Kur mjelet shteti...

Kur mjelet shteti...

Nga Syri.net Kosova - 14/07/2019

Kush i ka fajet...?

Kush i ka fajet për gjendjen në të cilën shteti ynë i ri gjendet tash e sa kohë?

Kësaj pyetje është bukur e vështirë t’i jepet një përgjigje e duhur, por sigurisht shembuj konkret të dështimit si shtet ka mjaft, duke nisur nga papunësia, ikja nga vendi, izolimi në geto, mos zhvillimi ekonomik, hajnia, nepotizmi, korrupsioni, papërgjegjësia...e shumë e shumë probleme tjera.

Por a ka zgjidhje për këto fenomene të shëmtuara?

JO! -  Përderisa shteti dhe ligjet në fuqi nuk funksionojnë si duhet, ku i forti e mund të ligun, e ku kapja e shtetit tashmë është monopol pothuaj në çdo skutë të këtij sistemi perandorak.

Shpresat mbesin vetëm fjalë që i merr era, përderisa kjo klasë pushtetarësh të mjerë, po e mjelin shtetin si 'lopën' e tyre, që nga pas lufta kur erdhën në pushtet dhe brenda natës u shëndrruan në milionera.

Këta janë milionerat e pasluftës prej të cilëve po çuditën dhe kanë mbet gojëhapur çdo amerikan e evropian kur kanë zbritur në Kosovë.

Milionera të milionave, tokave,vilave, makinave të shtrenjta, e çka jo tjetër.

Jo vetëm kaq, por të tillët janë bërë monark dhe mbret edhe të egos së tyre për pushtet, vjedhjes dhe pasurisë së pakufishme...!

E prap erdhëm të fjala e parë...Kush i ka fajet për këtë mjerim institucional?... ku hajnia, korrupsioni, nepotizmi, kapja, kanë lëshu rrënjë,  në çdo çerdhe, shkollë, institucion, universitet, ministri, agjension, bord, e ku tjetër, duke politizuar çdo qelizë të këtij shteti të varfër e të mjerë.

Por a i kemi fajet ne, por edhe ata!

 Ata po lozin me neve, duke na hedhur pluhur syve, e ne po i mbyllim sytë para çdo të keqe në ketë vend.

Por jo vetëm ne si popull dhe si shoqëri po durojmë si mos më keq...por madje edhe opozita ka ra në gjumë veror, dhe si duket nuk po arrinë ta ndryshoj kursin e kësaj qeverisje.

Modeli i qeverisjes nuk mund të ndërrohet me fjalë e demagogji ditore por me vepra, nisma konkrete por madje edhe duke protestuar.

Një model të tillë e kemi në Shqipëri ku opozita si asnjiherë më parë do ta rrëzoj nga froni, despotin e kanabisit dhe të narkoshtetit.

Durimit do t'i vije fundit shpejt sikur edhe pushtetit të Rilindjes.

Por a duhet të gjithë të bëhemi grusht dhe ta rrezojmë 'faren e keqe' edhe në Prishtinë, jo vetëm Qeverinë por edhe Presidentin, i cili me fantazinë e tij prej monarku, po tenton të bëjë pozare për ndarjen e Kosovës me homologun e ti serb, Vuçiqin.

Kjo mund të arrihet nëse ne, shohim përtej fantazisë së tyre të çjerrur, duke marr njëherë e mirë në dorë flamurin e shpresës, për t'ja kthyer buzëqeshjen, fëmijëve tanë, shtetit, institucioneve dhe vetë imazhit tonë në botë.

Në të kundërt, ndryshimi mbetet veç ëndërr, por jo realitet dhe kjo kastë e ‘mallkuar’ e politikanëve dhe pushtetarëve do të mbesin mbi kurrizin tonë të lodhur, së bashku me izolimin, ikjen, pashpresën, nepotizmin, kapjen, hajninë e çka tjetër...?

E si duket, refreni i fillimit do të na përcjellë edhe në përfundim...Kush i ka fajet?...se shtetin, jo vetëm po na mjelin, por kanë filluar edhe ta ‘thithin’ e ne po vazhdojmë si dje, sot e nesër të heshtim...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco