Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Basha përballë politikës së 'çekiçit' -

Basha përballë politikës së 'çekiçit' -

Nga Feti Zeneli - 08/07/2019

Një ndër 10 psikologët më të cituar të shekullit të kaluar, amerikani Abraham Maslou, shprehjen: “nëse mjeti juaj i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë”, e formuloi për të theksuar rëndësinë e teorisë së përqëndrimit në cilësitë pozitive të njerëzve, në krahasim me trajtimin e tyre si një “thes i simptomave”.

Zhvillimet politike të këtyre 6 viteve të fundit, ku Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha nuk kanë patur mundësi të bëjnë opozitë normale, por luftë për mbrojtjen e demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri, më sollën ndërmend shprehjen që citova nga psikologu amerikan, pasi “Rilindja” dhe kreu i saj, demokracinë dhe institucionet publike po i nxjerrin nga “thesi i simptomave” duke ua paraqitur shqiptarëve si vlera pozitive. Mbi bazën e një këndvështrimi të tillë kriminelëve me tesër partie dhe atyre me lidhje shoqërie me ta u është garantuar mbrotja dhe bashkëpunimi total i ligjit. Ndërkohë që u është krijuar çdo mundësi të bëjnë para me thasë, atyre u është garantuar nga ana tjetër, se do t’i gëzojnë paratë e pasuritë të vëna në rrugë të paligjshme, mjafton të financojnë konsolidimin e “pushtetit të përfituesve”, siç e kosideronte Durant.

Përballë politikës, që si mjet të vetëm ka “çekiçin”, dhe çdo problem e trajton si “gozhdë”, ndodhet Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar, që po sakrifikojnë veten për t’u treguar njerëzve të thjeshtë të këtij vendi gjithçka që politikanët e “thesit të simptomave” duan t’ua fshehin, duke u maskuar me demagogjinë e interesit kombëtar dhe drejtësisë për të gjithë. Kur Basha e pa që në Parlament nuk mund të bëhej politikë me programe ekonomike dhe reforma demokratike, me instiktin e një lideri, që i kupton siç duhet rrethanat e jashtëzakonshme, në të cilët është thirrur të drejtoj një komb, “dogji mandatet” dhe u bë njësh me qytetarët, për t’mos përdorur mjete makiaveliste pushteti.

Megjithëse shumë gjëra janë thënë shumë herë publikisht, përsëritja qoftë dhe në mënyrë të përmbledhur e tyre, ngacmon ndërgjegjien njerëzore dhe na bën të reflektojmë. Pa u ndalur tek niveli dramatik i treguesve të ndryshëm social-ekonomik, si shtimi i varfërisë, papunësisë, borxhit publik, korrupsionit të shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes, shpërdorimi dhe gllabërimi i parasë publike nga PPP-të, mungesa e vestimeve të huaja direkte dhe e investimeve të rëndësishme publike, humbja e shpresës dhe largimi masiv i rinisë jashtë vendit, ngecja “në vend numëro” me procesin e integrimit, paralajmërimi hollandez për rikthimin e regjimit të vizave, etj., etj., goditjen më të fundit shokuese demokracia e mori në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku Rilindja u refuzua nga 85 për qind e qytetarëve shqiptarë, pa folur këtu që tek ky “15 për qindësh” u mbërrit duke manipuluar e falsifikuar në mënyrë të rëndomt. Edhe këtë herë gjithçka vazhdoi në traditën e turpshme të zgjedhjeve të 2017-ës, ku qeveria e Rilindjes, bazuar në raportet e OSBE-ODIHR bleu “nën dorë”, të paktën 20 për qind të votave qytetare, me paratë e drogës krimit të organizuar. Kjo bëri, që para 2 vitesh, në “Zis”-in e saj ilegjitim, “m’u në mes të ditës” dhe në sytë e ndërkombëtarëve, të ngarkoheshin të gjithë institucionet e pavaruara dhe mbetjet e reformimit të tyre, përfshi dhe ato të dala nga e ashtuquajtuara Reformë në Drejtësi, për të shmangur përfundimisht rrugën perëndimore të demokracisë dhe për t’u futur tinëzisht në rrugën e instalimit të autokracisë Erdogan-ore. Nëse perifrazojmë De Gol-in, siç ndodh rëndom në raste të tilla, rilindasit “…u bënë zotër duke pozuar si shërbëtorë” të qytetarëve.

Por, po të mos ishte opozita denoncuese, largpamëse dhe këmbëngulëse sipas standardeve perëndimore e Bashës, pjesa dërrmuese e shqiptarëve, më shumë se sa syve, do vazhdonin t’u besonin ende veshëve të tyre, madje njerit vesh, atij të majtë. Basha e nisi këtë rrugëtim të vështirë ndërkohë, që jo vetëm trashëgoi një PD të “rrahur” me “një milion shuplaka” majtiste në zgjedhjet e 2013-ës, por që nuk kishte mundësi të “hakmerrej” as në Parlament, pasi çdo deputet demokrat kishte përballë 2 kundështarë, 20 për qind e të cilëve nga radhët banditëve dhe kriminelëve, shumica “me damkë” europiane, të cilët të agresonin jo vetëm verbalisht, por edhe fizikisht në ambientet e “Tepullit të Demokracisë”.

Ndërkohë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi po terrorizoheshin, ndoshta dhe me synimin djallëzor për ndrydhur mundësitë e jashtëzakonshme demokratike të opozitës për të reaguar. Në biseda të zakonshme familjare apo shoqërore nuk flitej më për “të fortin e lagjes” po për “të fortin e pushtetit”, që u shndërrua në një supermen të vërtetë sapo krah tij u rreshtuan të gjithë ndërkombëtarët, pa dallim gjinie, moshe apo kombësie. Pastaj këshillimi ndërkombëtar i tipit “buono per Albania” mori në dorë frenat e Reformës në Drejtësi për të ngarkuar si hedhurinë në “Zis”-in e “Rilindjes”; Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë e Përgjithëshme, Gjykatën e Lartë, atë të Apelit, e kështu me radhë. Në fillim të këtij viti, ashtu siç denoncoi këto ditë edhe Presidenti Meta, po bëheshin përgatitje të ethëshme nga krerët e mazhorancës, që për “skrap” të dërgohej edhe Opozita, i vetmi institucion “i pareformuar” sipas metodave Soros-iane, në mënyrë që të mbyllej përfundimisht kapitulli i zgjimit të “mundësive të jashtëzakonshme” qytetare në Shqipëri. Kreu demokrat e nuhati në kohë këtë kurth të ri dhe rrugëzgjidhjen “e jashtëzakonshme” e kërkoi tek njerëzit e zakonshëm; pra tek demokratët dhe opozitarët e tjerë të regjimit autokratik të “Rilindjes”, që i thirri në protestën e 16 shkurtit. Ishte pikërisht pjesmarrja e lartë e njerëzve në këtë protest, që ofroi si rrugëzgjidhje djegjen e mandateve dhe braktisjen e Parlamentit nga opozita e bashkuar, për të vijuar protestat qytetare, si e vetmja mundësi reale për të stopuar revanshin antidemokratik të mazhorancës aktuale dhe për të rikthyer në jetën politiko-shoqërore të vendit tonë, mekanizmin balancues të votës së lirë, i cili qëndron në themelin e çdo pushteti demokratik.

Me guxim, vendosmëri dhe vizion lideri, ai arriti t’i jap këto 6 vite në opozitë, “rendin e ditës” politikës dhe shoqërisë shqiptare, pavarësisht makinacioneve, rezistencës dhe përdorimit të forcës së kartonit parlamentar nga mazhoranca e majtë. I tillë besoj do të jetë “rendi i ditës” edhe për datën 8 korrik…

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp09/07/2019 20:23

Gramoz, nuk jam as komunist,por mund te isha, as oficer, por mund te isha, as çoban,por mund te isha,polic apo oficer policije siç ti i etiketon si spiun(ajo eshte puna e tyre) por une per nje rastesi , nuk jam asnjeri prej tyre.Kategorizimi si i mire a i keq, varesisht nga puna qe kryen, zanati, vend lindja apo vend banimi qe ju ben ti qytetareve qe shprehin mendimet e tyre te pa varura,nuk te ben Ty, nje militant te dobishem per PD, perkundrazi.

Gramoz09/07/2019 17:17

Si nuk ndejte njiher pa honger mut o Krasas komunisti nga katundi tepelenes?! Shko mor gjej portalin e Boleinos nga Italia dhe ha atje po te duash edhe tonelata me mut, o shoku hajdut ose oficer nga katundi tepelenes. O çoban me dhi e dele, o spiun polic e oficer me kapele!

krasasi tp09/07/2019 08:44

Nje investim i leverdishem ne shtepine qe megjithese shitet, prap mban diçka.Ke te ngulur nje gozhge, ku mund te kthehesh here pas here per ta var xhaketen.Si Nastradini.Per te gjithe ata qe kane mizen ne ksule, per te gjithe ata qe miza ju vjen verdall para syve dhe i bezdis,per te gjithe ata qe kercenojne se, po guxuat te ngisni Parine e Tiranes,Ne, kemi ne dore te destabilizojme Ballkanin,Une, inkurajoj te gjithe faktoret progresist te brendshem dhe te jashtem qe ta permbyllin sa me shpejt Reformen ne Drejtesi dhe reforma te tjera qe i sherbejne modernizimit te shtetit dhe integrimit ne BE, qofte edhe me koston qe "çekiçi" te godas "gozhden" qe ngulet mbi trupin e shoqerise .Pamvaresisht mjetit qe mban ne dore,goxhde ,top, apo ure zjarri,apo hipjes mbi ndonji vinç me kercenimin se do hidhet qe andej po nuk ju zgjidh halli,ne te gjitha rastet, fatkeqi nuk eshte hedhur dhe as ka ber hatane.Por sidoqofte, ai ka sensibilizuar institucionet per tu mare seriozisht me rastin e per ti dhene nje zgjidhje hallit.Ulja nga vinçi, bashkepunimi me policine si fillim(opozita hodhi tutje molotovet) pastaj bashkepunimi me institucionet ,por edhe njohja e Autoritetit,krijon kushtet per te dal nga rruga pa krye, ku e kane futur segmente te caktuara opoziten.Delni nga shishja ku ju ka vene tapen, grua apo burr qofte dhe kthehuni si pjese e zgjidhjes, siç ju takon dhe mos u ktheni ne pjese te problemit.

Shto koment

Denonco