‘Armiku i popullit’ Fatos Lubonja

‘Armiku i popullit’ Fatos Lubonja

Nga Red Varku - 07/07/2019

Dikur Napoleon Bonaparti deklaronte se katër gazeta të pavararura dhe opozitare, janë më të rrezikshme se një mijë bajoneta.

Ai e njihte mirë fuqinë e shtypit të lirë. Ai e kishte të qartë që liria e shtypit mund të zgjojë te populli i tulatur nga frika dhe dhuna , një shkëndijë që më pas mund të kthehet në një zjarr të madh, i cili mund të djegë vetë regjimin.

Përgjatë të gjithë historisë njerëzore, tiranët gjithmonë kanë patur një luftë të hapur me intelektualët, njerëzit e shtypit, gazetarët dhe reporterët.

Shtypi i lirë është një vijë e kuqe që nuk duhet shkelur, sepse është një hap i pakthyeshëm drejt skllavërisë për një komb.

Është një vijë e kuqe që paralajmëron fundin e demokracisë dhe fillimin e rrëshqitjes drejt një regjimi totalitar.

Kjo është edhe arsyeja pse në vendet demokratike fjala e lirë është e shenjtë dhe e panegociueshme.

Kryeministri aktual i ka shpallur luftë shtypit të lirë, për shkak se duke qenë një njohës i mirë i magjisë së lirisë së shtypit, e njeh mirë fuqinë dhe i druhet forcës së tij.

Ai i ka shpallur ‘armiq’ publikisht disa intelektualë dhe mbrojtës të lirisë dhe demokracisë.

Tashmë, të gjithë e kanë të qartë që ai ka një strategji të punuar shumë hollë dhe me djallëzi për t’u mbyllur gojën intelektualëve dhe gazetarëve, të cilën po e zbaton me përpikmëri .

Zhgënjyese dhe ulëritëse në të gjithë këtë histori është heshtja e shoqërisë. Dikur, shoqëria të paktën bënte sikur indinjohej dhe zemërohej përballë rasteve flagrante të persekutimit të gazetarëve, por tani mungon qoftë edhe solidariteti njerëzor kundër sulmeve dhe kërcënimeve të tilla.

Ndërkohë, nuk ka asnjë strategji për t’u mbrojtur ndaj sulmit të Kryeministrit për të asgjësuar përgjithmonë shtypin e lirë.

Në rastin e ‘armiqve të popullit’ si Fatos Lubonja, Aurel Plasari , Flutura Açka etj, nuk kemi asnjë reagim, qoftë për hipokrizi.

Intelektualët, gazetarët, dhe jo vetëm, duhet të jenë shumë vigjilentë dhe të reagojnë njëzëri dhe me vendosmëri përballë rasteve të tilla flagrante që synojnë mbylljen e gojës së njerëzve të lirë.

Përpjekja për t’i mbyllur gojën intelektualëve dhe gazetarëve është një tregues i qartë i fillimit të një epoke dhune dhe terrori për të gjithë.

Tiranitë ushqehen nga indiferenca dhe përgjumja e popullit.

Nëse nuk do të reagojmë me vendosmëri ndaj akteve të tilla, atëherë kamzhiku i këtij regjimi do të bjerë mbi të gjithë.

John F. Kennedy shkruante se “Një qeveri që nuk lejon popullin e saj të gjykojë hapur të vërtetën, është është një qeveri që ka frikë nga populli i saj.”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Krist07/07/2019 20:46

Zoti Varku,Napoleoni,e ka thene citimin,qe permendni ju,por per popullin francez,per Zhan Valzhanasit,per Gavroshet,dhe per revolucionet franceze.Shqiperia,ndryshe nga Franca dhe populli i tij,nuk ka as si te ngjashem,me Napoleonin!

Krist07/07/2019 20:46

Zoti Varku,Napoleoni,e ka thene citimin,qe permendni ju,por per popullin francez,per Zhan Valzhanasit,per Gavroshet,dhe per revolucionet franceze.Shqiperia,ndryshe nga Franca dhe populli i tij,nuk ka as si te ngjashem,me Napoleonin!

koli07/07/2019 19:33

Deklaratën më idiote për ngjarjen me Lubonjën e lexova në një gazetë bythëlëpirëse të Ramës, që botonte një koment të Kol Pallës ne face bock, nga Rio de Janeiro ku po i kalokërka pushimet, se qenkan Berisha, Meta , Basha e Kryemadhi ata që kanë nxitur dhunë kundër Lubonjës.

Dikush07/07/2019 18:32

Plotesisht e vertete. Jane bere tashme shume raste qe gazetaret jane dhunuar dhe askush nuk iu ka dale ne krah, nderkohe qe KM me togfkaleshin kazan-kadrinj i dhunon cso dite ata gazetare te ndershen qe kane kurajon qytetare te denoncojne cdo veprim te kesaj qeverije. Ky KM ka bere ndarjen ne dhe ata, fronti i se mires dhe fronti i se keqes, baltes qe hidhet per te perbaltur grupet kriminale (fjale qe ia nxori subkoshienca njerit nga prej drejtuesve te sektit rilindor). Por ka harrusr se ne keto shprehje, tipike per diktatorucet, fjala NE ose FRONTI I SE MIRES, sic i pelqen ta quaje veten, eshte vetem nje pakice e pakices. Eshte e vertete qe ka budallenj qe per hir te asaj qe thote KM qe i mxit ne vepra te tilla si ajo kunder Lubonjes. Por shumica, ndoshta e heshtur, nje dite duhet te zgjoher dhe do te zgjohet qe ta flake ne ferr kete rregjim te paskrupullt dhe narcizist. Shqiptaret kane vuajtur shume ne diktature, po vuajne edhe ne kete pseudodemokraci, por do vije nje dite, qe ashtu sic rrezuan bustin e diktatorit, te rrezojne edhe diktatoret e rinj.

Shto koment

Denonco