Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

10, J, Q, K, A... Po më pas?! A po mbarojnë kartat politike të opozitës?!

10, J, Q, K, A... Po më pas?! A po mbarojnë kartat politike të opozitës?!

Nga Arben Vata - 10/07/2019

Nga Arben Vata - 

Pak ditë më parë, u mbajt protesta e 10-të kombëtare e opozitës për të larguar nga qeveria kryeministrin Rama. Për shumë njerëz, pyetja shtrohet, se sa protesta të tjera do të thërrasë opozita dhe cili do të jetë rezultati i tyre? Cili do të jetë aksioni opozitës pas disa protestash? Për ta konkretizuar me një lojë të zakonshnme me letra, pyetja shtrohet se çfarë do të ndodhë pas kombinimit të fundit 10,J,Q,K,A? ( Ose thënë ndryshe protestës 10,11,12,13,14? 

Do të vazhdohet sërish kështu deri në zgjedhje të afërta lokake, deri në zgjedhje të përgjithshme, apo në votime për të dyja bashkë? Sigurisht që opozita duhet të ketë tashmë një projekt të qartë për këtë dhe patjetër edhe përfundime të pritshme nga aksioni saj politik. Berisha ishte i pari që në një farë mënyre percaktoi një objektiv të qartë të kësaj proteste, kur tha se Rama mund të dënohet me 37 vite burg për keqqeverisje dhe lidhje me krimin. 

Sigurisht që Berisha nuk mund të përcaktojë sesa drejtesia do të dënojë këtë apo atë politikan, por deklarata e tij është me siguri një përpjekje për të motivuar jo vetëm drejtuesit aktualë të opozitës, por edhe pjesëmarrësit e lëvizjes popullore për rrëzimin e Edi Ramës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sidomos, elektoratin pa parti, i cili më shumë sesa ardhjen në pushtet të Lulzim Bashës, kërkon një sistem politik që nuk ndërhyn tek vota dhe drejtësia. Një drejtësi që tregon se dënon çdo lloj politikani, është ajo drejtesi që çdo shqiptar kërkon. Përmendja e Ramës si dhe referimi sesa vite dënimi ai mund të marrë, është një shtysë për të vazhduar edhe më tej këtë lëvizje. 

Por, deri kur? A do të lodhen shqiptarët nga këto protesta apo do të vazhdojnë edhe me muaj deri ndoshta në zgjedhjet e parashikuara në vitin 2021? A po pret opozita shtimin e lojtarëve në fushën e lojës? Dmth Ilir Metën që të radikalizojë apo shtojë presionin ndaj qeverisë? A mos është opozita e bindur se qeveria nuk rrëzohet me protesta në bulevard, ndërsa dhunën nuk e pranojnë ndërkombëtarët si mjet për largimin e një qeverie? A mos opozita kërkon të mbajë në presionin e protestës së rrugës qeverinë për ta pasur më të lehtë për ta rrëzuar atë kur të vijë koha e zgjedhjeve? 

Ka edhe shumë pyetje të tjera të cilave opozita duhet tu japë pergjigje, si detyrim për ata që po e mbështesin prej muajsh. Përndryshe, nëse vazhdohet kështu për një kohë të pa caktuar, vjen koha që askush nuk ka interes të ndjekë një lojë të cilën e ka parë që prej fillimit.

Pas shtrimit të 10,J,Q,K,A ,vjen koha të mësosh nëse ti apo kundërshtari ka fituar lojën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kauzat politike12/07/2019 19:26

Nëse në përplasjet politike midis partive të djathta e të majta, për tu dukur si "të pamvarur", injorojmë memorien historike të kauzave të këtyre "palëve" siç i quajnë në media, kemi bërë avokatin e djallit.
Në të ashtuquajturën "të majtë europianiste" që ka Shqipëria me emërtimin Partia socialiste, janë të paktë, shumë të paktë në këtë strukturë që ka sot kjo parti, të atyre të majtëve idealistë të moderuar europianë.
Konkretisht, në krye të parlamentit shqiptar, paradoksalisht kemi një ish ministër të fundit të sigurimit të diktaturës enveriste.
Gjeni një kryetar parlamenti të ndonjë shteti europian që të ketë një të tillë personazh të diktaturës naziste apo komuniste.
Paradoksi tjetër është që si kryeministër e shef i PS, është i nipi i një antari agresiv të Byrosë politike të KQ të PPSH, një piktor mediokër e ekstravagant, që nuk ka asnjë bindje ideollogjike të kjartë, por të vetmin qëllim në karrierën e tij politike ka pushtetin e pakufizuar e pasurimin në rrugë korruptive.
Gjeni në ndonjë vend të Europës së sotme, një kryeministër të ngjashëm me Edi Ramën, si për sjelljet jashtë moralit qytetar, për mënyrën harbute të komunikimit me publikun, e deri në mungesën e paraqitjes serioze si një burrë shteti.
Në "palën" tjetër, opozitën e djathtë, kemi një lider intelektual i ri, i dipllomuar dhe edukuar në universitete perëndimore, që është në kontrast të plotë pozitiv me kryeministrin, në të gjitha parametrat që përmenda më sipër. e cilësi të tjera të shumta të modelit të liderit bashkëkohor demokrat.
A e keni vënë re Ramën që kundërshtarin e tij politik, ngaqë nuk i gjen dot asnjë nga të metat që ka vetë, mundohet ta zhvlerësojë si "miku im Lul artisti", për të nxitur abuzimin e ca leshkove mediatike që të flasin për faje të njëllojta të "palëve" politike ?
Në mardhëniet politike e shoqërore të liderëve, është krejtësisht e natyrëshme që edhe politikani më i mirëformuar nga ana intelektuale e morale, që të bëjë ndonjë gabim nga besimi tek partnerët., siç i ka ndodhur Bashës
Por është krejt ndryshe me rastet kur një lider politik bën në vazhdimësi faje, duke shkelur ligjet apo duke bashkëpunuar me botën e krimit e më keq akoma duke u sjellur arrogant me të gjithë e duke ofenduar gjithë popullin, siç bën Rama.

Koli 11/07/2019 19:25

Sigurisht qe protestat duhet te kene nje pritshmeri per ato qe i organizojne por te tilla protesta siç e ka deklariar vete KM nuk i bejne dem Qeverise por i bejne shume dem Shqiperise , paradoksale ta mendosh ne kete menyre por keshtu e shikon veten kjo qeveri: te pandjeshme ndaj demeve qe i vijne Shqilerise ... Ajo qe duhet thene eshte a do vazhdoje opozita vetem me keto protesta masive ? a nuk duhet te shofe ajo forma te tjera proteste gjithmone ne funksion te nje objektivi zgjedhje te lira e te ndershme lokale dhe te pergjithshme ne nje dite. Pallavrat per te respektuar mandatin 4 vjeçar si ne Gjermani ku ( kujtoj ) se qeveritaret j apin doreheqen per nje shishe vere te pranuar si dhurate , dhe kancelarja joton ne 120 m2 apartament mbeten te tilla sa kohe qe ne vendin tone nuk denohet vjedhja dhe korrupsioni dhe nuk funksionon shteti.

Martin10/07/2019 17:52

Si Editor ne TV Klan prisja me shume cilesi ne kete artikull. Cfare pret ky zoteri Te beje opozita?! ‘Nderkombetaret’ nuk duan dhune dhe duket qe jane lodhur me shqiptaret. Mund Te bejne edhe protesta Te tjera deri kur ? Kjo varet nga ‘humori ‘ I k/ministrit dhe perfundimi i procesit Te pastrimit...Te parave. Zhvillimet e muajve Te fundit ai nuk I kishte pritur. Kjo eshte e qarte. Si ka mundesi qe nje ‘Editor’ Te mos e kuptoje kete ne analizen e tij? Per me teper, ky zoteria te na thote...’ne cilin vend ne planet in Toke sulmohet dhe I kerkohet llogari ‘Opozites’’?! Si analist, a ka ndonje zgjedhje per kete situate? Sa per konstatime cfo njeri i thjeshte e ben sepse faktet jane kokeforta. Ndoshta ka ardhur koha A Frangaj Te rishikoje kontraten e punes me te apo Te ka nga zona e tij?!

Shto koment

Denonco