nk po i mar vesht un. Dhe pyes vllain per cfar po flasin kete media qe po meren vetem me nje ermer dhe me nje person gati per xhod minut xhod dite qe kishte lajme. Vetem per kete person. Ky me thote qe nk e dije se po thon dhe mbasi mora un telefonin shof per kete person qe kishte then doreheqjen nga posti dhe ky vetem per nje jave nk mundi ti rezistonte dote sulmve dhe iku. Por ne shqiperi qe kam plasur bomba pergjimesh nk dha kush doreheqjen apo te tj tj gjera qe kam ndodhur dhe a koma as gje nk ndodhi deri me sot

Daj Jaku17/07/2019 23:59

Revolucioni Francez mbushi 230 vjetorin. Revolucioni Shqiptar do të kryhet mbas nja 250 vitesh të tjerë, madje në se vazhdojmë me të sëmurë psiqikë (të çmendur, të cikatun) në krye të qeverisë, dhe me popull dele, nuk do bëjmë përpara as për 500 vjetë të tjerë. Kështu siç e kemi katandisur vehten, ka të drejtë Bota që na trajton si minj laboratori për eksperimente. Po nuk u ngritëm që ti flakim në burg këta banditë mafjozë që na qeverisin e na shtypin e na vjedhim, kështu ka qenë e kështu do jetë edhe 500 vjetë.

Shto koment

Denonco