Monizëm dhe manipulime idioteske

Monizëm dhe manipulime idioteske

Nga Kastriot Islami - 13/07/2019

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, në asnjë demokratik, qoftë edhe me demokraci problematike, që zgjedhjet të zhvillohen në kushtet e mungesës së Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, në dhunim të dekretit të Presidentit për përcaktimin kushtetues të datës së zgjedhjeve, dhe të fitohen të gjithë bashkitë.

Këto zgjedhje kanë prodhuar një rezultat të njëjtë me atë të vendeve me sistem monist, ndërkohë që mungesa e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, qoftë edhe në aspektin formal, nuk është evidentuar as në vendet me regjim monist, pra të drejtuar praktikisht dhe ligjërisht nga një parti e vetme. Më poshtë jepen disa të dhëna që flasin qartë për këtë përfundim.

Rasti I: Bashkia Shkodër

Në vitin 2015 Kandidatja e opozitës së sotme (pa LSI dhe PDIU) për Bashkinë e Shkodrës ka fituar 38747 vota, ndërkohë që PD+LSI+PDIU llogaritet se kanë fituar në 2015 për këshillin bashkiak të Shkodrës 37423 vota.

Skandali I: në zgjedhjet e 2019, kandidati i Edi Rames ka fituar 16450 vota ose 22207 vota me pak sesa ka fituar kandidati i PD ne 2015 (38747). Madje kandidati i PS në 2019 duke fituar vetëm 16450 vota ka mundur të sigurojë 29883 vota më pak sesa kanë fituar për këshillin bashkiak në 2015 të tre partisë që në 2019 duke qenë në opozitë nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje (PD, LSI dhe PDIU).

Skandali II: Po të krahasohen të dhënat e tabelave të KQZ për bashkinë e Shkodrës, rezulton se ‘Pjesëmarrja’ në votime është 15913 votues ndërkohë që kandidati i PS ka fituar 16450 vota, pra ka më shumë vota sesa votues.

Skandali III: Justifikimi se vlera e votuesve në tabelën ‘Pjesëmarrja’ është provizore nuk arrin dot ta fshehë manipulimin sepse 14 ditë pas zgjedhjeve ende nuk na dalë shifra zyrtare e Pjesëmarrjes për çdo bashki ndërkohë që ka përfunduar numërimi i votave dhe votuesve në çdo QV dhe është shpallur rezultati për kandidatin fitues?!

Rasti II: Bashkia Pogradec

Në vitin 2015 Kandidati i opozitës së sotme (pa LSI dhe PDIU) për Bashkinë e Pogradecit ka fituar 17647 vota.

Skandali I: Në zgjedhjet e 2019, kandidati i Edi Ramës ka garuar i vetëm … pra konkurrimi është monist…

Skandali II: Ndonëse ka garuar i vetëm ka fituar 17306 vota pra 341 vota me pak sesa ka fituar kandidati i PD ne 2015 (17647).

Skandali III: Justifikimi se vlera e votuesve në tabelën ‘Pjesëmarrja’ është provizore nuk arrin dot ta fshehë manipulimin sepse 14 ditë pas zgjedhjeve ende nuk na dalë shifra zyrtare e Pjesëmarrjes për çdo bashki ndërkohë që ka përfunduar numërimi i votave dhe votuesve në çdo QV dhe është shpallur rezultati për kandidatin fitues?!

Rasti III: Bashkia Lezhë

Në vitin 2015 Kandidati i opozitës së sotme (pa LSI dhe PDIU) për Bashkinë e Lezhës ka fituar 21425 vota.

Skandali I: Në zgjedhjet e 2019, kandidati i Edi Ramës ka fituar vetëm 12930 vota pra 8540 vota më pak ose rreth 40 përqind më pak sesa ka fituar kandidati i PD ne 2015 (21425).

Skandali i II: Sipas të dhënave elektronike të KQZ, në bashkinë e Lezhës kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 15436 votues, pra 5989 më pak se ç’janë votat e fituara nga kryetari i PD i kësaj bashkie në vitin 2015. Pra edhe pjesëmarrja ka qenë shumë më e ulët (rreth 30 përqind më e ulët) sesa votat e fituara nga kryetari aktual i bashkisë së Lezhës.

Skandali III: Justifikimi se vlera e votuesve në tabelën ‘Pjesëmarrja’ është provizore nuk arrin dot ta fshehë manipulimin sepse 14 ditë pas zgjedhjeve ende nuk na dalë shifra zyrtare e Pjesëmarrjes për çdo bashki ndërkohë që ka përfunduar numërimi i votave dhe votuesve në çdo QV dhe është shpallur rezultati për kandidatin fitues?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco