'Poznani' dhe Shqipëria e Ramës si një dështim ekonomik!

'Poznani' dhe Shqipëria e Ramës si një dështim ekonomik!

Nga Jorida Tabaku - 07/07/2019

Procesi i Berlinit, që nisi si një mundësi e artë për vendet e Ballkanit perëndimor për t’u integruar dhe për të përfituar financiarisht, fatkeqësisht nuk ka pasur përfitime për qytetarët shqiptarë!

Qeveria shqiptare, në mungesë të plotë serioziteti, në paaftësi, mungesë vullneti politik por dhe e painteresuar për projekte, që prekin njerëzit e qytetarët, nuk ka përfituar asnjë projekt infrastrukturor nga Samiti i Poznan.

Të gjithë fqinjët tanë kanë aplikuar e fituar, por qeveria jonë gjykon që më mirë të japë PPP e koncesione se të përfitojë fonde të BE.

Deri më sot kanë nënshkruar 2,2 miliardë euro koncesione e nuk marrin mundimin të paraqesin një dokument të vetëm për të përfituar grante, të cilat ia lehtësojnë frymën buxhetit të stërmunduar të Shqipërisë nga koncesionet abuzive dhe ua lirojnë pak frymën, shqiptarëve, nga taksat e larta si dhe janë një hap më shumë për të integruar rajonin me BE.

Konkretisht, në këtë samit, u miratuan 9 projekte me një vlerë totale 728 milionë euro dhe me financim nga BE, 180 milionë euro, që do të sjellin investime prej 2,5 miliardë euro!

PROJEKTET:

BOSNJA DHE HERCEGOVINA (96,8 mln euro)

Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2.

Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2 – Medakovo.

Korridori Mediteran Vc, nën-seksioni Poprikusë – Nemila.

 

SERBIA (13,1 mln euro)

Korridori Trans-Ballkanin i Energjisë, 400kV linja Obrenovac – Bajina Bašta.

 

KOSOVA (27,4 mln euro)

Korridori Orient/ East-Med: linja hekurudhore 10.

 

MAQEDONIA E VERIUT (42,7 mln euro)

Korridori Orient/East-Med: rruga 6a: rruga motorike A4, Shkup-Bllacë.

Interkonekcioni i gazit Maqedonia e Veriut – Greqi.

Korridori Orient/East-Med: Linja hekurudhore Maqedonia e Veriut – Serbia. Stacioni i përbashkët Hekurudhor Tabanovce.

Integrimi europian kërkon seriozitet, rezultate, përkushtim e kërkon plotësim kriteresh!

 Asgjë nuk do të realizohet sa të jetë në krye Edi Rama! Do të vazhdojë të japë tendera e koncesione korruptive, do të vazhdojë lidhjet me krimin e inkurajojë trafikun e drogës, por asnjë ditë të vetme nuk do të punojë për shqiptarët!

Asnjë hap pas për të zhvilluar e integruar Shqipërinë!

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Shto koment

    Denonco