Intelektualët që duam t’i bëjmë me zor

Intelektualët që duam t’i bëjmë me zor

Nga Klodian Tomorri - 17/07/2019

Lexoja një intervistë të Orhan Pamuk pak kohë më parë në mediat perëndimore. ‘Më dhemb për vendin tim- thoshte. Demokracia po vdes, liria e fjalës po ashtu, ndërkohë që të rinjtë rrinë kafeneve’.

Orhan Pamuk është një nga shkrimtarët e gjallë më të mëdhenj sot në botë. Por nuk është vetëm shkrimtar i madh. Mbi të gjitha është humanist i jashtëzakonshëm dhe intelektual ‘par excellence’.

Diku nga viti 2005, ishte turku i parë që guxoi të fliste për genocidin turk në Armeni. E patën kërcënuar me jetë, i hoqën tituj dhe ofiqe, por nuk u zmbraps. Nuk u zmbraps atëherë, dhe nuk zmbrapset as sot para autoritarizmit të Erdoganit. Sepse ky është intelektuali.

Gjithmonë në oponence me pushtetin, marrëzinë, të ligën, edhe konvencionalen kur ajo është e gabuar. Ndaj intelektualët janë autoriteti moral i shoqërive. Kur shoqëritë çmenden dhe marrin drejtim të gabuar, ata janë gjithmonë aty.

Duke lexuar intervistën e Pamuk mendoja sa komb me fat Turqia, që ka një figurë të tillë dhe sa pafat jemi ne, që intelektualet duam t’i bëjmë me zor.

Nëse ka një term sot në shqip, që është inflacionuar, masakruar, përçudnuar, e madje edhe përdhunuar, ai është termi intelektual.

Ne ia kemi veshur atë kujtdo. Madje edhe figurave qesharake, sahanlëpirësve, hipokritëve, të shiturve. Mjafton që të kesh një diplomë apo të dalësh një herë në televizor.

Por intelektual nuk bëhesh nga diploma. Nuk bëhesh as kur je profesor, piktor, artist, muzikant. Madje as kur je shkrimtar i madh me famë botërore.

Intelektual je kur mbron interesin publik. Kur sfidon të gabuarën, edhe atëherë kur ajo mbështetet nga shumica. Ky është intelektuali.

Gjithmonë rebel kundër pushtetit dhe së keqes. Në të kundërt je thjesht njeri i vogël dhe rrogëtar në borderotë e pështira të pushtetit. Sado i zoti të jesh në profesionin tënd. Edhe atëherë kur ke famë botërore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Kuti18/07/2019 14:19

Te gjitha ato qe ka shkruar per patriotizem e atdhedashuri e bashkim te shqiptareve per tu bere popull i denjeux si gjithe popujt e tjere jane hini. Ky eshte shitur me lire se gjithe te tjeret. Nuk i fers hellénistique fare per Shqiperi e shqiptare, ka here edhe ky ne te peine e kryedoçit. Me kohe do te thoja. Te kish shkruar ne botes tjeter, me sigurte do e kish shpetuar emrin e tije, por tani eshte vone....
rrofte

Arber Pashtriku18/07/2019 11:21

Eshte per te ardhur keq qe nje shkrimtar i ketij kalibri si Kadare hesht jo vetem tani qe vajzen ja kane bere ambasadore ( sigurisht pa merite) por edhe ne 97-ten nuk e hapi gojen dhe vetem shume perciptas perpiqet te ja veje fajin gjithe spektrik politik qe nuk eshte as pak e vertete

E verteta 17/07/2019 23:11

Sapo postiva nje jkoment ne kete artikull por edhe syri net duket se i seleksion ato sipas shijes te tij. Sa keq nuk do ta besoja nese do ma kish thene dikush tjeter

E verteta17/07/2019 23:04

Po autori e ka shkruar perfect Diploma shkolle te larte kane edhe ata qe nuk bene te mesmen. Intelectuali duhet kurdohere te jete me popullin jo me qeverite. Kur e pashe foton e Kadarese me Spiriopallen nuk di se si u ndjeva Pie pastaj mu kujtua nje vjershe e tij “Terrori I bardhe “ Nuk kam degjuar te kerkoje falje asaj shtrese e tja hedhe fajin regjimit si asnje pendese Ku eshte ndryshimi me komunistet e nomeklatures?

Sazan Skuka.17/07/2019 20:26

Te shkon mendja se Ismail Kadare eshte shkrimtar i madh(per nje shumice),por ate te intelektualit nuk e ka fituar,kjo edhe se eshte perkedhelur nga te gjjthe,dhe ai nuk ka pasur kurajon qe kete perkedhelje te mos e pranoje.I shkruajta keto mendime se dhe autori aty me duket se e ka shenjestren.Si mund te heshte nje shkrimtar si ai per momentet qe kalon atdheu dhe populli i tij.

Balo Bna 17/07/2019 20:16

Lubonja eshte nje nder te paktit..

Shto koment

Denonco