Faleminderit Zaev

Faleminderit Zaev

Nga Andi Bejtja - 09/07/2019

Biseda e Kryeministrit Zaev me dy humoriste ruse që imitonin Presidentin e Ukrainës duke folur me të, mund të ketë shkaktuar të qeshura në Rusi apo Ukrainë, po jo në Tiranë apo Prishtinë ... Berlin apo Bruksel...

 Kisha kaq kohe që dëgjoja Baton Haxhiun nëpër tavolina të thoshte se amerikanet na e paskërkan mendjen top për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi: E kisha pyetur dhe publikisht në Opinion 'e kujt ishte kjo ide' po kishte llocur....

Dhe na e tha Zaev sot, dhe Vuçiç muaj më parë: që është ide ruse, serbo-ruse, sot mësuam ka dhe pak gisht vëllai ynë Erdogan....

Synojnë destabilitetin e rajonit thotë me gojën plot Zaev që ndryshe nga shumë lider ballkanik njihet për sinqeritetin dhe modestinë ...

Ç'të thotë me i ka thënë të gjitha... na i ndau para syve si në Shqipëri ashtu edhe Kosovë grurin nga krundet...qenkeni budallenj nëqoftëse nuk e keni të qartë....

Ndaj kush e do këtë vend me vrap në zgjedhje me 13 tetor!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco